Autor: TV News
Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga shqyrtimi i rekursit të tij për ndryshimin e masës së sigurisë. Rekursi që mban datën 27 nëntor tanimë është në duart e këtij gjyqtari. Sipas Ilir Metës, qëndrimi i tij në burg duhet të marrë fund me mbylljen e dosjes së tij.
Kombëtarja e Kosovës ka arritur një sukses historik në kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës, duke siguruar një vend në ‘Play Off’. Ish portieri që mbrojti portën e ‘Dardanëve’, Kushtrim Mushica, është deklaruar në lidhje me këtë sukses historik të arritur. Në emisionin ‘Expose‘, prodhim i ‘GazetaBlic‘, Mushica tha se reflektuam mirë pas ndeshjes me Zvicrën, duke zhvilluar më pas një ecuri fantastike. Ky sukses bëhet edhe më i madh sipas tij, kur bazohemi tek kombëtaret kundërshtare që kanë qenë në grup. “Po, arritja është e jashtëzakonshme, kjo marrë parasysh edhe kundërshtarëve të grupit. Ecuria ishte fantastike, pasi fillimisht humbëm…
Dashi Mund të ketë një aspekt të natyrës suaj që e injoroni. Gjithmonë dëshironi të jeni ju ai që ka kontrollin në një marrëdhënie. Do të ishte e denjë ta ndryshoni këtë. Nuk parashikohen zhvillime në aspektin profesional. Demi Mos lejo që emocionet të të mposhtin sot. Nëse mund t’i kontrollosh ato, do të kesh forcë të dhjetë personave. Mund të bësh çfarë të duash dhe askush nuk mund të të ndalojë. Binjakët Më në fund, sot, do të kuptosh se si është të kesh kontrollin e gjërave. Madje do të ndihesh sikur ke lindur për ta bërë këtë. Sidoqoftë,…
Drejtësia duhet të jetë e pavarur por jo e papërgjegjshme. Këtë qëndrim ka ndarë kryeministri Edi Rama, duke cituar fjalimin e ish-prokurorit federal Robert h. Xheksonit dhe duke e lidhur atë me situatën aktuale të drejtësisë në vendin tonë. Ne rrjetin social ne facebook, kreu i qeverisë shkruan se Xheksoni i “mësoi botës demokratike se kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes dhe kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, kushtetuta demokratike nuk merr më frymë, por mbytet.” Pa përmendur çështje specifike, për kryeministrin mësimi madhor nga ish-prokurori amerikan është se pushteti nuk ka qenë kurrë më…
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e javës së 13-të në Superligën e Kosovës. Është Drita, ajo e cila po udhëheq me rezultat minimal 0-1 ndaj Prishtinës së Re. Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Rron Broja, në minutën e 24-të. Mbetet të shihet se çka do të ndodhë në pjesën e dytë.
GJKKO është tërhequr për të marrë vendim për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj. Ditën e sotme, në orën 09:00, Belinda Balluku bashkë me vartësit e saj, krerët e ARRSH dhe të KESH u paraqitën në GJKKO për t’u njohur me masat respektive të sigurisë. Ballukut do t’i komunikohet edhe vendimi që e ndalon të dalë nga Shqipëria një kërkesë kjo e Prokurorisë së Posaçme dhe e vendosur nga Gjykata Antikorrupsion. Dy vartësit e saj, Gentian Gjyli i ARRSH dhe Erald Elezi i KESH, janë vendosur në masa arresti shtëpiak, ndaj drejt gjykatës u shoqëruan nga forca policie. Seanca…
Skuadra e Barcelonës ka marr një lajm të keq pak orë para përballjes me Atletiko Bilbaon. Trajneri Hansi Flick nuk do ta ketë në dispozicion futbollistin, Marcus Rashford. Sulmuesi anglez raportohet se vuan nga një grip dhe stafi i Barcelonës dëshiron të mos e rrezikoj për shkak që të jetë 100% i gatshëm për ndeshjen kundër Chelseas në Champions Lague.
Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni. Mediat italiane bëjnë me dije se artistja ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Milano, ku ishte e sëmurë prej disa kohësh. Vdekja e saj shënon fundin e një epoke për muzikën dhe kulturën italiane, të cilat Vanoni i ka shoqëruar për më shumë se shtatë dekada me zërin dhe stilin e saj të lirë e të rafinuar. E konsideruar si një nga figurat më ikonike në muzikën italiane, ajo ishte aktive që nga viti 1956 duke publikuar mbi 100 albume dhe përmbledhje dhe duke arritur një total…
Sot, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përkujtoi Kongresin e Manastirit, i cili me aktin historik të vitit 1908 i dha kombit bashkimin përmes germave të njësuara të gjuhës amtare. Gjatë një fjalimi në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e gjuhës shqipe ndër breza, sakrificat e atdhetarëve dhe kontributin e studiuesve për ruajtjen dhe pasurimin e shpirtit të kombit. “Gjuha është shenja e kombësisë, është shpirti i një kombi. Ajo mban kujtesën, zakonet, këngët, legjendat, mënyrën tonë të të menduarit e të ndierit. Gjuha jonë shqipe është një nga gjuhët…
Skuadra e Feronikelit ka shënuar golin e avantazhit ndaj Vëllaznimit. Golin e avantazhit në këtë duel e realizoi Shpresim Zogu, shkruan GazetaBlic Sport. Zogu shënoi nga penalltia në minutën e 46-të të duelit. Rezultati momental i takimit është 1-0. /GazetaBlic Sport
