Autor: TV News
Barcelona e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve. Katalanasit do të luajnë ndaj Club Brugge në Belgjikë, shkruan GazetaBlic Sport. Një incident ka ndodhur pak para këtij takimi, ku një autobus që po transportonte tifozët e Barcelonës, është përfshirë nga flakët. Nuk ka ende raportim të detajuar se a ka persona të lënduar nga ky rast. The post E fundit: Merr flakë autobusi që po transportonte tifozët e Barcelonës appeared first on GazetaBlic.
Taksat nuk do të ndryshojnë, përkundrazi, qeveria synon lehtësimin e tyre për qytetarët dhe bizneset. Edhe pse paketa fiskale pritet të publikohet javën e ardhshme, për shkak se po diskutohet ende me grupet e interesit dhe partnerët ndërkombëtarë, ministri i Financave Petrit Malaj siguroi se ajo nuk do të përmbajë asnjë masë që rëndon xhepat e shqiptarëve. “Burimet kryesore të rritjes do të mbeten të lidhura me politikat e kujdesshme fiskale. Ministria e Financave ka miratuar gjithashtu paketën fiskale, e cila nuk parashikon taksa të reja apo rritje të tyre për vitin 2026”, tha Petrit Malaj. Fokusi kryesor i projektbuxhetit…
Lajmi i bërë publik pak ditë më parë nga “The Sun”, sipas të cilit një lojtar i Premier League është kërcënuar me pistoletë nga një menaxher futbollistësh në rrugët e Londrës është i vërtetë pasi sot BBC ka zbuluar edhe identitetin e viktimës. Sipas BBC bëhet fjalë për lojtarin e Tottenham, Destiny Udogie. Ky i fundit është kërcënuar nga një menaxher futbollistësh më 6 shtator në Londër. Deri më tani është mësuar se menaxheri, i cili kuron interesat e një lojtari të kombëtares angleze, ka kërcënuar edhe dikë tjetër. Policia e Londrës ka bërë me dije se më 8 shtator…
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka propozuar disa ndryshime në përbërjen e ekzekutivit. Sipas vendimeve të miratuara, janë bërë lëvizje si në Ministrinë e Arsimit, ashtu edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit. Ndryshimet në përbërjen e disa institucioneve: – Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit. – Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë. – Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit. – Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë. – Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet…
Chelsea e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve. Londinezët do të luajnë në Azerbajxhan, atje ku do të përballen me skuadrën e Qarabag, shkruan GazetaBlic Sport. Ky takim luhet me fillim nga ora 18:45, kurse këto janë formacionet zyrtare: /GazetaBlic Sport/
Gazetari italian dhe eksperti i futbollit, Adrian Del Monte, ka komentuar situatën e Edon Zhegrovës tek skuadra e Juyventus. Në një prononcim ekskluzivisht për ‘GazetaBlic Sport’, Del Monte tha se është ende shumë herët për të thënë, por se pret që sulmuesi kosovar të adaptohet shumë mirë tek Juventus. Ai përmendi edhe faktin e lëndimit që kishte Zhegrova, kurse shtoi se me kalimin e kohës ai do të bëhet një lojtar i rëndësishëm për ‘Zonjën e Vjetër’. “Është ende shumë herët për të komentuar, por përgjigjja është po. Një lojtar që është përballur me lëndime këtë vit, duke u përshtatur…
Reperi nga Ferizaj, Mozzik, ka publikuar një fotografi të përbashkët me Kadri Veselin, në pesë vjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale e Hagës. Mozzik shkroi se Veseli asnjë ditë nuk e ka humbur dinjitetin, shkruan IndeksOnline. “5 vjet në burg, por asnjë ditë pa dinjitet – Kadri Veseli, zemra e një kombi që nuk dorëzohet”, shkroi Mozzik. Kujtojmë se reperi disa herë ka vizituar ish-krerët e UÇK-së, që po mbahen në Hagë. Ai po ashtu ka kontribuar edhe në fondin e posaçëm për ta.
Një ditë pasi Komisioni Europian publikoi Progres Raportin 2025 për Shqipërinë, Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos ftoi Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në një takim virtual mbi gjetjet dhe pritshmëritë e këtij raporti. Në takimin online, Komisionerja Kos theksoi se “kur flitet për procesin e integrimit nuk ka dyshim që Shqipëria është në rrugën e duhur”. Ministrja Spiropali theksoi se “vizioni ynë për anëtarësimin në BE vetëm përforcohet nga gjetjet realiste dhe të balancuara të raportit, njohja e angazhimit tonë të fortë politik, ritmi dhe madhësia e reformave.” Spiropali shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për përkushtimin e…
Mbrojtësi i PSG-së, Achraf Hakimi, mund të mungojë për rreth dy muaj pasi pësoi një dëmtim të rëndë në gju gjatë humbjes kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, sipas gazetarit Said Amdaa. Lojtari maroken mori një ndërhyrjeje të pamatur nga Luis Diaz, që çoi në kartonin e kuq të këtij të fundit. Hakimi ishte në lot kur u nxor nga fusha. Ai u pa gjithashtu duke u larguar nga Parc des Princes me paterica. Ndërsa Hakimi pret raportet zyrtare të ekzaminimit mjekësor, po pretendohet se ai ka dëmtuar ligamentin. Tani, pjesëmarrja e tij në AFCON 2025 muajin e ardhshëm…
Partia Demokratike ka vendosur dy nënkryetarët, Oerd Bylykbashi e Luçiano Boçi për të udhëhequr reformën zgjedhore dhe reformën territoriale si përfaqësues të opozites. PD ka dorëzuar në Parlament emrat e anëtarëve të dy komisioneve të posaçme. Oerd Bylykbashi do të jetë bashkëkryetar për reformën zgjedhore, ndërkohë që anëtarë do të jenë Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Albana Vokshi e Gjin Gjoni. Luçiano Boçi do të jetë bashkëkryetar tek reforma territoriale dhe anëtarë janë caktuar Jorida Tabaku, Bledion Nallbati, Xhelal Mziu, Ramadan Likaj e Eno Bozdo. Partia Socialiste i ka dorëzuar në Kuvend që javën e kaluar emrat e anëtarëve të komisioneve…
