Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në studion “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar marrëveshjet e firmosura këtë të enjte në Itali mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni.
Gjokutaj tha se marrëveshjet e sotme ishin si “morfina” që Italia i dha Ramës, për t’i dhënë mundësinë të marrë pak frymë pas situatës së rëndë politike në të cilën ndodhet.
Pjesë nga biseda:
Gjokutaj: Rama ishte fizikisht në Itali, por mendjen e kishte në Shqipëri. Ajo që e nxin në atë takim është fakti që shkon atje me zëvendësen e tij të pandehur rast që nuk ka për të ndodhur më.
Borakaj: Prezumimi i pafajësisë?
Gjokutaj: Ke shumë të “prezumuar”… Sa i përket marrëveshjeve, ne urojmë të jetë sa më mirë. Këta nuk e kanë problemin te formati që firmoset, por te ajo që ndodh më pas degradimi. Po të shohësh, çdo gjë në fund degradohet. Ajo që dua të them është se, në krizën politike ku ndodhet Rama, firmosja e këtyre marrëveshjeve është si një “morfina” që ia jep Italia. Dhe Italia e bën këtë sepse Rama ka qenë shumë korrekt me ta. Italia jo vetëm që i jep mbështetje, por merr edhe përfitime ekonomike nga kjo situatë.

