Autor: TV News
Momente tepër emocionale po përjetojnë familjet e 20 pengjeve që u liruan nga Hamasi pas 738 ditësh robërie në Rripin e Gazës. Pamjet nga bisedat e para telefonike mes të liruarve dhe të afërmve të tyre janë tronditëse, duke reflektuar intensitetin e emocioneve pas më shumë se dy vitesh ndarjeje dhe pasigurie. Një nga rastet më prekëse është ai i nënës së Rom Braslavski, e cila e pa të birin për herë të parë pas dy vitesh dhe shpërtheu në lot dhe britma gëzimi. “Po të dua shumë, po kthehesh në shtëpi, lufta mbaroi”, i tha në telefon nëna e…
Fituesi i “Ferma VIP”, Dijonis Biba, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale pas një basti të madh që vendosi për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Biba publikoi një skedinë basti prej 10 mijë eurosh për fitoren e Kombëtares…, e cila u realizua pas golit të Rei Manajt, duke i sjellë atij një fitim prej 55 mijë eurosh. Ky sukses shpejt u kthye në një temë të nxehtë në media. Pas fitores, disa media dhe rrjete sociale filluan të përhapin lajmin se Policia e Shtetit kishte nisur hetime ndaj Bibës për shkak të bastit të tij. Ky spekulim ka të bëjë me…
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka publikuar tashmë rezultatet preliminare për zgjedhjet lokale të mbajtura të shtunën, ku janë numëruar shumica e votave. Ndonëse kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku në një konferencë për media pas mbylljes së vendvotimeve tha se partia e tij ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna, në bazë të rezultateve të deritanishme të KQZ-së, janë 11 komuna ku kjo parti ka fituar me të parën ose është në garë për balotazh. Më poshtë janë komunat ku LDK-ja ka fituar me të parën, ku prin ose është në garë për balotazh: Istogun e fiton pa…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ngjiti të përshëndetur me duartrokitje foltoren e Knessetit, ku shkëmbeu një përshëndetje të ngrohtë me Presidentin amerikan Donald Trump, të cilin e përshëndeti dhe e mirëpriti zyrtarisht. Netanjahu falenderoi publikisht Trumpin për vendimet e tij, duke vënë në dukje se ai ishte i pari që njohu dhe transferoi ambasadën në Jeruzalem, njohu sovranitetin izraelit në Lartësitë e Golanit dhe mbrojti të drejtën e Izraelit në Jeruzalem në arenën ndërkombëtare. Kryeministri përshkroi kthimin e të mbajturve peng si një moment gëzimi dhe falenderoi “në emër të gjithë kombit” për përpjekjet e ndërhyrjet që sollën atë krah.…
Pos Ferizajt e Skenderajt, PDK e fiton edhe Hanin e Elezit pa balotazh Partia Demokratike e Kosovës ka fituar pa balotazh garën për kryetar në Ferizaj me Agim Aliun, Skenderaj me Sami Lushtakun dhe Hanin e Elezit me Mehmet Ballazhin. Në Ferizaj, Agim Aliu ka fituar pa balotazh mandatin e dytë. Me 56.47 % të votave, tash kur janë numëruar 95 të votave. Kurse Sami Lushtaku në Skenderaj ka marrë 83.45 për qind, ndërsa janë numëruar 95 për qind të votave. Ndërsa, në han të Elezit, Mehmet Ballazhi e ka fituar edhe një mandat duke marrë 50.94 për qind të…
Hamasi i ka dorëzuar 13 pengjet e mbetura Kryqit të Kuq në jug të Gazës dhe tani të gjithë janë rrugës për në Izrael. Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të takohet gjatë ditës me disa familjarë të pengjeve.Lexo edhe :Related Posts Përveç lirimit të pengjeve izraelite, gjatë ditës pritet të lirohen 250 palestinezë të burgosur dhe 1.700 të ndaluar në Gaza nga autoritetet izraelite, përfshirë 22 fëmijë. Në raportimet e mediave izraelite përmendet se të burgosurit janë duke u përgatitur që të lirohen nga burgu Ofer në Bregun e pushtuar Perëndimor. Emrat e të burgosurve që do të lirohen janë…
Dje, më 12 tetor, qytetarët e Kosovës u angazhuan në një proces të rëndësishëm demokratik, duke votuar për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Asambletë Komunale dhe kryetarët e komunave. Numërimi i votave për kryetarët e komunave është në fazat përfundimtare, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po punon intensivisht për përditësimin e të dhënave të nevojshme. Ky proces është thelbësor për të siguruar transparencën dhe besueshmërinë e zgjedhjeve. Sot, gjithashtu, fillon numërimi i votave për mbi 4 mijë kandidatë që garojnë për pozitat në Asambletë Komunale. Ky është një moment kritik për të gjithë ata që shpresojnë të kontribuojnë në…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka mbërritur në Izrael për një vizitë që do të zgjasë më pak se katër orë pas armëpushimit të arritur në Gaza. Ai u prit nga presidenti izraelit Isaac Herzog dhe kryeministri Benjamin Netanyahu, së bashku me shumë ministra dhe zyrtarë. Trump do të niset nga aeroporti “Ben Gurion” për në Kudsin Perëndimor, si pjesë e vizitës së tij në Izrael, e cila do të zgjasë më pak se katër orë. Trump is in the Knesset building. “This is my great honor – a great and beautiful day. A new beginning.” pic.twitter.com/oSDuP0WWmp — Clash Report…
Një rast i pazakontë është shënuar dje në komunën e Istogut, ku një burrë është arrestuar nga policia nën dyshimin për marrje ryshfeti në këmbim të votës. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte pranuar 10 euro për të votuar një person të caktuar. “Dhënie ose marrje e ryshfetit lidhur me votime. Istog / 12.10.2025 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka marrë 10 euro që të votojë personin e caktuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt,” thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/
Presidenti Donald Trump mbërriti në Izrael të hënën në mëngjes. Trump shtrëngoi duart me zyrtarët izraelitë që e prisnin në tapetin e kuq në aeroportin Ben Gurion. Ai përshëndeti ngrohtësisht kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me një gjysmëpërqafim dhe një buzëqeshje. Të dy liderët kanë një marrëdhënie të ndërlikuar që ka përjetuar një sërë ulje-ngritjesh gjatë disa muajve të fundit. “Ai është një president në kohë lufte. Ai bëri një punë shumë të mirë. Pata disa mosmarrëveshje me të dhe ato u zgjidhën shpejt”, pranoi Trump në Air Force One mbrëmë. Të dy burrat folën për disa çaste përpara se të…
