Autor: TV News
Gjatë qëndrimit në Romë me kabinetin qeveritar, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, është pritur në takim zytar nga homologu i tij italian, Carlo Nordio. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari thotë se ka disktuar mes të tjerash për mbështetjen që Italia mund t’i japë Shqipërisë në ndryshimet ligjore për Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, por edhe për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të dënuarve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Më poshtë reagimi i plotë i ministrit Lamallari: Kënaqësi e veçantë që vizitën time të parë zyrtare si Ministër Drejtësie ta zhvilloja në Itali dhe për më…
Tifogrupi shqiptar i Shkëndijës, Ballistët kanë paralajmëeuar udhëtim masiv në Prishtinë për ndeshjen me Dritën. Drita e mirëpret Shkëndijën me 27 nëntor në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e Conference League, teksa tifogrupi shqiptar premton udhëtim masiv nga Tetova drejt Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport. Më poshtë keni njoftimin e Ballistëve: “KRYEFJALA E VITIT NË PRISHTINËAshtu siç ditët po kalojnë, afrohet ndeshja e shumë pritur, e cila përkon me festat kombëtare.Nëntori është çdoherë i zjarrtë në Tetovë, por këtë rradhë festën e zhvendosim në kryeqendrën shqiptare, në Prishtinë.Përveç rëndësisë që ka kjo ndeshje në Conference League, për neve shënohet edhe një datë…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se do të paraqitet në SPAK sa herë që prokurorët ta kërkojnë për çështjen e 21 janarit dhe për çdo çështje tjetër. Por, para gazetarëve, Berisha deklaroi se nuk ka marrë asnjë thirrje nga Prokuroria e Posaçme për t’u paraqitur nesër në SPAK. “I jam përgjigjur gjithë jetën time çdo thirrjeje të organeve të drejtësisë dhe do të përgjigjem. Do t’i përgjigjem, nuk ka koment. Nuk mund të ketë pyetje a do t’i përgjigjem, por ka vetëm një kusht, që unë të marr thirrjen”, tha Berisha. Edhe pse në media është publikuar thirrja…
Nico Paz do të kthehet së shpejti në Real Madrid. Mario Cortegana, një gazetar për The Athletic, pohon se Paz do të kthehet në Real Madrid në verën e vitit 2026. Paz ka performuar jashtëzakonisht mirë që kur u largua nga Real Madridi për në Como sezonin e kaluar. Lojtari i ri tashmë ka tetë kontribute vendimtare këtë sezon, duke përfshirë katër gola dhe katër asiste. Real Madridi mund ta blejë përsëri Pazin për më pak se 10 milionë euro falë një klauzole në kontratën e tij me Comon. Como hodhi poshtë një ofertë prej 70 milionë eurosh për Pazin…
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, foli për marrëveshjen për emigrantë. Në fjalën e saj, ajo tha: “Ne Evropë ka një grup që mblidhet për të folur për fluksin e migracionit. Kryeministri Rama është dëshmitar i aktit që ka disa vende Europian që përpiqen të bëjnë vend në të njëjtën nismë dhe ë njëjtin protokoll. Kjo sepse të gjithë e kuptojnë që është një nismë revolucionare. Por protokoli do të funksionojë kur të futet në lojë marrëveshja e re për azilin, por edhe këtu më duhet të kërkoj një reflektim. Nëse janë bllokuar disa…
Trajneri i kampionit italian Napoli, Antonio Conte, ka marrë një javë pushim, të cilat përkojnë me pushimin në kampionate për shkak të ekipeve kombëtare. Napoli specifikon se Conte nuk do të drejtojë stërvitjen për tre ditët e ardhshme, pasi “kjo është rënë dakord me klubin prej kohësh”, transmeton GazetaBlic Sport. Megjithatë, mungesa shkaktoi thashetheme pasi përkoi me humbjen ndaj Bolonjës në Serie A, pas së cilës presidenti Aulerio De Laurentiis u detyrua të shkruante një postim të gjatë në rrjetet sociale duke thënë se trajneri nuk kishte dhënë dorëheqjen. Antonio Conte do ta kalojë fundjavën me familjen e tij në…
Partia Demokratike ka goditur në Gjykatën Kushtetuese Parlamentin, i cili rrëzoi kërkesat e opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore; komisionin hetimor për zgjedhjet e 11 majit dhe komisionin hetimor për ish-zyrtarin e lartë të FBI Charles McGonigal. 38 deputetë të Partisë Demokratike kërkojnë nga gjykata të shpallë antikushtetuese dy votimet e mazhorancës socialiste e t’i hapë rrugë ngritjes së dy komisioneve. Në kërkesën e opozitës theksohet se neni 77 i Kushtetutës parashikon se “Kuvendi me kërkesë të 1/4 së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë”, ndaj…
Hapi i fundit dhe vendimtar drejt një kontrate të re për repreznentuesin turk Kenan Yildiz te Juventusi ka rezultuar më i ndërlikuar nga sa pritej. Juventusi dhe Kenan Yildiz nuk kanë arritur të arrijnë një marrëveshje për të zgjatur bashkëpunimin e tyre deri në vitin 2030, transmeton GazetaBlic Sport. Sipas Gazzetta dello Sport, negociatat janë në një ngërç dhe palët tani po shqyrtojnë hapat e mëtejshëm. Nuk ka kompromis për shifrat që lidhen me pagën e re të Yildiz, dhe madje disa aspekte kontraktuale janë duke u shqyrtuar. Sipas gazetës, nënshkrimi i një kontrate të re për numrin dhjetë të…
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot në Romë një takim zyrtar me Ministrin e Mjedisit dhe Energjisë të Italisë, Gilberto Pichetto Fratin. Diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e energjisë, si dhe në projektet strategjike që pritet të thellojnë partneritetin mes dy vendeve. Në qendër të bisedës ishte projekti madhor për ndërtimin e linjës nënujore Shqipëri–Itali, një infrastrukturë energjetike e rëndësishme që do të lidhë sistemet elektroenergjetike të të dy vendeve. Ky projekt është pjesë e korridorit energjetik Lindje–Perëndim, që përfshin Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Italinë, duke krijuar një rrjet…
Klubi gjerman Mainz ka humbur apelin kundër vendimit për përjashtimin e padrejtë të sulmuesit të krahut Anwar El Ghazi. Ekipi i Bundesligës ia ndërpreu kontratën El Ghazi-t në nëntor 2023 pas një sërë postimesh në rrjetet sociale që ai bëri në lidhje me luftën në Gaza. Në korrik 2024, një gjykatë gjermane vendosi që ky ishte një largim i paligjshëm dhe se deklaratat e lojtarit binin brenda fushëveprimit të lirisë së shprehjes. Mainz apeloi vendimin, por të mërkurën vendimi u la në fuqi nga një gjykatë tjetër. “Ne duhet ta pranojmë vendimin e gjykatës”, tha kryetari i klubit Stefan Hoffmann.…
