Autor: TV News
Ka disa ditë që ka qarkulluar lajmi se dyshja e famshme, Yll Limani e Rita Ora do të publikojë një duet. Raportohet se kënga do të publikohet më 7 nëntor dhe pritet të bëhet një hit i madh. Ky bashkëpunim ka ngjallur kureshtje të madhe tek fansat, të cilët tashmë janë duke pritur me padurim që të dëgjojnë këtë projekt muzikor. Dy artistët, të njohur për stilin e tyre unik dhe për hitet e mëparshme, duket se kanë punuar intensivisht për këtë projekt dhe kanë përgatitur një surprizë të veçantë për ndjekësit e tyre. Publikimi i këngës më 7 nëntor…
Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do ulet në vitin 2030 rreth tryezës së Bashkimit Evropian. Rama ka vlerësuar gjithashtu optimizmin e shqiptarëve për integrimin evropian, duke theksuar se Shqipëria është një nga kombet më eurooptimiste në rajon. Rama: Qasja e re ende vazhdon, shpresoj shumë që më në fund të ulemi së bashku rreth së njëjtës tryezë. 2030 nuk është një vit që e kam parë në ëndërr, por një afat që vjen si rezultat i një përllogaritjeje shumë të thjeshtë. Së bashku me Komisionin kemi rënë dakord mbi një kalendar që është shumë ambicioz, kemi detyra shtëpie për…
Arsenali i Mikel Artetës fitoi përsëri të martën në mbrëmje dhe mbajti një tjetër portë të pastër kundër Slavia Praha në Ligën e Kampionëve. Kjo do të thotë që Arsenali ka mbajtur tetë porta të paprekura radhazi për herë të parë që nga viti 1903, dhe ja se si reagoi Arteta ndaj statistikës. “Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, kështu që tregon për vështirësinë e arritjes së saj,” tha trajneri i “Topçinjve”. “Ka shumë punë, padyshim, për ta arritur këtë, dhe gjëja më e këndshme, ndoshta, nuk është rekordi; është mentaliteti i lojtarëve. “Ata po flasin se si mund…
Kjo është një pyetje që po shqetëson shumë qytetarë dhe analistë politikë, pasi afati për formimin e qeverisë po afron me shpejtësi. Nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të krijojë qeverinë e re, vendi do të përballet me zgjedhje të jashtëzakonshme, një situatë që mund të sjellë pasiguri të mëtejshme. Glauk Konjufca, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, është mandatuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për të formuar qeverinë e re. Ky mandat është një hap i rëndësishëm në procesin politik të vendit, por afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese është 15 ditë, që përfundon më 19 nëntor. Nëse qeveria nuk formohet…
Skuadra e Juventusit barazoi 1-1 ndaj Sporting Lisbon dje në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen e fazës së ligës që u zhvillua në Torino. Trajneri i ri i Juventusit, Luciano Spalletti i besoi Zhegrovës dhe e aktivizoi atë në minutën e 72’të, shkruan GazetaBlic Sport. Futbollisti kosovar nuk e dëshpëroi strategun italian, përkundrazi trajneri i ri i “Bianconerëve” mbeti i impresionuar nga paraqitja e kosovarit. “Shpejtësia e Edon Zhegrovës më bëri shumë përshtypje, veçanërisht në hapësira të ngushta”, tha Spalletti pas ndeshjes në konferencën për shtyp. “Ai do të vazhdojë të përmirësohet në çdo seancë stërvitore. Jemi të sigurt se…
Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka folur për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE, e cila është përshëndetur dhe ka marrë vlerësimet më të larta nga komisionerët dhe liderët e BE, është ndalur edhe tek AI. Në një intervistë në Euronews EU Enlargement Summit, Rama u pyet se cila është ideja tjetër krijuese e Shqipërisë pas ministrisë së krijuar me inteligjencë artificiale. Kryeministri shqiptar u përgjigj me humor se të gjithë kanë dëgjuar tashmë se Diella është shtatzënë, dhe duhet të presim lindjen e 83 foshnjave. Pjesë nga biseda: Pyetje: Cila është ideja tjetër krijuese që vjen prej jush në rrugëtimin drejt…
Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për lënien në detyrë si kryetar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Sipas Dogjanit, vendimi ishte i drejtë, megjithatë Veliaj duhet të ishte shkarkuar kohë më parë për shkelje të rënda kushtetuese. Pjesë nga biseda: Borakaj: Pas vendimit të GJK, kishit dilema? Dogjani: Unë jam jurist dhe vij nga fusha e avokatisë, por edhe nga Policia e Shtetit. Por dua të them se unë e prisja një vendim të tillë, pasi Kushtetuta është e qartë, pasi i përket shkarkimit të një…
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ditën e djeshme (03 Nëntor) vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Pedagogia Arsjeda Gjyli tha se ky vendim i gjykatës nuk e shpall Veliajn të pafajshëm, thjesht e quan kërkesën e shkarkimit të tij si të padrejtë. E pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se kush e merr rrogën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Gjyli u përgjigj askush, teksa nënvizoi se punët po menaxhohen nga nënkryetari. Pjesë nga biseda: Gjyli: Erjon Veliaj po vazhdon të hetohet. Nuk është se e shpallën z.Veliaj të pafajshëm. Ky ishte vendimi…
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve. Liverpool ka triumfuar ndaj Real Madrid, Bayern Munich ka siguruar pikët e plota ndaj PSG-së, kurse Juventus është ndalur nga Sporting, shkruan GazetaBlic Sport. Ja rezutlatet e plota: /GazetaBlic Sport/ The post ‘Bie’ Real Madrid, fitojnë Liverpool e Bayern Munich, ndalet edhe Juventus appeared first on GazetaBlic.
Ish-prokurori, Ervin Karanxha, e ka cilësuar lexim të drejtë të Kushtetutës vendimin e marrë një ditë më parë nga ana e Gjykatës Kushtetuese për të lënë në detyrë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Sipas tij, tani është momenti që të gjendet një mënyrë që Erion Veliaj të mund të ushtrojë detyrën e tij ndaj qytetarëve edhe nga burgu. I pyetur se si, ai tha se me një VKM mund t’i jepet hapësirë Veliajt që të drejtojë edhe nga qelia. Pjesë nga biseda: Karanxha: Për mendimin tim, GJK u shpreh edhe për procedurën e Këshillit Bashkiak. Ky është shembull i mirë…
