Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rama: Investoni në Shqipëri! Kryeministri fton sipërmarrësit turq

TV NewsBy TV News18 Tetor, 2025 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri Edi Rama ftoi sipërmarrësit turq të investojnë më shumë në Shqipëri, një vend që sipas tij po zhvillohet çdo ditë dhe ofron mundësi pafund.

“Shqipëria sot nuk është më ishulli i mbyllur që dikur e përshkruanin, por është një vend i hapur, një ishull mundësish, një ishull ku mund të shumëfishosh investimin tënd në pak vite me taksa fare të ulëta, me energji të gjelbër, një turizëm në rritje një teknologji që zhvillohet çdo ditë. Vetëm këtë vit 300 mijë turistë turq e zgjodhën Shqipërinë, kjo është e jashtëzakonshme po të mendosh se jo shumë vite më parë ata numëroheshin me gishtat e dorës. Oreksi vjen duke ngrënë, ndaj ejani të punojmë bashkë për suksesin, ta rrokim atë dhe ta shijojmë bashkërisht. Shqipëria është sot porta më e afërt e Turqisë drejt BE. Shqipëria është sot partneri më i qëndrueshëm në siguri, energji, turizëm dhe teknologji. Shqipëria ka sot një qeveri që është gati të mikpresë, të dëgjojë, ndihmojë dhe garantojë që çdo investim të kthehet në një histori suksesi”, tha Rama.

Gjatë forumit të investimeve Shqipëri-Turqi, zv.kryeministrja Belinda Balluku renditi lehtësitë fiskale që përfitojnë ata që zgjedhin vendin tonë për të bërë biznes.

“Në sektorin e IT-së apo prodhimit të software, Shqipëria aplikon 5% taksë mbi fitimin ose përjashtim 15-vjeçar nga taksa për bizneset e shtrira në parqe teknologjike apo ato shkencore. Në bujqësi dhe agroturizëm aplikohet 5%  tatim të paktën deri në vitin 2029. Industria automotive përsëri 5% fitim deri në fund të 2029. Turizmi është një sektor ku me shumë përpjekje ne po ecim në hapat që Turqia ka hedhur 20 vite përpara nesh, duke tërhequr markat elitare dhe duke inkurajuar brandet dhe emrat më të mëdhenj të botës. Për të gjithë ata sipërmarrës që duan të replikojnë këtë histori suksesi, duke sjellë brande me katër apo pesë yje në Shqipëri, përjashtohen dhjetë vjet nga tatimi mbi fitimin dhe taksat vendore”, deklaroi Balluku.

Në këtë forum morën pjesë mbi 500 investitorë turq dhe u diskutua për mundësitë e investimit në 4 sektorë me potencial të lartë zhvillimi si ndërtimi, teknologjia e informacionit, turizmi e bujqësia.

/vizionplus.tv

Lexuar: 15

Lajme te ngjashme

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Lajmet e fundit

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.