Autor: TV News
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi homologut të tij amerikan, Donald Trump, gjatë një takimi të mbajtur të martën, që Shtetet e Bashkuara të furnizojnë Ukrainën me raketa Tomahawk, armë që, sipas tij, do t’i jepnin Kievit aftësinë për të goditur objektiva deri në Moskë. Zelensky tha në emisionin “The Axios Show” se i ka kërkuar Trumpit një sistem shtesë armësh, përmes të cilave sipas tij do të mund ta detyronte presidentin rus Vladimir Putin të ulej në bisedime paqeje dhe se synimi ishte që dhënia e këtij kapaciteti të shërbente si një mjet presioni, pa nevojën e përdorimit të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar aktakuzën e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, duke deklaruar se pret që edhe figura të tjera nga kampi i kundërshtarëve politikë të përballen me drejtësinë. “Nuk është se kam një listë, por mendoj se do të ketë të tjerë,” tha Trump për gazetarin e CNN, Kevin Liptak, të premten, ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë për të marrë pjesë në Ryder Cup në New York. Trump e përshkroi Comey-n dhe të tjerë si “radikalë të majtë të korruptuar” që, sipas tij, e kanë politizuar sistemin e drejtësisë si askush më parë në historinë e SHBA.…
Skuadra e Juventus e zhvillon nesër ndeshjen e radhës në Serie A. ‘Zonja e Vjetër’ do të përballet me skuadrën e Atalantas në ‘Allianz Stadium’, shkruan GazetaBlic Sport. Sipas raportimeve nga mediat italiane trajneri Tudor pritet t’i japë epitetin e titullarit Edon Zhegrovës. Kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për Zhegrovën, për të treguar vlerën e tij, sidomos pasi që pritet të luajë së bashku me Yildiz dhe Jonathan David. /GazetaBlic Sport/
Një numër i madh delegatësh u larguan nga salla ku u mbajt Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në momentin që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hyri për të mbajtur fjalimin e tij. Në nisje të fjalimit, Netanyahu tha se vitin e kaluar kishte paraqitur një hartë që tregonte “boshtin e së keqes” nga Irani dhe përmendi operacionet kundër rebelëve Houthi, goditjet kundër Hamasit dhe Hezbollahut, si dhe shkatërrimin e supozuar të programit bërthamor dhe arsenaleve konvencionale të Iranit. Ai gjithashtu tha se kishte urdhëruar vendosjen e altoparlantëve në Rripin e Gazës për të transmetuar fjalimin e tij atje. “Dua…
Një sërë pasurish të patundshme dhe të tundshme janë sekuestruar në Pogradec me vendim të Prokurorisë së Korçës. Pasuritë janë në pronësi të familjes Buliçka, dhe që sipas organit të akuzës, dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës në Spanjë dhe Itali nga Edri Buliçka. Hetimi i Prokurorisë së Pogradecit ka nisur në vitin 2022 dhe është konkluduar sot me vendosjen nën sekuestro të disa pasurive dhe automjeteve. Prokuroria e Korçës thotë se Edri Buliçka deklaron se është i punësuar si kamarier në fshatin Udënisht, por nga verifikimet nuk është i punësuar fare në këtë subjekt, dhe regjistrimi është…
Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka lavdëruar fuqishëm skuadrën e tij pas sezonit të jashtëzakonshëm 2024/25, ku parisienët dominuan futbollin evropian. PSG ishte larg skuadra më e mirë në botë, për ta fituar tripletën, atë duke mposhtur Interin me rezultat të thellë 5:0 në finalen e Ligës së Kampionëve. “Ishte një sezon i mrekullueshëm, ne dominuam dhe jemi të lumtur. PSG është skuadra më e mirë në botë dhe kjo është e bukur. Është mentaliteti që kemi dhe që e pëlqejnë edhe tifozët”. Enrique veçoi edhe paraqitjet e disa lojtarëve, duke përmendur nivelin e lartë të Ousmane Dembele gjatë…
Një aksident në Bllagajë të Pejës ka qenë fatal për një të ri mesditën e sotme. Viktima është Eldion Kelmendi, vëllau i reperit Gjesti. Aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së motorit katërrotësh me një veturë në lëvizje. Kadri Berisha është në gjendje të rëndë dhe është duke u operuar në spitalin e Pejës.
Nga aksidenti i rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës në Kosovë, ku dyshohet se i vdekur ka mbetur Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur, Gjesti. Sipas mediave kosovare, ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 14:00, kur një kaminë u përplas me një mjet tjetër. Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi aksidentin. “Rreth orës 14:00, në fshatin Qungur të komunës së Pejës ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një katërçiklete. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes dhe lëndimin e rëndë të një tjetër, i cili…
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka dalë në mbrojtje të kapitenit Lautaro Martinez gjatë një seance stërvitore këtë javë në Appiano Gentile. Sipas “Corriere dello Sport”, tensionet shpërthyen kur një nga të pranishmit, pjesë e sponsorëve dhe Inter Clubs, i bëri një koment sulmues pas një goli të Lautaros, duke i thënë: “Tani bëje edhe të dielën!”. Chivu, i njohur për qetësinë e tij, këtë herë reagoi me tone të forta, duke kërkuar respekt. “Ju lutem, respektoni këta njerëz që punojnë. Nuk dua të dëgjoj më komente për të dielën apo gjëra të ngjashme”, ka thënë Chivu. Reagimi i tij…
SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar për vrasjen dhe groposjen e Klevis Lleshit në vitin 2020 në Burrel. Aurel Hoxha ka porositur vrasjen e të riut kundrejt pagesës prej 50 mijë eurosh në shenjë hakmarrje për vëllain Agim Hoxha në Angli. Sabah Nuzi ka qenë ekzekutori. Njoftimi i plotë i SPAK: Hetimet u përqëndruan tek disa shtetas shqiptarë të përfshirë në organizimin dhe realizimin e vrasjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë, kundrejt përfitimit të shumave të ndryshme monetare. Personat e përfshirë duke bashkëpunuar me njëri tjetrin kanë arritur të sigurojnë shuma të konsiderueshme parash, të kontraktojnë persona për kryerjen e vrasjeve…
