Autor: TV News
Grzegorz Krychowiak njoftoi këtë të hënë fundin e karrierës së tij profesionale në futboll, në moshën 35-vjeçare. Në një mesazh emocional të ndarë në rrjetet sociale, ai falënderoi tifozët, shokët e ekipit dhe të gjithë ata që e mbështetën gjatë viteve, me theks të veçantë familjen e tij. “Jam një futbollist i përmbushur. Nuk pendohem për asgjë, as nuk do të ndryshoja asgjë. E pranoj karrierën time ashtu siç ishte: me momente plot gëzim dhe sukses, por edhe me momente të vështira që më mësuan shumë”, shkroi ai. Ish-mesfushori kishte nënshkruar për një ekip amator në Poloni, Mazur Radzymin, një…
Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Java e fundit e tetorit vjen me tre ditë mjaft të favorshme për të marrë vendime, për të sqaruar çështje të mbetura pezull dhe për të përmirësuar të përditshmen. Planetet ofrojnë qartësi dhe mundësi për të zgjidhur çështje pune, financash dhe marrëdhëniesh personale, duke i dhënë secilit shenjë energji për të vepruar me vendosmëri dhe optimizëm. Dashi: Marsi, planeti i tyre drejtues, është në një vendosje të rëndësishme, duke bërë të mundur që nëse marrin…
Presidenti amerikan, Donld Trump, tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, duhet t’i japë fund luftës në Ukrainë në vend që të testojë raketa me kapacitet bërthamor. Udhëheqësi amerikan shtoi se vendi i tij e ka të pozicionuar një nëndetëse bërthamore afër brigjeve të Rusisë. Një ditë më parë, Putin tha se Rusia ka testuar me sukses raketën lundruese, që funksionon me energji bërthamore, Burevestnik, armë me kapacitet bërthamor që Moska pretendon se mund të depërtojë në çdo mburojë mbrojtëse. Putin tha se shteti do të lëvizë drejt dislokimit të kësaj arme. Moska tha se raketa 9M730 Burevestnik (e…
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, iu është përgjigjur ditën e sotme (27 tetor) pyetjeve të deputetëve lidhur me aktivitetin dhe punën e bërë nga institucioni që ai drejton. Dumani, i pyetur nga deputeti Luciano Boçi, tha se për SPAK nuk ka të paprekshëm, teksa theksoi se nuk kanë rëndësi emrat, por veprat penale që rëndojnë mbi ta. Kreu i SPAK nënvizoi edhe një herë se në zgjedhjet e 11 Majit kanë qenë në terren dhe se po kryhen hetime në disa zona. Sipas Dumanit, lufta kundër krimit të organizuar është një prej gjërave për të cilat SPAK duhet…
Presidenti i komitetit të gjyqtarëve spanjollë, Fran Soto, është i kënaqur me cilësinë e arbitrimit të dëshmuar në El Clasico të dielën. Duke folur për mediat të hënën, Soto tha: “Kemi arsye të jemi të kënaqur për arbitrimin gjatë El Clasico. “Ne konsiderojmë se çdo vendim ishte i saktë”, shtoi Soto. Ndeshja e madhe midis Real Madridit dhe Barcelonës në Santiago Bernabeu nuk kaloi pa polemika, pasi Madridit iu dha një penallti në pjesën e dytë, ndërsa një gol u anulua për një pozicion jashtë loje. Real Madridi fitoi ndeshjen 2-1. /GazetaBlic Sport
Pasi Presidenti Putin bëri të ditur gjatë fundjavës se Rusia ka testuar me sukses raketën me energji bërthamore “Burevestnik”, një armë për të cilën Moska thotë se mund të depërtojë në çdo mburojë mbrojtëse, ka ardhur reagimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë. I pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë armë të re, që sipas rusëve ka arritur distancën prej 14,000 km, Trump i ka kujtuar homologut Putin se SHBA-ja ka një nëndetëse bërthamore pranë brigjeve të Rusisë. “Ata e dinë mirë se ne kemi një nëndetëse bërthamore para brigjeve të tyre, më e madhja në botë. Nuk është…
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se Prokuroria e Posaçme është pjesa më e rëndësishme e reformës në drejtësi. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla nënvizoi se Partia Socialiste nuk ndërhyn në vendimet që merr drejtësia. Sa i përket zbatimit të hapësirave publike, kreu i grupit parlamentar socialist u shpreh se kushdo gjyqtar që nuk zbaton interesin publik, nuk i shërben drejtësisë. Balla: SPAK është pjesa më e suksesshme e reformës në drejtësi. Ne si PS askund dhe për asnjë rast nuk kemi hyrë në meritat e një çështjeje të drejtësisë, aq më tepër kur drejtësia nuk…
FFK ka publikuar delegimin e gjyqtarëve për xhiron e mesjavës në Superligën e Kosovës në futboll. Visar Kastrati i cili mori shumë kritika për referimin në ndeshjen Llapi – Drenica, nuk u delegua në asnjërën prej ndeshjeve, shkruan GazetaBlic Sport. As Mervan Bejtullahu i cili ishte në VAR të ndeshjes Llapi – Drenica dhe Fatlum Jashari në A-Var nuk janë deleguar. Mentor Ajeti do jetë gjyqtar kryesor në ballafaqimin Malisheva – Ballkani, teksa do asistohet nga Meriton Berisha e Bekim Rama. Gjyqtar i katërt do jetë Valon Bajgora, kurse në VAR do jenë Vigar Ibërdemaj e Fatlum Berisha. Ballafaqimin mes…
Një dron izraelit është rrëzuar nga paqeruajtësit e OKB-së të dislokuar në Liban. Është hera e parë që ushtarët e Kombeve të Bashkuara, aktualisht nën komandë italiane, hapin zjarr ndaj mjeteve ajrore të telekomanduara të shtetit hebre. Përplasja ndodhi mbrëmjen e së dielës, 26 tetor, në zonën e Kafr Kilas dhe dëshmon për tensionin shumë të lartë mes kontingjentit ndërkombëtar dhe izraelitëve. Sipas komandës së OKB-së, droni fluturonte “në mënyrë agresive” mbi një patrullë të paqeruajtësve, “duke i detyruar të ndërmarrin masa mbrojtëse për ta neutralizuar”. Versioni i Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF) është i kundërt, sipas tyre, droni nuk…
“Kriminaliteti është në ulje dhe se lufta kundër goditjes së paligjshmërisë është më e lartë”. Kështu ka deklaruar ministrja e Brendshme Albana Koçiu gjatë fjalës së saj në Kuvend, teksa shton sot qytetarët shqiptarë ndihen më të sigurt kjo vjen si rezultat i fuqizimit të Policisë së Shtetit. “Kriminaliteti është në rënie. Niveli i forcës goditëse dhe ndëshkimit është në rritje dhe mbi të gjitha vullneti për të luftuar krimin është më i fuqishëm. Kemi dalë përfundimisht nga çdo listë e zezë ku ishim vendosur jo më larg se 10 vite më parë. Dalja nga këto lista është një arritje…
