Autor: TV News
Grupi që zbuloi grabitjen ndaj Kim Kardashian në Paris më 2016, sipas Reuters, thuhet se është vënë në dispozicion të qeverisë franceze për të gjetur autorët e asaj që përshkruhet si “vjedhja e dekadës” në muzeun e Luvrit. Bëhet fjalë për BRB, një njësi prej rreth 100 agjentësh, mbi dymbëdhjetë prej të cilëve janë të specializuar në vjedhjet nga muzetë. Policia do të analizojë video, regjistrime telefonike dhe prova kriminalistike, ndërsa do të aktivizohen edhe informatorë. Një ish-anëtar i grupit i tha Reuters se ata “mund të kenë skuadra që punojnë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për…
Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot në rrugën “Fehmi Lladrovci” në kryeqytet. Zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Enis Pllana tha se lëndime kanë pësuar tre persona. “Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana.
Skuadra e Feronikelit 74′ ka ndarë rrugët me trajnerin e tyre, Granit Dervisholli. Sipas burimeve të ‘GazetaBlic Sport’, trajneri i ri i Feronikelit 74′ do jetë Granit Begolli, i cili do nënshkruajë për 1 vit e gjysmë me klubin nga Drenasi. 35 vjeçari rikthehet në punën si trajner tek Feronikeli, një ambient që e njeh shumë mirë, pasi në të kaluarën kishte momente të bukura në “Rexhep Rexhepi”. Në sezonin 2022/23, Begolli fitoi titullin kampion dhe e riktheu Feronikelin në Superligë. Në sezonin aktual, Feronikeli ndodhet në vendin e katërt me 23 pikë, dy më pak se Vushtrria që kryeson.…
Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Këtë javë, qielli hap një kapitull të ri për të gjithë shenjat e zodiakut. Hëna e Re në Peshore dhe bashkëveprimi i saj me Diellin, Mërkurin dhe Marsin krijojnë një klimë të favorshme për nisje të reja, vendime të rëndësishme dhe zhvillime personale e profesionale. Lexoni më poshtë se çfarë rezervon kjo javë për ju, nga dashuria e deri te financat, përmes syrit të yjeve! Dashi Dashi do të duhet të vendosë prioritet me këtë…
Ndeshja Serbi – Shqipëri, që u fitua nga kombëtarja kuqezi do mbahet mend nga çdo shqiptar për një kohë të gjatë. Fitorja 0-1 shijoi shumë për shqiptarët gjithandej… E kush nuk do donte t’a kishte fanellën e djersitur nga lojtarët shqiptarë në atë duel. Në fakt, FSHF hedh fanellat në ankand pas çdo dueli dhe shifrat e fanellave të shitura të asaj ndeshje kanë shkuar në çmime marramendëse. Fanella e Rey Manaj, golashënuesit të vetëm u shit për 3 mijë e 98 euro. Një shtetas i amerikës e bleu përfundimisht fanellën, pasi kishte ofertën më të lartë. Fanella e kombëtares…
Nicolas Sarkozy është kthyer në ish-presidentin e parë të Francës që përfundon në burg. Dënimi i tij me burgim pesëvjeçar ka nisur të martën, pasi është shpallur fajtor se ka komplotuar për të financuar fushatën e tij zgjedhore me paratë e ish diktatorit të Libisë, Muammar Gaddafi. Hera e fundit që i ka ndodhur diçka e ngjashme Francës ka qenë viti 1945, kur ishte burgosur lideri kolaboracionist nazist Philippe Petain me akuzat për tradhti gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sarkozy, i cili ka qenë president në periudhën 2007-2012, do të qëndrojë në burgun La Sante në një qeli prej 9…
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji është emëruar drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” në Elbasan. Lajmin e ka dhënë vetë ish-deputetja, përmes një postimi në rrjetet sociale. Gjergji thekson se vendimi për të pranuar detyrën nuk ishte një zgjidhje e lehtë politike, por një vendim profesional dhe njerëzor. “Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke”, thekson Gjergji. “Të nderuar miq, Të nderuar qytetarë të Elbasanit, Sot kam pranuar me përgjegjësi dhe përulësi detyrën si Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “ Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan. Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një…
Thomas Muller, 36 vjeçar, po vazhdon karrierën e tij në MLS me Vancouver Whitecaps, pasi fitoi gjithçka që mundi me Bayern Munich. Por legjenda gjermane ka zbuluar se muan të luante te Barcelona, një klub kundër të cilit ka një rekord mbresëlënës prej tetë golash dhe dy asistash në 10 paraqitje . Në një intervistë me emisionin Blickpunkt Sport , kampioni i botës i vitit 2014 pranoi: “Mund ta imagjinoja një të ardhme te Barcelona, po. Nëse Hansi Flick, i cili më njeh shumë mirë, do të më kishte telefonuar dhe nëse projekti i klubit do të më kishte pëlqyer,…
Një kabllo defektoze ishte shkaku kryesor i aksidentit tragjik me tramvajin historik “Glória” në Lisbonë, ku humbën jetën 16 persona dhe u plagosën rreth 20 të tjerë – shumica turistë. Kështu konfirmon raporti paraprak i Zyrës për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Hekurudhore të Portugalisë (GPIAAF), i publikuar të hënën. Aksidenti ndodhi më 3 shtator, kur tramvaji doli nga shinat dhe u përplas me një ndërtesë në një nga rrugicat e pjerrëta të qytetit, duke tronditur opinionin publik në Portugali dhe përtej. Tramvaji i ndërtuar në shekullin XIX është një ndër atraksionet më të njohura turistike të Lisbonës. Sipas GPIAAF,…
Një burrë, shtetas i Shqipërisë, është raportuar i zhdukur pasi humbi kontaktin me familjarët e tij derisa kishte shkuar për të mbledhë gështenja në një mal në brezin kufitar Kosovë-Shqipëri. Për gjetjen e tij është angazhuar edhe njësia për kërkim-shpëtim e Kosovës, ndërsa në anën tjetër të kufirit, ai po kërkohet nga njësia e Shqipërisë. “Brezi kufitar Shqipëri-Kosovë 20.10.2025 – 23:20. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë gjatë mbledhjes së gështenjave në mal, ka humbur kontaktin me familjarët e tij. Njësit policor, njësia për kërkim shpëtim dhe disa persona janë angazhuar në kërkim të viktimës, ndërsa në anën tjetër…
