Autor: TV News
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend, theksoi se viti që kaloi dhe ky vit ka qenë me statistika katër herë më të ulëta sa i përket vrasjeve të bëra në Shqipëri, krahasuar me vitin e fundit të qeverisë së PD. “Në vitin tuaj të fundit të qeverisjes ka qenë 1234, pra katër herë më shumë ka rënë numri i vrasjeve në Shqipëri. Mjafton kjo për të thënë që as unë, ministri, e as kryeministri nuk jemi të kënaqur me rezultatet”, tha Balla. Më tej, Balla cilësoi një nga arritjet më të mëdha ekstradimin…
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar mbrëmjen e së hënës para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, mbi arritjet dhe problematikat e institucionit që ai drejton. Në fjalën e tij, Dumani tha se SPAK ka pasur disa arritje mjaft të rëndësishme gjatë vitit të shkuar, duke marrë vlerësime ndërkombëtare si nga Komisioni Europian, ashtu edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit. “Veprimtaria e SPAK është vlerësuar nga progres-raporti europian për luftën ndaj korrupsionit të nivelit të lartë. DASH ka nënvizuar disa nga hetimet e SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sa i përket zbatimit të raporteve të BE-së,…
Sheffield Wednesday, një nga klubet më të vjetra në futbollin botëror, deklaroi falimentimin të premten e kaluar, që do të thotë se, një dekadë më vonë, Dejphon Chansiri nuk ishte më zyrtarisht pronar i klubit, i cili u vu nën administrim gjyqësor. Tifozët kanë kohë që kërkojnë largimin e pronarit tajlandez dhe madje kanë shkuar deri aty sa e kanë bojkotuar klubin me qëllim uljen e të ardhurave të tij, duke e detyruar Chansirin të deklarojë falimentin. Plani funksionoi dhe, më pak se 24 orë pas largimit të tij, tifozët shpenzuan gjithsej 229 mijë euro në dyqanin e klubit dhe…
Me emocione të forta, ritëm dhe shumë duartrokitje është mbyllur spektakli i kësaj të hëne Albania’s Got Talent në ekranin e mbarë shqiptarëve, televizionin kombëtar Vizion Plus. Një spektakël i moderuar nga Isli Islami dhe nën gjykimin e virtuozëve Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Ledina Çelo dhe Kastro Zizo. 12 talente dhanë më të mirën e tyre përballë jurisë, por asnjëri nuk mundi të rrëmbente “Golden Buzzer”-in. Një mbrëmje talentesh, nga 13 deri në 65-vjeç. Një gjeni si Laert Alikaj në gjentjen e datave, një ëndërr e papërmbushur si ajo e Aziz Bitrit dhe emocionet e dhuruara nga bateristë, kërcimtarë e…
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, iu është përgjigjur këtë të hënë pyetjeve të deputetëve lidhur me aktivitetin dhe punën e bërë nga institucioni që ai drejton. Pyetjet e para që ka lexuar zoti Dumani kanë qenë ato të deputetes së PD, Jorida Tabaku, e cila ka bërë disa pyetje lidhur me inceneratorët dhe hetimet që po bëhen mbi to.Lexo edhe :Related Posts Sa i përket pyetjeve të Tabakut se përse Erion Veliaj nuk është hetuar për inceneratorin e Tiranës, Dumani tha se ende nuk janë mbyllur hetimet. Ndërsa, pyetjes se a është përpjekur SPAK të marrë dëshmitë e ish-zv.kryeministrit Arben…
Prania e Robert Lewandowski ishte lajmi i madh nga seanca stërvitore e Barcelonës këtë të hënë në Ciutat Esportiva Joan Gamper pas humbjes në El Clasico ndaj Real Madridit. Siç raportohet nga “Radio Barcelona”, sulmuesi polak mori pjesë në seancën stërvitore me lojtarët që nuk ishin titullarë në Santiago Bernabeu. Sulmuesi është në fazat e fundit të rikuperimit nga një dëmtim i pësuar gjatë ndeshjes me kombëtaren. Duket se Lewandowski tashmë po përmirësohet dhe mund të rikthehet në fushë këtë të diel kundër Elche. Optimizmi po rritet edhe për Joan Garcian. Kur të rifillojë stërvitja të mërkurën, gjendja e tij…
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, iu është përgjigjur ditën e sotme (27 tetor) pyetjeve të deputetëve lidhur me aktivitetin dhe punën e bërë nga institucioni që ai drejton. Dumani, i pyetur nga deputeti Flamur Noka se në momentin që patronazhisti evidentohet në rolin që premton legalizim shtëpie, para apo regjistrim prone, kemi të bëjmë me korrupsion aktiv apo pasiv.Lexo edhe :Related Posts Kreu i SPAK tha se institucioni që ai drejton nuk ka sot një bazë ligjore për të ndjekur penalisht patronazhistët. Ai nënvizoi se SPAK ka verifikuar çdo pretendim të kallëzuesve, qoftë kur kanë qenë parti, kur…
Real Madridi ka konfirmuar se Dani Carvajal ka pësuar një dëmtim serioz dhe do të mungojë për një periudhë të konsiderueshme kohore. “Pas testeve të kryera nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit te kapiteni ynë Dani Carvajal, atij i është diagnostikuar prania e një trupi të lirë në gjurin e djathtë. Carvajal do t’i nënshtrohet një artroskopie”, tha Real Madridi në një deklaratë. Prandaj, Carvajal do të mungojë për të paktën dy muaj, me mundësinë që të mungojë për tre muaj. Kjo mund të nënkuptojë se ai do të mungojë për gjithë vitin. Lëndimi i Carvajal është një surprizë pasi…
Kreu i SPAK, Altin Dumani, iu është përgjigjur këtë të hënë pyetjeve të deputetëve lidhur me punën e bërë nga institucioni që ai drejton mbi vitin e kaluar. I pyetur nga deputeti i PD, Belind Këlliçi, se gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi, dhe ajo ende vijon punën, Dumani tha se kjo është një çështje në hetim dhe tashmë është prokurori i dosjes ai që vendos nëse ka vepër penale ose jo. Këlliçi: Edhe pse sipas dokumenteve shtetërore greke gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar, por ajo vijon të punojë si gjyqtare? Dumani: Përgjigja që i dhashë edhe…
Juventusi ka shkarkuar trajnerin Igor Tudor, duke i lënë Bianconerët në një pozicion delikat. Klubi nga Torino do të duhet të kërkojë një trajner të tretë të përhershëm nga vera e vitit 2024, por këtë herë vendimi do të jetë veçanërisht i kushtueshëm. Në mars të këtij viti, Juventusi u nda nga Thiago Motta dhe emëroi Igor Tudorin në vendin e tij për të përfunduar sezonin 2024-25. Specialisti kroat performoi shkëlqyeshëm në fazën e fundit të sezonit, duke i ndihmuar Bianconerët të siguronin një vend në katër të parët. Si rezultat i rezultateve të mira, menaxhmenti i Juventusit vendosi t’i…
