Autor: TV News

Polonia ka paralajmëruar Vladimir Putinin se nuk mund të fluturojë nëpër hapësirën ajrore polake për të takuar Donald Trump në Budapest, sepse autoritetet polake mund të detyrohen të ekzekutojnë urdhrin e arrestit të lëshuar kundër tij nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Gjykata Ndërkombëtare Penale me seli në Hagë lëshoi ​​një urdhër arresti kundër presidentit rus në vitin 2023 për rrëmbimin e qindra fëmijëve nga Ukraina dhe transferimin e tyre në Rusi. Moska nuk e njeh Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe juridiksionin e saj dhe i mohon akuzat. “Nuk mund të garantoj që një gjykatë e pavarur polake nuk do ta urdhërojë qeverinë të detyrojë aeroplanin të ulet me qëllim që…

Read More

Në Londër po zhvillohet një tryezë me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Kryeministri Rama u pyet për pozitën e Kosovës sot në Ballkan dhe për përparimin e saj si shtet drejt anëtarësimit në BE.Lexo edhe :Related Posts Rama tha se Kosova duhet të harrojë Serbinë dhe të mos e bëjë një çështje kryesore marrëdhënien dypalëshe. Sipas tij, Kosova duhet të fokusohet në përmbushjen e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga dialogu me Serbinë, pa u kushtëzuar nga veprimet e Beogradit. Rama: Që të jetë e suksesshme Kosova duhet të harrojë Serbinë,…

Read More

Kenan Yıldız është deklaruar para ndeshjes ndaj Real Madrid. Sulmuesi i Juventusit tha se stadiumi ‘Santiago Bernabeu’ është një nga stadiumet më të mira në botë, shkruan GazetaBlic Sport. “I emocionuar për ndeshjen në Bernabeu? Po, është e mrekullueshme. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Mendoj se është një nga stadiumet më të bukura në botë, të luash atje është një ëndërr e bërë realitet. Të përballesh me një klub të tillë në UCL është thjesht e pabesueshme”, ka thënë Yildiz. /GazetaBlic Sport/

Read More

Zëvendëspresidenti JD Vance mbërriti këtë të martë në Tel Aviv, një ditë pas mbërritjes së dy prej këshilltarëve të besuar të presidentit të SHBA-së Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se tre të dërguarit amerikanë do të punojnë me zyrtarët izraelitë për të vazhduar punën e administratës Trump mbi marrëveshjen historike të paqes në Gaza. Witkoff off dhe dhëndri i Trump Kushner zhvilluan diskutime paraprake me qëllim forcimin e armëpushimit në fuqi dhe vazhdimin e zbatimit të fazës së dytë të planit 20-pikësh të Trump për Gazën. Sipas mediave amerikane, vizita dy-ditore e…

Read More

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Nuk është bërë ende e ditur zyrtarisht arsyeja e kësaj thirrjeje, por kjo shënon herën e dytë që Doshi merret në pyetje nga ky institucion. Më herët, më 24 shkurt të këtij viti, ai qëndroi rreth 90 minuta në SPAK dhe, pas daljes, sqaroi për mediat se ishte pyetur lidhur me zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Rrogozhinë. Sipas tij, një prej personave që kishte takuar gjatë një aktiviteti elektoral në atë zonë, kishte qenë subjekt i përgjimeve nga ana e SPAK-ut.…

Read More

Tifozët e Barcelonës mezi presin rikthimin e stadiumit ikonik Camp Nou, por klubi po ndjek një qasje të kujdesshme. Edhe pse tashmë kanë një licencë për përdorim fillestar pas përfundimit të fazës 1A të rinovimit, ajo lejon një kapacitet prej vetëm 26,000 spektatorësh, të cilin menaxhmenti e konsideron të pamjaftueshëm. Për këtë arsye, katalanasit i kanë vendosur vetes qëllimin të presin përfundimin e fazës 1B. Vetëm atëherë sektorët pas qosheve, tribuna qendrore dhe tribuna jugore pas portës do të jenë në gjendje të hapen. Edhe pse ishte një sekret i hapur, klubi konfirmoi zyrtarisht lajmin, duke nxjerrë në shitje biletat…

Read More

Një sulm me dronë ukrainas ndaj një fabrike gazi në Orenburg të Rusisë – një nga objektet më të mëdha të këtij lloji në botë – vazhdon të ndikojë në prodhimin e gazit në Kazakistanin fqinj, ndërkohë që Bashkimi Evropian po përgatitet të heqë dorë nga importet e gazit rus deri në fund të vitit 2027. Sipas Ministrisë së Energjisë së Kazakistanit, sasia e gazit në objektin kazak u pezullua pas sulmit të 19 tetorit – i pari i raportuar ndaj kësaj fabrike, që është pjesë e kompleksit gazo-kimik të Orenburgut, të operuar nga gjigandi shtetëror rus i energjisë, Gazprom.…

Read More

Partia Demokratike ka vendosur të rikthejë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristanin. Të mërkurën mbyllet afati për aplikimet për 5 vendet vakante të Komisionit Rregullator, në KQZ, e deri tani kanë aplikuar 6 kandidatë. Bie në sy, se kandidatët që kanë mbështetjen e Partisë Demokratike janë: Helga Vukaj që aktualisht është pjesë e rregullatorit si dhe Arben Ristani i cili ka qenë kryetar i KQZ në zgjedhjet e vitit 2011. Ndërsa mes kandidatëve që kanë mbështetjen e Partisw Socialiste spikat Ilirjana Nano e cila aktualisht është kryetare e Komisionit Rregullator, si dhe Dritan Çakaj, i cili gjithashtu është anëtar…

Read More

Drejtuesit e Interit po kërkojnë të zgjasin bashkëpunimin me Federico Dimarco për tre vjet të tjera. Mbrojtësi i majtë 27-vjeçar italian ka luajtur për Nerazzurrët që nga viti 2021, kur u transferua nga Verona, dhe që atëherë ka qenë një anëtar kyç i formacionit titullar. Sipas mediumit, “Calciomercato”, menaxheri i tij ka propozime specifike nga Anglia dhe për këtë arsye drejtuesit e ekipit të Milanos po nxitojnë ta “lidhin” atë me një kontratë të re. /GazetaBlic Sport

Read More

Grupi që zbuloi grabitjen ndaj Kim Kardashian në Paris më 2016, sipas Reuters, thuhet se është vënë në dispozicion të qeverisë franceze për të gjetur autorët e asaj që përshkruhet si “vjedhja e dekadës” në muzeun e Luvrit. Bëhet fjalë për BRB, një njësi prej rreth 100 agjentësh, mbi dymbëdhjetë prej të cilëve janë të specializuar në vjedhjet nga muzetë. Policia do të analizojë video, regjistrime telefonike dhe prova kriminalistike, ndërsa do të aktivizohen edhe informatorë. Një ish-anëtar i grupit i tha Reuters se ata “mund të kenë skuadra që punojnë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për…

Read More