Autor: TV News
Skuadra kosovare, 2 Korriku ka fituar sot ndaj Hibernian, por është eliminuar nga Youth League. Të rinjtë e 2 Korrikut e kishin të pamundur të përmbysnin rezultatin nga ndeshja e parë, me ç’rast eliminohen nga kualifikueset e Champions League për të rinj, shkruan GazetaBlic Sport. 2 Korriku fitoi sot ndaj Hibernian me rezultatin 1-0, me supergolin e Omer Shalës. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 4-0, andaj Hibernian kalon tutje. /GazetaBlic Sport
Një incident i pazakontë ka ndodhur në Mensën e Studentëve në Prishtinë, ku një miu është parë duke lëvizur në hapësirën e ushqimit. Kjo situatë ka ngjallur shqetësim mes studentëve, të cilët kërkojnë siguri për ushqimin që konsumojnë. Si do të reagojë drejtoria për të siguruar një ambient të pastër dhe të sigurt? Pamjet e […] The post Miu në Mensën e UP-së: Çfarë ndodhi dhe si do të veprohet? appeared first on InfoKosova.
Genoa është afër arritjes së një marrëveshjeje me Daniele De Rossin për të marrë përsipër detyrën e trajnerit të ri, sipas Fabrizio Romanos. Ish-legjenda dhe trajneri i AS Roma do të takohet sot me zyrtarët e Genoas për të nënshkruar marrëveshjen, që do të thotë se një njoftim zyrtar është shumë afër. Patrick Vieira u shkarkua së fundmi pas një fillimi katastrofik të sezonit të ri, duke regjistruar vetëm një fitore në 10 ndeshje të Serie A. De Rossi ka qenë pa punë që kur u shkarkua nga Roma në shtator të vitit të kaluar. /GazetaBlic Sport
“A mund të pini një gotë ujë me një fetë limoni?” Një pyetje që nuk duhet ta bëni dhe më poshtë gjeni “pse-në”. Pavarësisht nëse futet në ujin tuaj, koktejin, çajin ose ujin e thartë, një fetë limoni është një shtesë e zakonshme e pijes. Megjithatë, a keni menduar ndonjëherë se ku ishte në të vërtetë? Ato copa limoni në restorant nuk janë aq të pastra sa do të dëshironit të ishin. Ato i japin pijes suaj një shije, por mund të ofrojnë edhe një mori gjërash të tjera. Në fakt, një studim i vitit 2007 tregoi se pothuajse 70%…
Është gjetur shëndosh e mirë 15-vjeçarja nga Prizreni, Suela Krasniqi, e cila ishte raportuar si e zhdukur që nga data 31 tetor. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi. “Po, është gjetur shëndosh dhe mirë, policia është duke trajtuar rastin në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën për Punë Sociale”, tha ai. Ndryshe, familjarët e 15-vjeçares kishin raportuar se ajo kishte dalë nga shtëpia për t’u takuar me shoqet dhe nuk është kthyer më. /Telegrafi/
Drita ka njoftuar se ndeshja ndaj Prishtinës e planifikuar për të hënën është shtyer për një afat të pacaktuar, pasi Faton Maloku dhe Salifu janë ftuar nga kombëtaret, Maloku tek Kosova e Salifu te Benini. GazetaBlic Sport raportoi më herët për ftesën e Malokut tek Kosova dhe shtyerjen e derbit të së hënës, shkruan GazetaBlic Sport. Ja njoftimi i Dritës: “Ju njoftojmë se ndeshja e planifikuar për të hënën ndaj FC Prishtina shtyhet për një afat të pacaktuar.Arsyeja e shtyrjes është thirrja e dy futbollistëve tanë në përfaqësueset e tyre kombëtare:Faton Maloku është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës,ndërsa Ibrahim Salifu…
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka lançuar një platformë të re, Paviza.eu, e cila ofron informacion të detajuar mbi rregullat e udhëtimit në zonën Schengen. Kjo faqe është krijuar për të ndihmuar qytetarët në orientimin e tyre në një sistem të ri udhëtimi, duke e bërë procesin më të lehtë dhe më të kuptueshëm. Faqja Paviza.eu përmban të gjitha informacionet e nevojshme për ata që planifikojnë të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian. Ajo është ndarë në seksione të ndryshme për të ofruar një qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në informacionin e kërkuar. Qytetarët mund…
Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, tha pas fitores 2-1 ndaj PSG-së se nuk ishte i befasuar nga performanca e mirë mbrojtëse e ekipit të tij në pjesën e dytë. Bavarezët u mbrojtën me 10 lojtarë në 45 minutat e dyta pasi Luis Diaz mori një karton të kuq direkt për një faull të rëndë ndaj Achraf Hakimi. “E dinim që ishim të aftë ta bënim. Duhet të qëndrojmë të qetë, por kjo na jep besim. Na u desh të mbroheshim me dhjetë lojtarë dhe skuadra reagoi përsëri, gjë që tregon se jemi të aftë të përshtatemi për të marrë…
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke nisur nga 1 janari 2026, paga minimale në vend do të rritet në 500 euro, duke përfshirë rreth 307,850 punonjës. Kreu i qeverisë theksoi se kjo do të jetë vetëm rritja e parë gjatë mandatit të katërt, pasi synimi është që paga minimale të arrijë 700 euro në vijim. Në prezantimin e projektbuxhetit 2026, Rama u ndal edhe te pensionistët, duke theksuar se “pjesën e luanit” e zë mbështetja për ta, me 1.7 miliardë euro shtesë deri në vitin 2030 përmes rritjeve graduale të pensioneve dhe indeksimeve vjetore. Ai shtoi gjithashtu se qeveria…
Futbollisti, Andi Zeqiri u thirr në ekipin kombëtar të Zvicrës për ndeshjet kundër Suedisë dhe Kosovës. Klubi polak, Widzew Lodz ka konfirmuar se Zeqiri është ftuar nga kombëtarja zvicerane për dy ndeshjet e nëntorit, shkruan GazetaBlic Sport. Kujtojmë se Zeqiri ishte shumë afër kalimit tek Kosova, por në fund e zgjodhi Zvicrën, duke lënë “Dardanët”. Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës luhet me 18 nëntor nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”. /GazetaBlic Sport
