Autor: TV News
Skuadra e Drenicës ka shënuar golin e barazimit ndaj Llapit. Jeton Krasniqi shënoi me kokë në portën e Coric pas 43 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati momental i ballafaqimit është 2-2. Rezultati në ndeshjen tjetër mes Dritës e Ferizajt është 1-1. /GazetaBlic Sport
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë sot Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti. Votimi i kryer në mënyrë elektronike, nuk ka siguruar shumicën parlamentare të nevojshme. Për ishin 56 vota, kundër 48 dhe katër abstenime. Në votim kanë marrë pjesë 108 deputetë. Si rezultat partitë politike mund të përballen me zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa disa procese të rëndësishme si miratimi i Buxhetit dhe funksionimi i institucioneve mbeten të pazgjidhura.
Dita ka mbërritur: Sot, Real Madridi dhe Barcelona përballen me njëri-tjetrin në Santiago Bernabeu në xhiron e 10-të të LaLigas , dhe miliona shikues në mbarë botën do të ulen para televizorëve të tyre për të parë një edicion të ri të El Clasico-s që ka tejkaluar kufijtë e Spanjës dhe është bërë global. Më poshtë keni gjithçka që duhet të dini për ‘El Clasico’. Formacionet e mundshme: Real Madrid: Courtois; Valverde, Militao, Huijsen, Carreras; Tchouameni, Arda Güler, Bellingham; Mastantuono, Vinicius dhe Mbappé. Barcelona: Szczesny; Koundé, Eric García, Cubarsí, Balde; De Jong, Pedri, Fermín; Lamine Yamal, Rashford dhe Ferran Torres.…
Dashi Në fushën e dashurisë do të ketë disa tensione për t’u përballur, ndaj do të nevojitet durim, qetësi dhe mbi të gjitha komunikim i hapur. Në aspektin profesional, do t’ju duhen vendime të shpejta por të menduara mirë, të cilat do të sjellin rezultate konkrete. Çdo hap duhet peshuar me kujdes. Demi Në dashuri, marrëdhëniet e qëndrueshme do të forcohen më shumë, ndërsa njohjet e reja mund të sjellin surpriza të këndshme. Në punë, metoda dhe planifikimi do të jenë çelësi i suksesit. Mundohuni të gjeni ekuilibrin mes arsyes dhe intuitës. Binjakët Në aspektin sentimental, duhet të jeni të…
Xhudistja nga Kosova, Fatjona Kasapi ka kapur gjysmëfinalen e European Open Sarajeva 2025. Në çerekfinale ajo mposhti me Yuko, Andjela Samardzic nga Bosnja dhe Hercegovina. Derisa në gjysmëfinale Fatjona do të ndeshet me Nika Tomc nga Slovenia. “Suksese për Fatjonën!”, ka uruar xhudisten Federata e Xhudos e Kosovës.
Policia franceze ka arrestuar dy persona në lidhje me grabitjen spektakolare të bizhuterive në muzeun e Luvrit, e cila ndodhi të dielën e kaluar. Të dy të dyshuarit, rreth 30 vjeç dhe banues në zonën e Saint-Denis, dyshohet se ishin pjesë e grupit katër anëtarësh që kryen grabitjen. Njëri prej tyre u kap në aeroportin Charles de Gaulle ndërsa përgatitej të udhëtonte drejt Algjerisë. Sipas hetimeve, grabitësit përdorën një kamion me platformë ngritëse, veshën jelekë të verdhë dhe helmeta dhe hynë në sallën “Apollon” përmes një dritareje, duke vjedhur bizhuteri mbretërore me vlerë të përafërt 88 milionë euro. Ata arritën…
Kryeministri Edi Rama, në episodin më të fundit të podcastit “Flasim”, komentoi garën për kryebashkiakun e Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliaj. Rama u shpreh se kushdo që voton Partinë Socialiste dhe PDS do të mbështesë Ogerta Manastirliun si kandidaten e duhur për drejtimin e kryeqytetit. Ai e vlerësoi kandidaturën e saj, duke theksuar përvojën e saj në drejtimin e Qendrës Spitalore Universitare dhe Spitalit Rajonal të Vlorës, si shembuj të kapacitetit të saj menaxherial dhe vullnetit të hekurt. Kryeministri komentoi edhe kandidaturën e opozitës, Florian Binajn, një aktor i njohur për shfaqjet e tij komike në “Portokalli”, duke e…
Sot do të mbahet seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët do të votojnë për Qeverinë e re të propozuar nga mandatari Albin Kurti. Kjo është dita e fundit e mandatit që presidentja Vjosa Osmani i ka dhënë Kurtit për të prezantuar kabinetin qeverisës dhe programin e tij. Seanca e jashtëzakonshme plenare do të fillojë në ora 10:00, me rendi të vetëm të ditës – zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Për formimin e ekzekutivit të ri kërkohen 61 vota pro. Nëse Qeveria nuk arrin të marrë mbështetjen e nevojshme, Albin Kurti do të hyjë në histori…
Federata e Basketbollit të Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-basketbollistit, Arben Fondaj. Në telegramin e ngushëllimit, FBK thotë se Fondaj ka qenë i dalluar në basketboll, biznesmen i suksesshëm dhe familjar i përkushtuar. “Arbenin do ta kujtojmë me mall dhe do ta kujtojmë përgjithmonë. Ai do të mbetet gjithmonë në zemrat tona”, thuhet ndër të tjera në ngushëllimin e Federatës. Telegram ngushëllimi E nderuara Familja Fondaj, I dashur komunitet i basketbollit, Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të Arben Fondaj. Ai ishte basketbollist i Yllit, lojtar i Superligës në vitet e…
Cremonese ka kaluar në avantazh ndaj Atalantas. Jamie Vardy ka realizuar në minutën e 78-të, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati tashmë është 1 me 0 në ndeshjen e Serie A. Ja pamjet – VIDEO. The post Jamie Vardy shënon në Serie A, i jep avantazhin skuadrës së tij ndaj Atalantas appeared first on GazetaBlic.
