Autor: TV News
Ka përfunduar pjesa e parë e duelit Andorrë – Shqipëri. Pjesa e parë e duelit përfundoi me rezultatin 0-0, shkruan GazetaBlic Sport. Berat Gjimshiti kishte rastin e artë në fundin e pjesës së parë, por goditja e tij u ndal nga shtylla, teksa edhe Asllani kishte rast të mirë nga fauli, por nuk qëlloi portën. Kujtojmë se Anglia po fiton ndaj Serbisë me rezultatin 1-0, dhe krejt çka duhet është fitorja e kombëtares kuqezi për vendin e “Play Offit”. /GazetaBlic Sport
Për herë të parë qeveria shqiptare dhe ajo italiane zhvilluan një mbledhje të përbashkët. Kryeministri Edi Rama u shoqërua nga homologia e tij italiane Georgia Meloni, me të cilën shkëmbyen dhe biseda të shkurtra gjatë takimeve me zyrtarë të tjerë të lartë. Takimi vijoi me firmosjen e 16 në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen e zgjuar. Analisti Endri Tafani, i ftuar në studion e “Quo Vadis” në Vizon Plus, tha se të 16 marrëveshjet ishin shumë të rëndësishme, por veçoi ato të energjisë, mbrojtjes dhe…
Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur fitore masive në duelin ndaj Andorrës në udhëtim. Shqipëria ka fituar ndaj Andorrës me rezultatin minimal 0:1, për t’i marrë tre pikë tejet të mëdha, shkruan GazetaBlic Sport. Golin e vetëm në këtë ballafaqim e ka shënuar mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, i cili pas 67 minutave realizoi me një goditje tejet të bukur, pas asistimit të Myrto Uzunit. Shqipëria tani ka 14 pikë në grup, teksa me humbjen e Serbisë, nënkuptohet se kombëtarja kuqezi edhe zyrtarisht ka siguruar vendin për “Play Offin” e Botërorit 2026. Shqipëria nuk ka luajtur asnjëherë në Kampionatin Botëror, e tashmë…
Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në studion “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar marrëveshjet e firmosura këtë të enjte në Itali mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni. Gjokutaj tha se marrëveshjet e sotme ishin si “morfina” që Italia i dha Ramës, për t’i dhënë mundësinë të marrë pak frymë pas situatës së rëndë politike në të cilën ndodhet. Pjesë nga biseda: Gjokutaj: Rama ishte fizikisht në Itali, por mendjen e kishte në Shqipëri. Ajo që e nxin në atë takim është fakti që shkon atje me zëvendësen e tij të…
Sylvinho ka folur për “Supersport” pas fitores me Andorrën. Kuqezinjtë triumfuan 1-0 ndaj kundërshtarëve, me gol të Kristjan Asllanit. Një triumf i cili na siguroi edhe kualifikimin për herë të parë në histori në një “Play-Off” të Kupës së Botës. Pas sfidës ka theksuar se: “Situata me Brojën, çfarë folët në dhomat e zhveshjes? Një natë e mrekullueshme dhe historike për të shijuar arritjen në “Play-Off”. E pashë që ishte i mërzitur dhe kam folur vetëm pak me ekipin. Të gjithë kanë vuajtur ndaj Andorrës. Pasi fituam, u ndalëm për një moment për të kuptuar edhe rezultatin e sfidës tjetër…
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj, ka hedhur akuza të forta në drejtim të Policisë së Shtetit, ndërsa ishte i ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Malaj deklaroi se ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë në Rinas tregon se krimi vazhdon të ketë lidhje të forta me Policinë e Shtetit. Ai akuzoi ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, se sapo mori detyrën, pajisi policët me aplikacionin SKY ECC. Moderatorja Borakaj, me humor, shtoi: “I pajisi për të zbuluar krimin, pra.” Pjesë nga biseda: Malaj: Shumë ngjarje kriminale…
Historike, Kombëtarja shqiptare për herë të parë në “play-off” të Botërorit. Kuqezinjtë ia dolën që të triumfonin në transfertë 0-1 përballë Andorrës, me golin e Kristjan Asllanit. Tashmë, kuqezinjtë janë një hap larg Botërorit 2026. Ndërkohë që janë zbuluar edhe katër ekipet që kanë probabilitetin më të lartë që të përballen me ekipin tonë kombëtar. Çekia, Sllovakia, Skocia dhe Hungaria janë ekipet që mund të përballen me Shqipërin në “play-off”. Vlen të theksohet se sfida do të jetë një transfertë, gjë që e vështirëson më shumë.
Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, se thirrja e Berishës për 21 janarin po bëhet për të mbuluar skandalet. Sipas tij, kjo ngjarje është hetuar njëherë, por thjesht rikthehet në vëmendje sa herë qeveria është në hall. Pjesë nga biseda: Gjokutaj: Çështja është proceduriale. Kollaj të thuash buçet Tirana. Borakaj: Unë e kam në telefon. Gjokutaj: Si mund të shkosh i paftuar? Të paktën këta të nxjerrin ftesën e njoftimit. Kjo zbulon atë indin më të butë. 21 janari është kthyer nga një çështje juridike në…
Shqipëria për të disatën ndeshje nuk ka pësuar gol. Një meritë padiksutim i shkon edhe Arlind Ajetit. Ky i fundit ka folur pas suksesit 1-0 të Kombëtares shqiptare ndaj Andorrës. Mbrojtësi ka theksuar se vuajtën shumë në ndeshjen e sotme, por në fund është e rëndësishme që fituan. “Një fitore pa lojë të bukur? E pritëm një ndeshje të tillë. Kundërshtar i papërshtatshëm, shumë duele dhe faulle. Duhet të ishim gati për çdo gjë. Edhe pse 1-0, besoj se bëmë mjaft mirë. Anglia? Një ndeshje komplet ndryshe se kjo e sotmja. Kemi 2 ditë deri në sfidën me Anglinë. Kryesorja…
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha u thirr një javë më parë në SPAK, pas rihapjes së hetimit për çështjen e 21 janarit, ndërkohë që këtë të premte është thirrur të dëshmojë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, dy nga personat më të pushtetshëm të kohës. A do të flasë ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha për 21 janarin e vitit 2011? Kjo ishte pyetja e drejtuar nga moderatorja Pranvera Borakaj në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus këtë të enjte. Gazetari Ardit Hoxha tha se, pavarësisht asaj që ka ndodhur mes Berishës dhe Bashës nga viti 2021 e deri më sot, ky i fundit do…
