Autor: TV News

Të hënën, një shpërthim i fuqishëm tronditi Kajron, duke sjellë panik dhe frikë në mesin e banorëve, vetëm pak pas mbërritjes së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në Egjipt. Ngjarja ndodhi në një bazë ushtarake, e cila është e njohur për aktivitetet e saj strategjike. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm saqë ndjehej disa kilometra larg, duke shkaktuar thyerjen e dritareve dhe alarmimin e qytetarëve. Një re e madhe tymi u ngrit mbi zonën e shpërthimit, duke e bërë të dukshme nga çdo cep i qytetit. Banorët raportuan një përplasje të fortë, e cila shkaktoi panik dhe kaos në rrugët e…

Read More

Pas fitores historike të Kosovës ndaj Suedisë në Gothenburg, trajneri Franco Foda ka folur për mediet duke vlerësuar lart angazhimin e lojtarëve dhe qasjen taktike që solli tre pikët e mëdha për “Dardanët”. “Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, por i qëndruam planit shumë mirë. Luajtëm shkëlqyeshëm në pjesën e parë, dhe tentuam me shpejtësi përpara, ku madje patëm mundësi të shënonim edhe golin e dytë”, u shpreh Foda. Tekniku gjerman pranoi se pjesa e dytë ishte më e komplikuar, veçanërisht në fundin e ndeshjes kur presioni i suedezëve u rrit ndjeshëm. “Në pjesën e dytë nuk luajtëm aq…

Read More

Janë zbuluar zyrtarisht emrat e këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin e 64-t të Këngës në RTSH, i cili do të shërbejë edhe si përzgjedhës për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision 2026. Drejtoresha artistike e këtij edicioni, Elhaida Dani, ka shpallur listën me 28 emra që do të ngjiten në skenën magjike të këtij festivali të fundvitit. Ky vit premton të jetë i pasur me emocione dhe rikthime të rëndësishme. Mes artistëve të njohur dhe të rinj që do të prezantohen për herë të parë, publiku mund të presë surpriza të veçanta. Një nga duetet më të pritura është Fifi & Tiri…

Read More

Çmimin Nobel për Ekonomi sivjet e kanë fituar amerikano-izraeliti Joel Mokyr, Philippe Aghion nga Franca dhe Peter Howitt nga Kanadaja për punën e tyre mbi ndikimin e teknologjisë në rritjen e qëndrueshme ekonomike. Mokyr, 79 vjeç, fitoi gjysmën e çmimit për “identifikimin e parakushteve për rritje të qëndrueshme përmes përparimit teknologjik”, tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave. Aghion, 69 vjeç dhe Howitt, 79 vjeç, ndan gjysmën tjetër të çmimit për “teorinë e rritjes së qëndrueshme përmes shkatërrimit krijues”, shtoi Akademia. John Hassler, kryetar i komitetit që ndan çmimin, u tha gazetarëve se puna e tyre u është përgjigjur pyetjeve se…

Read More

Ka nisur në Pallatin e Kongreseve Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor. Ky Forum mbahet për herë të parë në Tiranë dhe do të zgjasë dy ditë, 13-14 tetor. E pranishmë është edhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Në fjalën e tij në Forum, Rama falënderoi Komisionin Evropian për bashkëpunimin dhe mbështetjen në rrugëtimin evropian të vendit, duke theksuar se Shqipëria ka qenë e përgatitur për të nisur procesin më intensiv të negociatave me BE-në. Rama: Dua të falenderoj skuadrën tuaj për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm për të bërë realitet këtë gjë. Të dashur pjesëmarrës, për një kohë të…

Read More

Sulmuesi Rey Manaj nuk është ndëshkuar me karton të verdhë por sepse festoi pranë stolit të ekipit kundërshtarë. Manaj realizoi një super vollej ndaj Serbisë, mirëpo derisa po festonte, gjyqtari e ndëshkoi me karton të verdhë. Kishte mendime se kjo erdhi pasi bëri shqiponjën, ngase njëjtë e kishin pësuar edhe Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka në të kaluarën. Megjithatë, presidenti Armand Duka gjatë një bisede me gazetarin Blendi Fevziu ka konfirmuar se kartoni i verdhë erdhi si pasojë e një “sjellje antisportive”. “Mandaj u ndëshkua me karton të verdhë sepse festoi pranë pankinës së kundërshtarit dhe quhet sjellje antisportive nga…

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara. Një avion i vogël është rrëzuar mbi autostradën I-95, pranë qytetit të Dartmouth, duke shpërthyer në flakë dhe shkaktuar panik mes drejtuesve të mjeteve. Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:15 të mëngjesit, gjatë orarit të pikut të trafikut. Avioni, që po fluturonte jashtë kontrollit, u përplas pranë korsive të autostradës, duke detyruar shoferët të frenonin me urgjencë për të shmangur tragjedinë. “Po udhëtonim normalisht kur papritur të gjithë filluan të frenonin me forcë. Ishte një kaos i vërtetë”, rrëfeu një shofer për rrjetin lokal WJAR, duke…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndet me anë të një postimi në rrjetin social X, firmosjen e Marrëveshjes së Paqes për Gazën, sot në Egjipt,  si një zhvillim historik për paqen dhe njerëzimin. “Firmosja e Marrëveshjes së Paqes për Gazën, sot në Egjipt, e iniciuar, mbështetur dhe bërë realitet nga Presidenti Trump, është një moment historik për paqen dhe njerëzimin. Kjo marrëveshje shënon një pikë kthese, duke dëshmuar se diplomacia, dialogu dhe vizioni mund ta bëjnë të pamundurën realitet. Shqipëria qëndron krah të gjitha kombeve që kontribuojnë për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, në këtë moment kaq të…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet të premten me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në një drekë pune, bëri të ditur sot një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Dy liderët kanë pasur biseda edhe gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën, ndërkohë që Zelensky vijon të kërkojë më shumë armë amerikane për të përballuar sulmet ruse. Më herët gjatë ditës, presidenti i Ukrainës deklaroi se armëpushimi i arritur në Rripin e Gazës me ndërmjetësimin e Donald Trump “sjell shpresë shtesë për paqe” edhe në Ukrainë, ku presidenti amerikan synon gjithashtu të luajë rol ndërmjetësues në marrëdhëniet me Moskën.…

Read More