Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
Lajmet e fundit

Mësuesit kërkojnë shtyrje, shqetësim për mbylljen e klasave shqipe në Maqedoni

4 Korrik, 2026

BDI: Jemi gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare

4 Korrik, 2026

Dëshmi prekëse, flet vajza nga Shkupi: Ma thyen hundën dy herë!

4 Korrik, 2026

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në vizitë pune në pikat kufitare Tabanoc dhe Bellanoc

4 Korrik, 2026

Mickoski: Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje në çdo kohë

4 Korrik, 2026

Ahmeti: Kemi fituar edhe në luftë edhe në politikë

4 Korrik, 2026

Daut Beqiri: Aksion ndërgjegjësues në Haraçinë për parandalimin e zjarreve

4 Korrik, 2026

Pas tetë viteve një familje ia kthen shtëpinë Halil Kastratit: Falë Zotit jeta jonë tani ka ndryshuar!

4 Korrik, 2026

Tragjedi e rëndë pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut: Mbyten gjyshi, gjyshja dhe dy nipërit 8 e 11 vjeç

4 Korrik, 2026

BFI-ja kërkoi që mos të përdoret figura e Reisit për reklama komerciale

3 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 4 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
TV NewsTV News

Vjedhja e dekadës’ në Luvër, pse java e parë është vendimtare për kapjen e hajdutëve

TV NewsBy TV News21 Tetor, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Grupi që zbuloi grabitjen ndaj Kim Kardashian në Paris më 2016, sipas Reuters, thuhet se është vënë në dispozicion të qeverisë franceze për të gjetur autorët e asaj që përshkruhet si “vjedhja e dekadës” në muzeun e Luvrit.

Bëhet fjalë për BRB, një njësi prej rreth 100 agjentësh, mbi dymbëdhjetë prej të cilëve janë të specializuar në vjedhjet nga muzetë. Policia do të analizojë video, regjistrime telefonike dhe prova kriminalistike, ndërsa do të aktivizohen edhe informatorë. Një ish-anëtar i grupit i tha Reuters se ata “mund të kenë skuadra që punojnë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për periudha të gjata” dhe shprehu bindjen “100%” se hajdutët do të kapen.

Java e parë, vendimtare

Eksperti i rasteve të vjedhjeve të artit, Arthur Brand, shpjegoi për Sky News se “dritarja” kritike për gjetjen e objektit të vjedhur është java e parë.

“Së pari, këto bizhuteri janë kaq të njohura, saqë thjesht nuk mund t’i shesësh. E vetmja gjë që mund të bëjnë është t’i shkrijnë argjendin dhe arin, të shkatërrojnë diamantet, të përpiqen t’i presin. Pra, ato ka shumë mundësi që të zhduken përgjithmonë. Policia ka një javë. Nëse kapin hajdutët, objektet mund të jenë ende atje. Nëse u duhet më shumë kohë, objektet e vjedhura ka gjasa të jenë shkrirë dhe shkatërruar. Është një garë me kohën”, tha ai.

Ai e quajti “qesharake” teorinë që vjedhja të ketë qenë për porosi nga ndonjë koleksionist, duke shpjeguar se objekte të tilla nuk mund t’i ekspozosh as për miqtë apo të afërmit “sepse rrezikon t’i dërgosh ata në burg”.

Pse sulmohen muzetë

Autoritetet shqetësohen se organizatat kriminale në mbarë Europën po vjedhin gjithnjë e më shumë bizhuteri dhe ar nga muzetë, si Luvri, dhe se edhe pse shpesh kapen autorët, është e vështirë rikthimi i këtyre sendeve të paçmuara.

Vjedhja e së dielës në Luvër ishte e katërta që ndodhi në muze në Francë gjatë dy muajve të fundit, përfshirë edhe vjedhjen e arit nga Muzeu i Historisë Natyrore në Paris.

Krijuesi i Art Recovery International, Christopher Marinello, që gjurmon veprat e vjedhura të artit, i tha Reuters se ky lloj krimi në muze është në rritje në Europë dhe gjetkë, duke përmendur raste të ngjashme në Holandë dhe Egjipt. “Nëse keni bizhuteri ose ar në koleksionet tuaja, duhet të shqetësoheni”, tha ai.

Sipas Brand, është e pamundur të sigurohet plotësisht një muze, ndaj më e mira është të ngadalësohet koha që u duhet hajdutëve për të vjedhur dhe për t’u larguar  duke i vënë dritare më të trasha ose duke shtuar dyer në mënyrë që policia të ketë më shumë kohë për të reaguar.

“E dinë që kanë vetëm pesë, gjashtë minuta për t’u larguar, sepse pas gjashtë minutash shfaqet policia. Kështu që, nëse hyjnë në një muze… dhe shohin që duhet më shumë se gjashtë, shtatë, tetë minuta, nuk do ta bëjnë”, tha ai.

/vizionplus.tv

Lexuar: 195

Lajme te ngjashme

“Unë jam bosi”, thotë Trumpi pasi hyn me vonesë në takimin e G7

Trump: Ndizni motorët, marrëveshja me Iranin është arritur!

“I kemi dhënë fund luftës”/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin

Trump: Kam anuluar sulmet e planifikuara amerikane kundër Iranit

Dronët rusë bonbardojnë një bllok banesash në Rumani, plagosen dy persona

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, autori vritet nga agjentët e Shërbimit Sekret

Lajmet e fundit

Mësuesit kërkojnë shtyrje, shqetësim për mbylljen e klasave shqipe në Maqedoni

4 Korrik, 2026

BDI: Jemi gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare

4 Korrik, 2026

Dëshmi prekëse, flet vajza nga Shkupi: Ma thyen hundën dy herë!

4 Korrik, 2026

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në vizitë pune në pikat kufitare Tabanoc dhe Bellanoc

4 Korrik, 2026

Mickoski: Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje në çdo kohë

4 Korrik, 2026

Ahmeti: Kemi fituar edhe në luftë edhe në politikë

4 Korrik, 2026

Daut Beqiri: Aksion ndërgjegjësues në Haraçinë për parandalimin e zjarreve

4 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.