Autor: TV News
Napoli ka konfirmuar se Kevin de Bruyne ka pësuar një dëmtim serioz në muskulin e kofshës dhe pritet të jetë jashtë fushave për disa muaj. Mesfushori pësoi lëndim gjatë fitores 3-1 ndaj Interit. Lëndimi ndodhi pasi belgu shënoi një penallti për t’i dhënë epërsinë napoletanëve, përcjell GazetaBlic Sport. Nuk ka informacion zyrtar në lidhje me periudhën në të cilën mesfushori 34-vjeçar do të mungojë, por dëmtimi nuk është shumë i ndryshëm nga ai që pësoi Romelu Lukaku gjatë një prove para sezonit në gusht. Sulmuesi do të mungojë për rreth katër muaj për shkak të dëmtimit dhe është plotësisht e…
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të bisedojë edhe për sanksionet amerikane ndaj kompanive ruse të naftës gjatë takimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Uashington javën e ardhshme, tha të hënën ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto. Trump, i cili është aleat i ngushtë i liderit hungarez, vendosi javën e kaluar sanksione ndaj Rusisë për herë të parë në mandatin e tij të dytë, duke i shënjestruar kompanitë Lukoil dhe Rosneft, në përpjekje për të ushtruar trysni ndaj Moskës që ajo ta pranojë armëpushimin në Ukrainë. Vendimi i Trumpit ka ngritur dilema për Hungarinë dhe Sllovakinë,…
Zëvendës kryeminstrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ishte e pranishme në takimin e përvitshëm të Nivelit të Lartë të Ministrave të Energjisë së Europës Qendrore dhe Juglindore. Në një prononcim për mediat, Balluku deklaroi se në fokus të diksutimeve ishte relatimi për situatën energjitike, teksa ka ndarë edhe një arritje të rëndësishme të Shqipërisë gjatë këtij viti. Për herë të parë tha Balluku, raporti 8 mujor për 2025-ën tregon se Shqipëria ka arritur të krijojmë 10% të kapaciteteve gjeneruese nga burimet diellore, duke çuar kështu raportin total të prodhimit të brendshëm në 90% hidro dhe 10% energji…
Kryeprokurori Olsian Çela paraqiti sot në Kuvend raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme, duke bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë trajtuar 61,167 materiale, çka përbën një rritje prej 10.5% krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave, numrin më të madh të procedimeve penale e ka pasur Prokuroria e Tiranës, ndërsa Dibra dhe Kukësi janë qarqet me përqindjen më të ulët. Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara në shkallë vendi ka arritur në 1,037 për 100 mijë banorë. Qarqet me nivelin më të ulët të kriminalitetit rezultojnë Berati, ndërsa me më të lartin Saranda. Olsian…
Pas kërkesës së kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla për 15 minuta pushim, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi ndërpreu seancën plenare. Disa nga deputetët, përfshirë ish-kryeministrin Sali Berisha, zgjodhën që të dilnin jashtë ambienteve të Parlamentit dhe të flisnin për mediat. Kreu i opozitës, Berisha, deklaroi se Nesti Angoni, personi që denoncoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i cili është arrestuar që më 10 shkurt, në fakt ndodhet brenda Parlamentit. Sipas Berishës ai është deputeti socialist Toni Gogu. Berisha: I thashë unë, dil e betohu në Kushtetutë, por nuk del dot Nesti Angoni. Se tani thonë që ky…
Igor Tudor do të shkarkohet nga posti i tij si trajner i Juventusit, kështu ka raportuar La Gazzetta dello Sport. Ky vendim vjen pas një serie dështimesh të ekipit, përfshirë humbjen e fundit ndaj Lacios në Serie A. Vendimi për shkarkimin e Tudorit vjen vetëm disa muaj pasi ai u emërua në krye të Juventusit. Siç raportohet, burime pranë klubit tregojnë se kroati nuk arriti të përmbushte kriterin kryesor të vendosur në kontratën e tij që nga fillimi. Sipas Gianluca Di Marzio, marrëveshja afatshkurtër e Tudor përfshinte një klauzolë specifike rinovimi që varej nga sigurimi i një vendi në Ligën…
Bruksel – Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua mëngjesin e sotëm me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos. Në takimin me zyrtaren e lartë të BE u analizua ritmi i procesit të negocimit, të reformave, rezultateve dhe pritshmëritë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Ministrja thekson në një postim se në Komisionin Europian, “Shqipëria veçohet e vlerësohet si vendi ku premtimet dhe angazhimet nuk janë fjalë, por vepra, siç tregon ecuria e zbatimit të Planit të Ri të Rritjes.” “Falë reformave strukturore në fushat e konkurrueshmërisë, zhvillimit të qëndrueshëm, integrimit ekonomik, energjisë dhe digjitalizimit, Komisioni Europian…
Prokuroria e Milanos ka zbuluar një nga skandalet më të mëdha të përgjimeve kibernetike në Evropë, duke hedhur dritë mbi një rrjet të organizuar që dyshohet se kishte akses të paligjshëm në bazat kombëtare të të dhënave të Italisë, përfshirë sistemin policor SDI (Sistema di Indagine). Sipas gazetës Politico, në qendër të hetimeve ndodhet kompania Equalize srl, e themeluar nga ish-karabinieri Carmine Gallo, e cila bashkëpunonte me agjencinë e komunikimit strategjik Mercury Advisors, e lidhur me biznesmenin Enrico Pazzali, ish-drejtues i qendrës së ekspozitave Fondazione Fiera Milano. Hetimet tregojnë se Gallo dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë Nunzio Samuele Calamucci…
Fillimi i javës vjen nën ndikimin e një qielli aktiv dhe të gjallë, ku Hëna dhe yjet sjellin ndryshime të dukshme në humor, ndjenja dhe vendime. Për disa shenja, kjo e hënë do të jetë moment i forcës dhe i vendosmërisë, ndërsa për të tjerat – një ditë reflektimi dhe qetësie. Paolo Fox na kujton se çdo energji, edhe ajo që duket e paqartë, ka një qëllim: të na çojë drejt më shumë vetëdijeje dhe drejt një fillimi të ri. Dashi Të dashur Dashi, kjo e hënë ju gjen gati për të thyer zakone të vjetra dhe për të ndjekur…
Një ngjarje e rëndësishme ka ndodhur në Banjskë, ku tensionet janë të larta dhe situata është ende e ndjeshme. Halil Geci, vëllai i Gani Gecit, ka premtuar se do ta çonte moderatorin Sadri Imeri në një reportazh për të zbuluar më shumë rreth sulmit të fundit. Por, çfarë ndodhi gjatë kësaj vizite? Gjatë xhirimeve, moderatorin Sadri Imeri e kishte të qartë se dëshira për të parë nga afër vendin ku ndodhi sulmi ishte e madhe. Ai ishte i interesuar të raportonte për situatën aktuale dhe për të kuptuar më mirë dinamikat e ngjarjeve që kishin ndodhur. Megjithatë, Halil Geci e…
