Autor: TV News
Liderët e Ballkanit Perëndimor u bënë bashkë këtë të premte në Tiranë, për të marrë pjesë në samitin “Plani i rritjes, rruga jonë në BE.” Pas takimit, kreu i qeverisë bashkë me komisioneren për zgjerim, Marta Kos, zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp. Në fjalën e tij, Rama komentoi zhvillimet e fundit në drejtësi, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe duke e cilësuar pezullimin e zëvendëskryeministres si një rast unik në historinë evropiane. Ditën e djeshme, me urdhër të SPAK, GJKKO vendosi dy masa sigurie ndaj zëvendësminsitres Belinda Balluku, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i…
FC Prishtina ka njoftuar se futbollisti Amar Demolli, e ka përfunduar me sukses operimin në gjurin e majtë. Fatkeqësisht, Demolli u lëndua në miqësoren e 14 nëntorit, në përballjen e Prishtinës me Duakgjinin, shkruan GazetaBlic Sport. Kujtojmë se Demolli së fundmi ishte rikthyer në fushë pas një lëndimi të ngjashëm, ku po ashtu kishte qenë i detyruar t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale, atëherë në gjurin e djathtë. 19 vjeçari vlerësohet si një talent shumë i madh dhe shpresojmë që lëndimet të mos e pengojnë në karrierën e tij. The post I pafat me lëndimet, Amar Demolli e përfundon me sukses operimin…
Kryeministri Edi Rama, në ceremoninë e çeljes së Vitit Akademik 2025-2026 të Kolegjit të Europës, dha një mesazh të fortë mbi sfidat dhe vizionin e projektit europian. Ai e cilësoi Shqipërinë si një nga vendet e rralla ku “ëndrra europiane është ende e freskët dhe e pa deformuar”, ndërsa kritikoi stereotipet dhe përdorimin politik të emigracionit shqiptar në disa vende të BE-së. “Kemi këtu një pikë horizonti mes asaj se çfarë Europa është dhe çfarë Europa duhet të bëhet. Nuk mund të imagjinoja që një vend kaq simbolik. Shqipëria është një vend shumë i rrallë në Europën e sotme, ku…
Talenti Rocco Vata po rritet gradualisht te ekipi i Watford në Championship-in anglezë, teksa numëron 2 gola dhe 2 asiste në 10 ndeshje. Kartoni i sulmuesit të majtë ka arritur deri në 1.8 milionë euro. Rocco është djali i legjendës së Kombëtares Rudi Vata. Edhe pse talenti në fjalë e ka bërë debutimin me përfaqësuesen e Irlandës, Rudi Vata në një prononcim të shkurtër për “RTSH Sport”, e ka lënë të hapur mundësin që djali i tij të djerësisë fanelën e Shqipërisë: “Rocco ka zgjedhur Irlandën, por nuk ka mbaruar asgjë, pasi e ka ende mundësime që të bëjë një…
Është zbardhur kërkesa që Këshillii Ministrave i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese ditën e sotme, ku i kërkon pezullimi i vendimit të GJKKO për zv.kryeministren Belinda Balluku. Këshilli i Ministrave kërkon që vendimi i GJKKO të pezullohet deri në shqyrtimin e çështjes nga Gjykata Kushtetuese. “Konflkti i kompetencës ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave; Shfuqizimi i vendimit nr.118, datë 19.11.2025, të GJKKO-së, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese. Pezullimin e vendimit të mësipërm të…
Kombëtarja shqiptare ka në përbërje disa lojtarë të shpejtë, të cilët mund ta ndihmojnë skuadrën në situata të caktuara me këtë aftësi që ua ka falur Zoti. Gjatë ndeshjeve eliminatore të Botërorit 2026, lojtari që regjistroi shpejtësinë më të madhe ishte Nedim Bajrami. Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar në rrjetet sociale një renditje me 5 lojtarët më të shpejtë të kualifikuesve të fundit. Vendi i parë i takon Bajramit, me 34.18 km/h. Pas Bajramit në këtë renditje vijnë tre lojtarë të tjerë të sulmit kuqezi dhe konkretisht Arbër Hoxha, Armando Broja dhe Myrto Uzuni, të tre me pak më…
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi sot një inspektim në terren pranë urës së dëmtuar në fshatin Xhyre, Njësia Administrative Hotolisht në Librazhd, ku reshjet intensive të orëve të fundit kanë shkaktuar dëmtime serioze dhe bllokimin e qarkullimit të automjeteve, për arsye sigurie. Ministrja, së bashku me strukturat vendore, Policinë e Shtetit, forcat e armatosura dhe ekipet e Mbrojtjes Civile, po koordinojnë masat për ndërhyrje të menjëhershme dhe rikthimin sa më të shpejtë të aksesit në urë.Lexo edhe :Related Posts Deri në normalizimin e situatës, lëvizja e automjeteve po kryhet përmes rrugës së vjetër, e cila aktualisht shërben…
Sylvinho në pankinën e Shqipërisë ka prej 2 shkurtit të vitit 2023, ndërsa numëron 32 ndeshje në total, e përkthyer me mesatren 1.63 pikë për ndeshje (15 fitore, 7 barazime dhe 10 humbje). Nëse i referohemi lojtarëve te Kombëtarja që kanë numrin më të lartë të ndeshjeve nën “urdhërat” e Sylvinhos, nuk është as kapiteni Berat Gjimshit, portieri Thomas Strakosha apo mbrojtësi “gjakftohtë” Mario Mitaj. Mesfushori me tipare ofensive Nedim Bajrami dhe mesfushori organizativ Kristjan Asllani mbajnë “kurorën” me 31 prezenca, pasuar nga Mario Mitaj, 27 ndeshje.
Deputeti socialist Taulant Balla njoftoi se ministrja Diella është “e pranishme” në Festën Kombëtare të Shqipërisë në Athinë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla tregon se priten takime me ministra të Qeverisë greke, deputetë, ambasadorë dhe shumë emigrantë që jetojnë në Greqi. “Bashkë me Ministren Diella sonte në Athinë, në Festën Kombëtare të Shqipërisë për tu takuar me ministra të Qeverisë greke, deputetë, ambasadorë dhe shumë motra dhe vëllezër shqiptarë që jetojnë në Greqi”, shkruan Balla. /vizionplus.tv
FC Prishtina ka njoftuar se futbollisti Amar Demolli, e ka përfunduar me sukses operimin në gjurin e majtë. Fatkeqësisht, Demolli u lëndua në miqësoren e 14 nëntorit, në përballjen e Prishtinës me Duakgjinin, shkruan GazetaBlic Sport. Kujtojmë se Demolli së fundmi ishte rikthyer në fushë pas një lëndimi të ngjashëm, ku po ashtu kishte qenë i detyruar t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale, atëherë në gjurin e djathtë. 19 vjeçari vlerësohet si një talent shumë i madh dhe shpresojmë që lëndimet të mos e pengojnë në karrierën e tij.
