Autor: TV News
Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke e cilësuar si një moment historik që i dha shqipes jo vetëm një standard, por një bazë identiteti dhe kulture për brezat. “Mirëmëngjes dhe gëzuar Ditën e Alfabetit,” shkruan Rama, duke theksuar se fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që “shpirtin e ka te gjuha”. 22 nëntori, që shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, u shpall një vit më parë festë zyrtare. Kjo ditë ka një simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, në përkujtim të…
Numri dy i pezulluar i qeverisë me vendim gjykate, Belinda Balluku, bashkë me vartësit e saj, krerët e ARRSH dhe të KESH janë në pritje të komunikimit të masave respektive të sigurisë. Ballukut do t’i komunikohet edhe vendimi që e ndalon të dalë nga Shqipëria një kërkesë kjo e Prokurorisë së Posaçme dhe e vendosur nga Gjykata Antikorrupsion. Dy vartësit e saj, Gentian Gjyli i ARRSH dhe Erald Elezi i KESH, janë vendosur në masa arresti shtëpiak, ndaj drejt gjykatës u shoqëruan nga forca policie. Seanca gjyqësore, e planifikuar për në orën 09:00, u shty me dy orë pas kërkesës…
Çfarë ndodh kur një vend ndodhet në prag të një lufte? Kjo është pyetja që po shqetëson Poloninë, e cila po përjeton një situatë të tensionuar për shkak të konflikteve në Ukrainë. Rektori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Varshavës, Riger Halili, ndau mendimet e tij mbi këtë çështje gjatë emisionit Balkan Talks në Euronews Albania. Halili theksoi se situata aktuale është e rëndë dhe se Polonia është në një gjendje para lufte. Ai përmendi se liderët polakë, përfshirë Kryeministrin Tusk, kanë paralajmëruar për rreziqet që vijnë nga Rusia, duke e bërë të qartë se vendi është në gatishmëri të…
Mandarinat janë një ndër frutat më të mira dhe të shijshme të kësaj stine. Lëkura e tyre e portokalltë shkëlqen dhe është më e ndezur se e agrumeve të tjera. Tuli i mandarinës është i ndarë në thela të barabarta që shkëputen lehtësisht dhe pa mund. Çdo thelë është plot lëng dhe e pasur në shije dhe aromë. Mandarina është e pasur në vitaminë C. Një mandarinë mesatare plotëson 31% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme. Përse nuk duhen hedhur lëkurat e mandarinës? Kur hamë mandarina, na vjen natyrshëm që të hedhim lëkurat e tyre. Por…
Liderët e Ballkanit Perëndimor u bënë bashkë këtë të premte në Tiranë, për të marrë pjesë në samitin “Plani i rritjes, rruga jonë në BE.” Krerët e shteteve, mes tyre edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u pritën në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama, i cili i uroi mirëseardhjen po ashtu edhe komisioneres së BE, Marta Kos, si edhe ambasadorit të delegacionit të BE, Silvio Gonzato. Në hapje të samitit, Rama tha se vendet e Ballkanit Perëndimor po bëjnë detyrat dhe e meritojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. “Do të vazhdojmë përpara derisa Ballkani Perëndimor të hyjë…
Real Madrid e ka nisur mbarë sezonin, si në La Liga, ashtu edhe në Champions League, por klubi i madh spanjoll gjithmonë mbetet në kërkim të lojtarëve, të cilët mund ta përforcojnë edhe më shumë. Ideja e fundit vjen nga Anglia, saktësisht nga Liverpool. Presidenti Florentino Perez synon të sjellë në skuadër Dominik Szoboszlai. Sipas “El Chiringuito”, madrilenët do të përpiqen ta mbyllin këtë transferim në janar, edhe pse Liverpool mund të mos ketë në plan ta lëshojë futbollistin hungarez. Anglezët në fakt nuk po zhvillojnë një sezon të mirë dhe normalisht nuk do të dëshironin të privoheshin nga një…
Liderët e Ballkanit Perëndimor u bënë bashkë këtë të premte në Tiranë, për të marrë pjesë në samitin “Plani i rritjes, rruga jonë në BE.” Krerët e shteteve, mes tyre edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u pritën në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama, i cili i uroi mirëseardhjen po ashtu edhe komisioneres së BE, Marta Kos, si edhe ambasadorit të delegacionit të BE, Silvio Gonzato. Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë tha shkurtimisht se për çfarë u diskutua gjatë takimit me dyer të mbyllura. Rama: Sot mund të them që kemi mbyllur një takim të…
Profesori Rob Wilson, Drejtor i Arsimit të Lartë në Kampusin e Biznesit të Futbollit të Universitetit, foli për mediat rreth vizitës së Cristiano Ronaldos në Shtëpinë e Bardhë dhe takimit të tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke theksuar konkretisht qëllimin e tij. Domethënë, me këtë vizitë, Ronaldo mund të rriste jashtëzakonisht shumë të ardhurat e tij nga kontratat e sponsorizimit, transmeton GazetaBlic Sport. Ndikimi mediatik i një vizite të tillë ka të ngjarë të jetë një shumë tetëshifrore, me një rritje të lehtë të vlerës së kontratave të tij të sponsorizimit në portofol, e cila tashmë i sjell…
Liderët e Ballkanit Perëndimor u bënë bashkë këtë të premte në Tiranë, për të marrë pjesë në samitin “Plani i rritjes, rruga jonë në BE.” Pas takimit, kreu i qeverisë bashkë me komisioneren për zgjerim, Marta Kos, zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp. Në fjalën e tij, Rama komentoi zhvillimet e fundit në drejtësi, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe duke e cilësuar pezullimin e zëvendëskryeministres si një rast unik në historinë evropiane. Ditën e djeshme, me urdhër të SPAK, GJKKO vendosi dy masa sigurie ndaj zëvendësminsitres Belinda Balluku, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i…
FC Prishtina ka njoftuar se futbollisti Amar Demolli, e ka përfunduar me sukses operimin në gjurin e majtë. Fatkeqësisht, Demolli u lëndua në miqësoren e 14 nëntorit, në përballjen e Prishtinës me Duakgjinin, shkruan GazetaBlic Sport. Kujtojmë se Demolli së fundmi ishte rikthyer në fushë pas një lëndimi të ngjashëm, ku po ashtu kishte qenë i detyruar t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale, atëherë në gjurin e djathtë. 19 vjeçari vlerësohet si një talent shumë i madh dhe shpresojmë që lëndimet të mos e pengojnë në karrierën e tij. The post I pafat me lëndimet, Amar Demolli e përfundon me sukses operimin…
