Autor: TV News

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar për vrasjen dhe groposjen e Klevis Lleshit në vitin 2020  në Burrel. Aurel Hoxha ka porositur vrasjen e të riut kundrejt pagesës prej 50 mijë eurosh në shenjë hakmarrje për vëllain Agim Hoxha në Angli. Sabah Nuzi ka qenë ekzekutori. Njoftimi i plotë i SPAK: Hetimet u përqëndruan tek disa shtetas shqiptarë të përfshirë në organizimin dhe realizimin e vrasjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë, kundrejt përfitimit të shumave të ndryshme monetare. Personat e përfshirë duke bashkëpunuar me njëri tjetrin kanë arritur të sigurojnë shuma të konsiderueshme parash, të kontraktojnë persona për kryerjen e vrasjeve…

Read More

Një aksident në Bllagajë të Pejës ka qenë fatal për një të ri mesditën e sotme. Viktima është Eldion Kelmendi, vëllau i reperit Gjesti. Aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së motorit katërrotësh me një veturë në lëvizje. Kadri Berisha është në gjendje të rëndë dhe është duke u operuar në spitalin e Pejës.

Read More

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkesë për mocion me debat lidhur me prioritet e shpallura të Qeverisë në programin politik të saj, si dhe ndërhyrjen e krimit të organizuar në jetën publike Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka kërkuar në emër të grupit Parlamentar një mocion me debat mbi prioritet e shpallura të Qeverisë në programin politik të saj, si dhe ndërhyrjen e krimit të organizuar në jetën publike. Sipas shkresës së bërë publike, theksohet se: “Shqipëria ka hyrë në një fazë të rëndësishme të rrugëtimit të saj europian dhe ku përgjegjshmëria dhe llogaridhënia e qeveisjes janë…

Read More

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar nga drejtësia, Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën finalizuan me sukses ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Kristjan Lulaj, 26 vjeç, lindur në Shkodër. Kristjan Lulaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur më 2 prill 2024, në fshatin Baks të Velipojës, ku ai akuzohet se plagosi me armë zjarri shtetasin E. P. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe është cilësuar si tentativë për vrasje me paramendim. Mbi 26-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja…

Read More

Zbulohen emrat e personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e Klevis Lleshit. Në pranga kanë përfunduar Sabah Nuzi dhe Samet Loka të dy 31 vjeç të cilët dyshohen për veprën penale “vrasje për gjakmarrje”, “fshehje dhe asgjësim kufome”, pastrim i produktive të veprës penale”, “grup strukturuar kriminal”.   Ndërkohe në kërkim janë shpallur Aurel Hoxha, i njohur dhe me emrin Aurelinjo Kalaveri 36 vjeç dhe shtetasi Sajmir Kolaveri të dyshuar për të njejtat akuza. Mësohet se vrasja makabre u zbulua nga zbardhja e komunikimeve në Sky ECC.

Read More

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Turqi, pasi një burrë vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, brenda ambienteve të një spitali privat në qytetin Kahramanmaraş, në jug të vendit. Sipas mediave vendase, Atilla Ayintapli, 44 vjeç, akuzohet për vrasjen e Eser Karaca, 42 vjeçe, nënë e dy fëmijëve dhe punonjëse si sekretare mjekësore në spitalin ku ndodhi ngjarja. E rëndë është edhe fakti se ngjarja ndodhi pikërisht në ditën kur Karaca kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit të saj, pas një historie të gjatë dhune dhe kërcënimesh. Një video e publikuar nga mediat ndërkombëtare dokumenton momentin dramatik…

Read More

Dashi: Do të keni vendosmëri të madhe për t’u përballur me sukses me sfidat. Yjet ju inkurajojnë të merrni iniciativa personale dhe profesionale, duke bërë zgjedhje të sigurta. Në dashuri, komunikimi i qartë me partnerin do të forcojë lidhjen dhe mirëkuptimin mes jush. Menaxhoni energjinë për të shmangur stresin dhe tensionin. Demi: Durimi do të jetë i nevojshëm, pasi do të përballeni jo vetëm me probleme të vogla, por edhe me njerëz që nuk ju kuptojnë plotësisht. Në punë, disa vështirësi do të kapërcehen me qetësi. Në dashuri, duhet të keni më shumë besim tek partneri dhe të jeni të…

Read More

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi dhe krerët e komisioneve parlamentare. Të hënën pritet të mbahet Konferenca e Kryetarëve ku do të diskutohet programi i punës së Parlamentit që i hap rrugë dhe nisjes së punës në komisionet. Takimi në vilën 30 ka pasur në vëmendje aktivitetin parlamentar dhe janë dhënë porosi për një përqendrim më të madh të deputetëve soialistë në nisma ligjore që pritet të keni impakt në jetën ekonomnike të vendit. Kuvendi miratoi dy ditë më parë projektvendimin “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua të enjten se nuk do ta lejojë Izraelit të aneksojë Bregun Perëndimor, duke i kundërshtuar thirrjet e disa politikanëve të ekstremit të djathtë në Izrael që duan ta zgjerojnë sovranitetin mbi tokën palestineze dhe t’i shuajnë shpresat për një shtet palestinez. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është përballur me trysni të madhe nga disa aleatë brenda koalicionit qeverisës për të aneksuar Bregun Perëndimor, gjë që i ka shqetësuar liderët arabë, disa prej të cilëve u takuan të martën me Trumpin në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në…

Read More

24-vjeçari u gjet i groposur në Mamurras rreth 2 vite e gjysmë pas zhdukjes së tij. Aurel Hoxha sipas burimeve ka marrë hak për vrasjen e vëllait të tij Agim Hoxha në vitin 2012, krim i cili krye Arben Lleshi, ky i fundit i ekzekutuar në burgun e Peqinit më 15 Dhjetor 2023. 24-vjeçari u denoncua si i zhdukur më 5 gusht të vitit 2020, ndërsa kur kanë kaluar 5 vite nga ngjarja SPAK ka zbardhur krimin makabër duke lëshuar 4 urdhër arreste. Në pranga raportohet se ka rënë 1 person, i cili u arrestua mbrëmjen e së enjtes (25…

Read More