Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj, ka hedhur akuza të forta në drejtim të Policisë së Shtetit, ndërsa ishte i ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Malaj deklaroi se ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë në Rinas tregon se krimi vazhdon të ketë lidhje të forta me Policinë e Shtetit.
Ai akuzoi ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, se sapo mori detyrën, pajisi policët me aplikacionin SKY ECC. Moderatorja Borakaj, me humor, shtoi: “I pajisi për të zbuluar krimin, pra.”
Pjesë nga biseda:
Malaj: Shumë ngjarje kriminale në Shqipëri janë zbuluar pas futjes në punë të satelitëve. Moszbulimi i kësaj ngjarjeje do të tregojë se ka lidhje të drejtpërdrejtë me Policinë e Shtetit. Shumë nga krimet janë zbuluar falë teknologjisë dhe satelitëve, por problemi është se po flasim për një polici që ka qenë totalisht e lidhur me krimin. Nëse deri dje kishim 50 drejtorë policie të lidhur me krimin, sot mund të themi se intensiteti i këtyre lidhjeve është ulur disi. Por ditën e parë që Ardi Veliu mori detyrën si drejtor i përgjithshëm, ua shpërndau aplikacionin SKY ECC të gjithë drejtorëve të policisë.
Borakaj (me ironi): Për të zbuluar krimin, pra!

