Autor: TV News
Në Prokurorinë e Posaçme nuk ka asnjë hetim ndaj Kryeministrit Edi Rama. Deklarata është bërë nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i cili sqaroi edhe akuzat e opozitës gjatë raportimit vjetor në Parlament. Sipas tij, prokurorët kryejnë hetime të thelluara duke mos përjashtuar asnjë emër. “Për Prokurorinë e Posaçme nuk ka të paprekshëm. Për prokurorët e posaçëm nuk kanë rëndësi emrat, por veprat penale”, tha Dumani. Sa i përket deklaratave të ish-numrit dy të qeverisë Arben Ahmetaj, Dumani theksoi se SPAK e fton atë të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. “Deklarimet publike vlerësohen rast pas rasti, për një person që sot…
Pas lajmit të keq se Kevin De Bruyne do të mungojë disa muaj shkaku i lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Interit në fundajvë, tashmë vijnë lajmet e mira për Napolin dhe Antonio Conten. Bëhet fjalë për rikthimin e dyshes, Amir Rrahmani dhe Rasmus Hojlund, të cilët do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Lecces ditën e nesërme. Kapiteni i kombëtares së Kosovës pësoi një lëndim të hamstringut në kofshën e tij të djathtë, në ndeshjen e “Dardanëve” ndaj Zvicrës në Basel, më 5 shtator. Ai u rikthye më 22 shtator, kur ishte pjesë e bankës rezervë në ndeshjen…
Turqia është goditur nga një tërmet i fortë mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave të Institutit të Sizmiologjisë Europiane, forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 6.1 ballë. Nga të dhënat paraprake, tërmeti ka ka qenë me epiqendër 60 kilometra nga Balikseiri, ndërsa thellësia fokale 6 kilometra. Lëkundjet janë ndier në disa zona, përfshirë edhe Stambollin. Nuk ka ende të dhëna për dëme në njerëz dhe materiale, por paniku mes qytetarëve ka qenë i madh.
Pas 10 orësh debat dhe akuza mes mazhorancës dhe opozitës, nuk kanë munguar as batutat dhe ironitë mes palëve. Pas akzuave të hedhura mbi deputetët e mazhorancës dhe kryeministrin Edi Rama, kreun e SPAK, Altin Dumani, kreu i PD Sali Berisha u largua nga foltorja për t’i lënë vendin ministrit Toni Gogu, por la pas telefonin e tij.Lexo edhe :Related Posts Gogu pa nisur ende fjalën e tij kujdeset që t’i ktheje telefonin Berishës, duke ia dhënë Flamur Nokës! Në momentin që po bëhej dorëzimi i telefonit, nuk mungoi batuta e Berishës i cili tha se e kishet lënë për…
Luciano Spalletti është afër për t’u bërë trajneri i ri i Juventusit, sipas Di Marzio. Spalletti u shkarkua nga detyrat e tij si trajner i Italisë në qershor dhe që atëherë ka mbetur i papunë. Përpara kësaj, tekniku italian drejtoi Napolin, duke i çuar ata drejt titullit të parë në Serie A në 33 vjet. Përvoja e gjerë e Spallettit do t’i vijë në ndihmë Juventusit nëse emërohet, pasi ai ka trajnuar ekipe si Interi, Roma dhe është kampion i Serie A me Napolin. Një trajner si Spalletti nuk do të mbetej kurrë pa punë për një kohë të gjatë.…
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, e ka nënshkruar të hënën një marrëveshje përmes së cilës Turqia i bleu 20 avionë luftarakë, Eurofighter Typhoon, për 8 miliardë funte, tha zyra e tij. Në korrik, Turqia dhe Britania kishin nënshkruar marrëveshje paraprake për blerjen e 40 avionëve Typhoon, të miratuar nga anëtarët e konsorciumit Eurofighter, përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën, dhe të përfaqësuar nga kompanitë Airbus, BAE Systems dhe Leonardo. Starmer u takua me presidentin turk, Tayyip Recep Erdogan, në Ankara të hënën, për të nënshkruar marrëveshjen. Turqia po kërkon të përfitojë nga këta avionë luftarakë të avancuar për të…
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, tha se duart e qeverisë janë larg dosjeve personale. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ministri nënvizoi se SPAK ua shfryu tullumbacet opozitës me shifrat e publikuara gjatë raportimit të Dumanit.Lexo edhe :Related Posts Gogu u shpreh se shteti ligjor nuk merret me thashethemet, shteti ligjor ndërtohet mbi prova. Gogu: Kurrë nuk kemi hyrë dhe nuk hyjmë në meritat e çështjeve të veçanta. Është shumë trishtuese kur sheh një opozitë të tërë që nuk po bën asgjë tjetër, vetëm se do ta kthejë timonin pas. SPAK ua shfryu tullumbacet me me…
El Clasico e së dielës midis Real Madridit dhe Barcelonës tërhoqi një audiencë marramendëse globale prej mbi 650 milionë shikuesish, sipas Diario AS. Ndeshja në Santiago Bernabeu, ku Madridi fitoi 2-1, vendosi një rekord të ri për shikueshmërinë në mbarë botën në një ndeshje futbolli për klube. Atmosfera intensive magjepsi tifozët në të gjithë kontinentet, me transmetues në më shumë se 180 vende që transmetuan ndeshjen drejtpërdrejt. Megjithatë, audienca rekord nxjerr në pah se si El Clasico vazhdon të dominojë interesin global të futbollit vit pas viti. /GazetaBlic Sport
Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës kanë pretenduar një goditje të suksesshme në objektet e naftës në rajonin e Luhanskut të pushtuar nga Rusia. Në pamjet e filmuara me dron termik të publikuara nga SSO, dronët shihen duke fluturuar drejt cisternave të naftës të pozicionuara përgjatë shinave hekurudhore, të ndjekura nga skena të flakëve që tërbojnë gjatë natës, të kapura nga kamerat termike. SSO tha se sulmi ndodhi gjatë natës midis të dielës dhe të hënës në rajonin e pushtuar të Luhanskut. Nuk specifikoi vendndodhjen e saktë të sulmit. “Natën e 27 tetorit, njësitë e Forcave të Operacioneve Speciale goditën…
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se asnjë nga partitë parlamentare të cilat janë ftuar nga LVV-ja nuk ka pranuar të bëjë marrëveshje për bashkëqeverisje, pavarësisht se rezultati i zgjedhjeve kishte përcaktuar nevojën për koalicion. “Asnjëra nga partitë që i ftuam nuk pranoi të bëjë marrëveshje për bashkëqeverisje, megjithëse votat kishin përcaktuar që duhej koalicion. Dy herë ftuam LDK-në dhe ishim në kontakt me Nismën. LDK refuzoi kategorikisht që qeverinë ta udhëheq unë, as Nisma,” tha Kurti. Sipas tij, po të pranonin ofertën e Vetëvendosjes, këto parti do të mundësonin formimin e një qeverie të re dhe zgjedhjen…
