Autor: TV News

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te pasagjerët, por fatmirësisht fluturimi ka përfunduar pa pasoja. Avioni i kompanisë serbe “Air Serbia” është goditur nga rrufeja gjatë fluturimit JU634 nga Beogradi drejt Mostarit, më 20 nëntor. Pavarësisht incidentit, piloti ka arritur ta ulë aeroplanin në mënyrë të sigurt, pa të lënduar në mesin e pasagjerëve. Për shkak të goditjes nga rrufeja, fluturimi kthyes JU635 drejt Beogradit, i planifikuar për në orën 15:15, është anuluar për shkak të kontrolleve të detyrueshme teknike. Pasagjerëve u është siguruar transport me autobus drejt Beogradit. Nga kompania ajrore kanë konfirmuar se rrufeja e ka goditur aeroplanin për shkak…

Read More

Ensuan Peposhi, efektivi i FNSH-së që më 16 tetor 2026 u filmua duke goditur dhe perplasur me forcë studentin Muhamed Skana pranë Ministrisë së Arsimit, eshte rikthyer ne detyre.“ANTIDRROGA” siguron pamje ekskluzive, ku efektivi ne fjalë eshtë filmuar sot më 21 nëntor, gjaté protestes prane Ministrisé se Arsimit.A ishte pezulluar ky efektiv dhe kush e autorizoi rikthimin e tij në detyre? Ensuan Peposhi, efetivi i FNSH-së që më 16 tetor 2026 u filmua duke goditur dhe perplasur me forcë studentin Muhamed Skana pranë Ministrisë së Arsimit, eshte rikthyer ne detyre.ANTIDRROGA siguron pamje ekskluzive, ku efektivi ne fjalë eshtë filmuar sot…

Read More

Prokuroria e Hagës ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit, duke argumentuar se dënimi i raportuar prej 25 vjetësh burgim në rastin për krime lufte i ka shtuar rreziqet e arratisjes dhe pengimit të drejtësisë. Kërkesa është paraqitur më 16 nëntor 2026 nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), në kuadër të rastit të veçantë për pengim të administrimit të drejtësisë. Sipas raportimit të Gazetës Express, parashtresa është nënshkruar nga prokurorja Kimberly P. West dhe lidhet me shqyrtimin e dymbëdhjetë të paraburgimit të Thaçit. Çfarë kërkoi Prokuroria e Hagës për paraburgimin e Thaçit?ZPS-ja pretendon se vazhdojnë të ekzistojnë të…

Read More

Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandić, ka reaguar përmes një postimi në platformën X, duke shprehur mbështetjen e saj për deputetin shqiptar Shaip Kamberi për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit Popullor të Serbisë. Kandić ka vlerësuar se Kamberi është personi i duhur për këtë pozitë, duke theksuar se qëndrimi i saj nuk lidhet me përkatësinë apo mbështetjen elektorale, pasi ajo nuk ka votuar për të. “Shaip Kamberi është deputeti i duhur për nënkryetar të Kuvendit Popullor të Serbisë, pavarësisht se nuk kam votuar për të”, ka shkruar Kandić në X.

Read More

Bashkimi Evropian nis zbatimin e rregullave të reja për kreditë konsumatore, duke forcuar mbrojtjen e qytetarëve nga huamarrja e tepruar dhe kushtet e paqarta të kreditimit. Rregullat përfshijnë kredi deri në 100 mijë euro dhe detyrojnë institucionet financiare të kontrollojnë më hollësisht aftësinë e klientëve për shlyerjen e borxhit. Qytetarët do të kenë të drejtë të tërhiqen nga kontrata brenda 14 ditësh, si dhe të shlyejnë kredinë para afatit të përcaktuar. Rregullat e reja përfshijnë edhe skemat “Bli tani, paguaj më vonë”, me synim rritjen e transparencës dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Read More

Një vajzë 17-vjeçare, Teodora Miruna, humbi jetën në Bukuresht pasi u godit nga një kamion për grumbullimin e mbeturinave, i cili e tërhoqi zvarrë rreth 100 metra. Shoferi 26-vjeçar nuk ndaloi pas aksidentit, por vazhdoi të zbrazte kontejnerët në lagje edhe për tri orë të tjera, derisa policia e lokalizoi dhe e ndaloi. Ai pretendoi se nuk e kishte vërejtur vajzën, duke thënë se ajo mund të kishte qenë në këndin e vdekur të kamionit. Teodora ishte nxënëse e vitit të tretë të gjimnazit dhe anëtare e grupit teatror të shkollës. Vdekja e saj ka tronditur nxënësit dhe prindërit në…

Read More

Në një aksion policor në Ulqin është arrestuar një shtetas 37-vjeçar rus, ndërsa në një objekt janë gjetur 24 shtetas të huaj, 23 prej tyre ukrainas. Gjatë bastisjes në një objekt banimi në lagjen Gjerane, policia ka konfiskuar 42 telefona mobilë, 29 laptopë, dy kompjuterë desktop, dokumente personale dhe pajisje për video-mbikëqyrje. Rusit i është vënë pranga nën dyshimin për ushtrim të paligjshëm të veprimtarive ekonomike, bankare, bursiere dhe të sigurimeve. Policia dhe prokuroria po hetojnë aktivitetet, lëvizjet dhe qëllimin e përdorimit të pajisjeve të konfiskuara, si dhe bazën e qëndrimit dhe punës së personave të gjetur në objekt. Press24

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas publikimit të raportit “The Global Safety Report 2026” nga organizata ndërkombëtare Gallup, sipas të cilit Kosova renditet ndër pesë vendet me rezultatin më të lartë në Evropë për siguri dhe rend. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Kurti e ka cilësuar këtë vlerësim si lajm të mirë për vendin. “Lajm i mirë për Kosovën!”, ka shkruar Kurti. Sipas raportit, Kosova ka marrë 90 pikë nga 100 të mundshme në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, duke ndarë pozitën e pestë në Evropë me Danimarkën dhe Finlandën. Në nivel global,…

Read More

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë bërë të ditur se janë njoftuar rreth orës 19:30, nga menaxheri i aeroportit se gjatë uljes së avionit të linjës Mançester–Rinas ishte gjetur një letër në tualetin e avionit. Letra, e shkruar në anglisht, përmbante një mesazh kërcënues për shpërthim bombe. Menjëherë pas sinjalizimit, forcat e Policisë kanë ndërhyrë në pistë dhe kanë realizuar zbritjen e kontrolluar të të gjithë pasagjerëve. Policia shpjegon më tej se strukturat përkatëse kanë kryer verifikime të hollësishme të avionit, pasagjerëve dhe bagazheve, duke angazhuar edhe qentë antieksplozivë. Paralelisht, pasagjerët i janë nënshtruar kontrolleve në grupe, fillimisht nga…

Read More

Një moment emocionues për shqiptarët ka ardhur nga artistja rumune Andreea Vilcani, e cila ka interpretuar këngën “Mora fjalë”, kushtuar heroit legjendar Adem Jashari. Por, nuk ishte vetëm zëri i saj që preku publikun. Në fillim të interpretimit, ajo u shpreh në shqip, duke treguar dashurinë dhe respektin për Kosovën: “Çka ndodhi në Kosovë, uroj të mos ndodhë askund në botë. Kjo këngë flet për historinë e legjendarit Adem Jashari, që sakrifikoi tërë familjen për liri. Sot, ndërsa po këndoj këtë këngë, zemra ime qan për ngjarjet dhe vuajtjet që Kosova ka kaluar. Ju dua, Kosovë!” Interpretimi i saj u…

Read More