Autor: TV News

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Arabinë Saudite, në një takim me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin Mohammed bin Salman Al Saud në Pallatin Mbretëror. Kreu i qeverisë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se është diskutuar mbi ecurinë e bashkëpunimeve mes dy vendeve dhe vizitën e tij në Shqipëri vitin e ardhshëm. “Riad – Në Pallatin Mbretëror me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin Mohammed bin Salman Al Saud, për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën e tij në Shqipëri vitin e ardhshëm”, shkruan Rama. /vizionplus.tv

Read More

Iago Silva, djali i mbrojtësit legjendar brazilian Thiago Silva, është thirrur për herë të parë në ekipin kombëtar të Anglisë nën 15 vjeç, raportojnë mediat britanike. Talenti 14-vjeçar ka qenë pjesë e akademisë së Chelseat, ku ka luajtur babai i tij. Iago, i cili është gjithashtu mbrojtës, tashmë po bën përshtypje me teknikën, pozicionimin dhe aftësinë e shkëlqyer për të lexuar lojën. Thirrja nuk do të thotë që Silva Jr. ka zgjedhur përfundimisht të përfaqësojë Anglinë – ai ende mund të vendosë të luajë për Brazilin në të ardhmen. Babai i Jagos, Thiago Silva, i cili u kthye në Brazil…

Read More

Një foshnjë vetëm 15 muajsh ka marrë djegie të shumta në trup, pasi i ra vaji i nxehtë sipër. Ngjarja e rëndë është shënuar në Larisa të Greqisë , dy ditë më parë. Sipas mediave, foshnja ndodhet në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Gjyshi i foshnjës, në një reagim për “Mega” ka treguar se si ndodhi ngjarja e rëndë. Sipas tij, nëna e foshnjës ka qenë duke skuqur patate, por sapo ajo u largua, fëmija u afrua afër zjarrit duke tërhequr tiganin dhe vaji i ra sipër. “Ai është mirë… Nëna e tij po skuqte patate, fëmija…

Read More

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit pasditen e sotme në Bruksel nga Zëvendës Presidentja e Komisionit Europian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas. Spiropali njoftoi në rrjetet sociale se në fokus të takimit ishte angazhimi i mëtejshëm i Shqipërisë si faktor i sigurisë rajonale, partner i besueshëm e proaktiv i BE-së, tërësisht i linjëzuar me politikat e Unionit, përfshirë në mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar për Ukrainën. Spiropali njofton se në takimin me Kallas, “theksova bindjen e plotë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE,…

Read More

Juventusi ka pasur një nisje të vështirë të sezonit dhe rezultatet e dobëta kulmuan të hënën me shkarkimin e trajnerit Igor Tudor. Disa emra u përmendën menjëherë si zëvendësues të mundshëm për pozicionin e trajnerit në “Zonja e Vjetër”. Ikona e klubit të Juventusit, Gianluigi Buffon, ka një favorit të qartë. Ish-portieri e shprehu këtë në një aktivitet të organizuar nga gazeta Corriere dello Sport të hënën në mbrëmje, raporton Football Italia. “Për mua, Luciano Spalletti është njeriu i duhur për një ekip të madh dhe ambicioz. Nuk humbet shumë ndeshje me të si trajner”, tha Buffon. Spalletti ka qenë…

Read More

Rusia po përdor dronë për të ndjekur dhe sulmuar civilët që jetojnë pranë vijës së frontit në Ukrainë, duke i detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke shkaktuar zhvendosje masive të popullsisë, një veprim që përbën krim kundër njerëzimit, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara. Raporti 17-faqësh i Komisionit të Pavarur Hetimor Ndërkombëtar për Ukrainën, i cili pritet të prezantohet këtë javë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, përshkruan raste ku civilë janë ndjekur për kilometra të tëra nga dronë të pajisur me kamera, dhe në disa raste janë sulmuar me koktej molotovi apo eksplozivë ndërsa përpiqeshin…

Read More

Rita Ora, e njohur për stilin e saj të veçantë, mori frymëzim nga bashkëshorti i saj, regjizori Taika Waititi, gjatë shfaqjes Vogue World: Hollywood të dielën. Duke u bashkuar me një përbërje të mbushur me yje në këtë ngjarje në Paramount Studios, këngëtarja 34-vjeçare zgjodhi një kostum të zi me pantallona, që e kombinoi me një këmishë të bardhë dhe një kravatë-sidomos të argjendtë me zinxhir. Ndërkohë, Taika Waititi, regjizori i filmit Thor, ishte në harmoni me partneren e tij, duke pozuar së bashku në foto të sofistikuara. Vogue World i këtij viti u mbajt në zemër të Hollywood-it për…

Read More

Kryedemokrati Sali Berisha ka sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumani, pas raportimit të këtij të fundit para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë mbi punën e institucionit që ai drejton. Në fjalën e tij, Berisha e cilësoi Altin Dumanin si një mashtrues ordiner që përpiqet të bëjë avokatin e Edi Ramës. Sipas Berishës, Dumani në aferën më të madhe korruptive po heton vetëm Arben Ahmetajn, i cili e kundërshtoi 5 herë. “Një mashtrues ordiner që përpiqet të mbrojë nga flakët e djegësve Edi Ramën, kryearkitektin e tyre. E dini se kush është dënuar nga djegësit e Tiranës? Arben Ahmetaj, që e…

Read More

Lajm i mirë për Manchester Cityn – Rodri është duke u stërvitur përsëri me ekipin. Mesfushori 29-vjeçar spanjoll ka humbur disa ndeshjet e fundit të “qytetarëve” për shkak të një dëmtimi në ligamentin e gjurit që pësoi në fitoren 1-0 ndaj Brentford. Rikthimi i tij në stërvitje vjen në një kohë vendimtare për ekipin e Pep Guardiolës, i cili do të vizitojë Swansean në Kupën e Ligës në mesjavë. Rodri ka qenë pjesë e Manchester City që nga viti 2019, kur u transferua nga Atletico Madrid. Këtë sezon, spanjolli ka bërë shtatë paraqitje në të gjitha garat, gjashtë prej të…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi të hënën se Bashkimi Evropian qëndron plotësisht në solidaritet me Lituaninë, pas rasteve të përsëritura të hyrjes së balonave të kontrabandistëve në hapësirën ajrore të vendit. “Bëhet fjalë për një provokim. Ta themi me emrin e tij: është një kërcënim hibrid. Dhe nuk do ta tolerojmë, shkroi von der Leyen në një postim në platformën X, duke theksuar se ky fenomen tregon edhe një herë nevojën për të përshpejtuar iniciativat e BE-së për monitorimin e kufirit lindor dhe forcimin e mbrojtjes evropiane me anë të dronëve. Kryeministrja e Lituanisë, Inga Rugnienė,…

Read More