Autor: TV News
Kryeministri Edi Rama e nisi ditën duke ndarë disa foto nga mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare me atë italiane, e cila u zhvillua një ditë më parë në Romë. Ai e përshkroi këtë ngjarje si një moment historik për marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë. “MIRËMËNGJES 😊dhe me fotoalbumin nga Roma, në ditën historike të marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ku u zhvillua dje mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, ju uroj një ditë të mbarë 🫶”, shkruan Rama. Gjatë takimit, të dy kabinetet firmosën një marrëveshje partneriteti strategjik si edhe 15 marrëveshje të tjera që përfshijnë fusha…
Pas arritjes historike të Kombëtares së Shqipërisë, që për herë të parë siguroi pjesëmarrjen në “play off” të kualifikimeve për Botërorin 2026, kanë ardhur reagime nga liderët politikë, të cilët kanë shprehur krenarinë dhe urimet e tyre për kuqezinjtë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Facebook e ka përshkruar këtë moment si një ngjarje historike për sportin shqiptar. “HISTORIKE! Ec atyyyy shqipeeeee. FOOORCAAA SHQIPËRIAAAAA. Krenarë për kuqezinjtë”, ka shkruar Rama. Ekipin kombëtar për arritjen historike e ka uruar edhe presidenti i Republikes së Shqipërisë, Bajram Begaj. “Urime dhe suksese për Kombëtaren!”, ka shkruar ai në Facebook. Edhe kryeministri i Kosovës…
Pasi dha doreheqjen si kryetar i PDK-së Memli Krasniqi u shpreh për mediat në Prishtinë se ai vendosi partinë përpara interesave personale. “Nuk ka te beje vetem me zhvillimet e fundit, por ka te beje me nje trajaktore politike te te gjithe rrugetimit tim politik. Secii kryetar besoj edhe diten e pare kur e merr mandatin nuk ka si ti shkoj mendja edhe diten e fundit kur e le mandatin sepse kete ta sjellë sensi I përgjegjesise te atyre qe te besojne. Une se kam patur kurre ambicien e te qenit kryeminister, une pushtetin per vete se kam kerkuar asnjehere…
Historike, Kombëtarja shqiptare për herë të parë në “play-off” të Botërorit. Kuqezinjtë ia dolën që të triumfonin në transfertë 0-1 përballë Andorrës, me golin e Kristjan Asllanit, teksa Myrto Uzuni asistoi për mesfushorin e Torinos. Tashmë, kuqezinjtë janë një hap larg Botërorit 2026, ndërsa lënë në “shtëpi” Serbinë. Kjo pasi këto të fundit u mposhtën nga Anglia dhe falë këtij kombinimi rezultatet, kuqezinjtë siguruan që mbrëmjen e sotme kualifikimin në ‘Play-Off” të Kupës së Botës. Rey Manaj “thumbon” pas kësaj sfide sërish serbët. Kjo pasi heroi i fitores ndaj Serbisë në Leskovc ka postuar një foto me Uzunin dhe Asllanin,…
Ne të gjithë e dimë se vitamina C është një pjesë thelbësore e dietës sonë, por a e dini se çfarë masash mund të merren në shtëpi për të parandaluar mungesën e vitaminës C? A jeni person që lëndohet shumë lehtë? A i duhet trupit tuaj një kohë të gjatë për të shëruar plagët? A ju gjakoset mishi i dhëmbëve gjatë pastrimit të tyre? Nëse përgjigja për të gjitha këto pyetje është po, atëherë mund të keni mungesë të vitaminës C. Simptomat e mungesës së kësaj vitaminë, si mavijosja, gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve, lodhja dhe të tjerë, mund të…
“Sot është një ditë historike”. Kështu e ka cilësuar vizitën e tij në Romë kryeministri Edi Rama, i cili gjatë një konference të përbashkët për mediat me homologen italiane, ka shpehur mirënjohje për qeverinë e vendit fqinj. Falë kësaj qeverie, shtoi kryeministri Rama, ata që kanë paguar sigurime kanë të drejtën për pension dhe kjo gjë u arrit nga marrëveshja e nënshkruar mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare.Lexo edhe :Related Posts “Unë do vazhdoj të flas në italisht pasi sot kemi provën shkencore që përveç qeverisë italiane nuk ekziston një qeveri tjetër që të flas italisht, sa ajo shqiptare. Sot…
Për herë të parë, qeveria shqiptare dhe ajo italiane zhvilluan një mbledhje të përbashkët dypalëshe. Takimi i nivelit të lartë u mbajt në kryeqytetin italian, Romë, ku u firmosën disa marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi mes dy vendeve. Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama gjatë fjalës së tij u shpreh me tone optimiste për të ardhmen e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, duke vlerësuar rolin e Italisë dhe veçanërisht të kryeministres Giorgia Meloni. Rama theksoi se pas përfundimit të negociatave teknike, Shqipëria është gati të nisë fazën politike të bisedimeve me BE-në, duke nënvizuar se nëse përgjegjësia për këtë hap…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë në Samitin e parë Ndërqeveritar Shqipëri–Itali, ku delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama. Gjatë ditës, Spiropali zhvilloi edhe një takim bilateral me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm, Antonio Tajani. Në një postim në platformën X, ministria Spiropali e cilëson mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive si një pikënisje historike për projekte të reja dhe bashkëpunim më të ngushtë. “Omnes viae Romam ducunt — Të gjitha rrugët të çojnë në Romë Mbledhja e parë e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Itali, një pikënisje historike për projekte të…
Ndihmës trajneri i Shqipërisë, Pablo Zabaleta thotë se sonte do ta respektojnë Andorrën, por edhe veten në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026. “Ne e respektojmë Andorrën dhe veten tonë. Shehu e Asllani po luajnë mirë bashkë, poashtu edhe Berisha është në top formë me Leccen, por sonte kemi lojtarë në bankë nëse na duhet impakti i tyre në pjesën e dytë”, tha Zabaleta në SuperSport. Ai më pas lavdëroi tifozët shqiptarë që e mbushën një pjesë të stadiumit sonte. “Jemi të fokusuar vetëm tek ndeshja jonë sonte, duam fitoren dhe të luajmë mirë, nuk do jetë lojë e…
Vizita e kryeministrit Edi Rama, mbledhja e dy qeverive dhe nënshkrimi i marrëveshjeve me qeverinë italiane ishin disa nga pikat që u diskutuan këtë të enjte në studion e “Quo Vadis”, të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Gjatë emisionit u diskutua edhe telefonata misterioze e kryeministrit Edi Rama. Të ftuarit në studio theksuan se telefonata nuk ishte e rastësishme, por diçka e menduar mirë nga zoti Rama, për t’u dhënë mediave “ushqim” për të komentuar. Pjesë nga biseda: Borakaj: Videoja virale e kryeministrit Rama, kujt i bërtiste në telefon? Hoxha: Atë ndoshta e di vetëm Rama dhe personi tjetër…
