Autor: TV News
Liderë të Ballkanit Perëndimorë, zyrtare të Bashkimit Europian dhe investitorë të huaj u mblodhën në Tiranë në Samitin e Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor. Fjala hapëse e këtij takimi të nivelit të lartë, u mbajt nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Kryeministri Edi Rama, i cili kishte dhe një mesazh për vendet e unionit, që sipas tij duhet të ndryshojnë qasjen për rajonin. “Po përvijohet një hartë e re, jo në letër, por në hapin tonë të të ardhurit bashkë dhe më afër BE. Fluksi i turistëve dhe investimet europaine janë zgjim i një ideje të…
Kepi i Gjelbër është kualifikuar për Kupën e Botës FIFA 2026 për herë të parë në historinë e tyre. Kombi ishullor e siguroi vendin e tij pas një fushate mahnitëse që tërhoqi vëmendjen globale. Me një popullsi prej vetëm 590,000 banorësh, ata janë bërë kombi i dytë më i vogël që ka arritur ndonjëherë në një Kupës së Botës, pas Islandës. Është një arritje monumentale për ta, progresi i të cilëve në vitet e fundit ka qenë i jashtëzakonshëm. /GazetaBlic Sport
Dita e shumëpritur erdhi. 20 pengje izraelite u liruan nga Hamasi këtë të hënë dhe iu dorëzuan kryqit të Kuq. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Familjarët u bashkuan me të afërmit, ndërsa pamjet emocionuese u shpërndanë nga transmetuesit izraelitë për rreth 65,000 njerëz të mbledhur para ekraneve të mëdha në “sheshin e pengjeve” në Tel Aviv dhe për miliona të tjerë që po ndiqnin zhvillimet në shtëpi. Prindërit e pengjeve u panë duke qarë nga gëzimi pasi janë takuar me fëmijët e tyre. Gjatë orëve të pasdites nisi edhe dorëzimi i trupave të pajetë të pengjeve…
Teksa në Parlament pritet të nisë puna për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, Partia Socialiste ka dhënë propozimin e saj për përbërjen e komisioneve. Pas mbledhjes së grupit të mazhorancës, Taulant Balla shpalosi planin e të majtëve, megjithatë theksoi se do të presin dhe propozimin e opozitës. “Kemi propozuar për komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore, variant të parë të përbërjes, 17 anëtarë, 9 PS, 8 grupet e tjera parlamentare. Jemi të hapur për të debat me opozitën. Të dy bashkëkryetarët në komisione kanë të drejtën e vetos. Për komisionin e reformës territoriale tradita ke qenë që shumicën e ka…
Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte luan një ndeshje tepër me rëndësi në udhëtim ndaj Suedisë. Kosova dhe Suedia përballen në Goteborg me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikueseve për Botëror, shkruan GazetaBlic Sport. ‘Dardanët’ kanë katër pikë, teksa Suedia veç një. Pak para duelit janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Ja përbërjet:
Shefi i inteligjencës të Gjermanisë paralajmëroi se Rusia paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë dhe se “paqja e tensionuar” në Bashkimin Evropian mund të shpërthejë në çdo moment në një “përplasje të nxehtë”. Martin Jaeger, kreu i shërbimit BND të spiunazhit, u tha ligjvënësve se Rusia është e vendosur që të zgjerojë “sferën e saj të ndikimit më në perëndim drejt Evropës”. “Për të arritur këtë qëllim, Rusia nuk do të hezitojë të përballet drejtpërdrejt ushtarakisht me NATO-n nëse është e nevojshme”, tha Jaeger gjatë një konference me ligjvënësit në Berlin. Së bashku me Jeagerin ishin edhe udhëheqësit e shërbimeve të inteligjencës…
Ka nisur në Pallatin e Kongreseve Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor. Ky Forum mbahet për herë të parë në Tiranë dhe do të zgjasë dy ditë, 13-14 tetor. E pranishmë është edhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Në fjalën e saj, von der Leyen theksoi se tani është koha e duhur për të investuar në Ballkanin Perëndimor. “Te sektori i biznesit duhet të jemi të qartë, nëse zgjidhni Ballkani Perëndimor, zgjidhni Evropën. Kjo duhet të jetë motoja jonë”, theksoi Presidentja e KE. Usula von der Leyen: Ekonomitë tuaja (të Ballkanit Perëndimor) janë të prirura të rriten…
Fitorja me shifrat 0-1 në Leskovac përballë Serbisë, ka “ngritur peshë” të gjithë shqiptarët, duke nisur nga tifozët e deri te lojtarët. Njëri prej këtyre të fundit ka reaguar në rrjetet sociale. Myrto Uzuni ka shkruar “rreshta zemre” në “Instagram” pas kësaj fitore historike, në të cilën dha kontributin e tij. Sulmuesi beratas thekson se ishte një lojë pasioni dhe me zemër, e ndër të tjera triumfin ua dedikon shqiptarëve që ndodhen nëpër botë. “Në Leskovac nuk shkuam për të luajtur, shkuam për të bërë histori. Zemër, pasion dhe karakter kuqezi. Krenar për ekipin dhe për mënyrën si e mbrojtëm…
Kur hapni rubinetin e dushit, a e dini se çfarë fshihet pas ujit të ngrohtë? Një ekosistem i tërë mikrobik, i mbushur me baktere dhe kërpudha, mund të jetë duke pritur për ju. Kjo situatë alarmante na bën të pyesim: sa të rrezikuar jemi vërtet nga këto mikroorganizma që ndodhen në dushin tonë? Shumica prej nesh e shohim dushin si një vend për t’u pastruar dhe relaksuar. Por, përveç freskisë që ndiejmë, ekziston një realitet i frikshëm: dushi është një strehë ideale për baktere. Uji i ngrohtë dhe avulli krijojnë kushte perfekte për zhvillimin e mikrobeve, duke i bërë ato…
Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte ndaj Suedisë në stadiumin Nya Ullevi në Goteborg, me fillim nga ora 20:45. Ky ballafaqim zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, shkruan GazetaBlic Sport. Tashmë tifozët shqiptarë nga gjithandej janë takuar në Goteborg dhe po krijojnë atmosferë fantastike para fillimit të duelit. Siç raportohet pritet të jenë më shumë se 7 mijë shqiptarë sonte në stadium. Ja pamjet:
