Autor: TV News
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka rrëmbyer medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Grand Slamin e Abu Dhabit, duke bërë krenarë qytetarët e Kosovës dhe gjithë shqiptarët në ditën e festës së flamurit, 28 Nëntor. Distria arriti fitoren e rëndësishme përmes repesazhit, duke mposhtur holandezen Naomi Van Krevel. Xhudistja nga Peja humbi në ‘golden score’, pasi një waza-ari i anulua dhe më vonë iu akordua kundërshtares së saj që kaloi në finale. Përveç Krasniqit, Kosova përfaqësohet edhe nga Laura Fazliu (-63kg), e cila do të garojë të shtunën, dhe Shpati Zekaj (-100kg), që do të dalë në…
Shqipëria është veshur me atmosferën e festave kombëtare, teksa qytetarët kanë marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga Bashkitë. Në kryeqytet, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit me rastin e 28 Nëntorit. “Është një kujtesë, mbi çfarë kemi qenë, kush jemi dhe kush duam të jemi. Shqiptarët në çdo brez kanë ditur të ngrihen për lirinë, për dinjitetin dhe për të ardhmen. Prandaj, sot ndërsa ndërtojmë Shqipërinë moderne, evropiane, të hapur, 28 nëntori nuk është një përkujtim por është një premtim se rrugëtimi vijon dhe do e çojmë përpara me të njëjtën kurajo që kemi ndriçuar historinë tonë”,…
Paraqitjet pozitive të Dritës në Conference League po sjellin të mira edhe për futbollin kosovar. Si rezultat i kësaj fitoreje, Kosova është ngjitur për dy pozita dhe tani renditet në vendin e 35-të në listën e UEFA-s, shkruan GazetaBlic Sport. “Intelektualët” triumfuan me shifrat 1 me 0 ndaj Shkëndijës, me golin që realizoi Arb Manaj. Aktualisht ‘Intelektualët’ mbajnë vendin e tetë me 8 pikë dhe do të ishte jashtëzakonisht pozitive nëse do të qëndronte brenda 8 pozitave të para në fund të fazës së parë. Kjo sepse automatikisht do të përfitonte edhe 1 milionë euro, ku 400 mijë euro jepen…
SPAK, arrestimet, akuzat dhe politika kanë qenë kryefjala e debatit këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ku nuk munguan edhe batutat. Ndërsa diskutohej nëse është i vlefshëm apo shkel kompetencat vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, gazetari Flogert Muça bëri një batutë me deputetin e PD-së, Besart Xhaferri, duke i thënë se nëse nesër bëhet ministër, mjafton një prokuror për t’i prishur punë edhe pa prova. E menjëhershme ishte batuta e Xhaferrit, i cili tha se menjëherë pas akuzës do të jepte dorëheqjen dhe më pas…
Juan Sebastian Veron është pezulluar për gjashtë muaj nga çdo aktivitet sportiv në Argjentinë pasi Federata e Futbollit e shtetit në fjalë e ka dënuar për urdhërin që u dha lojtarëve të tij, të cilët i kthyen shpinën ekipit kampion në Rosario. Presidenti i Estudiantes de La Plata u dha urdhër lojtarëve që të mos nderonin kampionët e ri të Rosario Central në takimin që u mbajt në fushën e këtyre të fundit. Gjykata sportive e Federatës Argjentinase të Futbollit mori vendimin për të pezulluar Veron për shkak se sjellja e lojtarëve të tij në fushë u konsiderua si “ofensive”…
Shqipëria kremton sot 113 vjetorin e pavarësisë dhe nderon Ditën e Flamurit Kombëtar, simbol i rrugëtimit tonë historik, i sfidave të përballuara dhe i vlerave që bashkojnë shqiptarët kudo ndodhen. 28 Nëntori përkon edhe me ditën kur Gjergj Kastriot Skënderbeu ngriti më 1443 flamurin e Kastriotëve në Krujë, duke udhëhequr rezistencën kundër Perandorisë Osmane. Ka qenë kryeministri Edi Rama ai i cili e ka nisur këtë ditë me urimin për të gjithë shqiptarët: “MIRËMËNGJES dhe Gëzuar Ditën e Pavarësisë”. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, uroi të gjithë shqiptarët dhe kujtoi lidhjen e pazgjidhshme të 28 Nëntorit me fatin historik të…
Tashmë është e qartë, gjysmëfinalja mes Polonisë dhe Shqipërisë, do të zhvillohet në stadiumin “Narodwy” të Varshavës. Një stadium i cili ka një kapacitet prej 59 mijë vendesh dhe për rëndësinë që ka kjo sfidë pritet të jetë i mbushur plot. Ndërkohë sipas rregullores së UEFA-s për tifozerinë shqiptare është rezervuar 5% e kapacitetit dhe priten afro 3 mijë tifozë. Natyrisht, ky numër pritet të rritet, sepse tifozët shqiptarë synojnë të blejnë bileta edhe në sektorët e tjerë të stadiumit. /GazetaBlic Sport/
Ky 28 nëntor shënon 113 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Kryeqendra e festimeve edhe këtë vit u bë Vlora, qyteti ku në vitin 1912, Ismail Qemali dhe patriotët e tjerë shqiptarë shpallën pavarësinë. Në vijim të traditës, në qytetin bregdetar u zhvillua ceremonia e flamurit, ku morën pjesë presidenti Begaj, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Ceremonia e ngritjes së flamurit nisi me himnim kombëtar, e më pas liderët iu drejtuan memorialit. Në sheshin e Flamurit ata vendosën kurora me lule, dhe u përkulën në shenjë nderimi. Pas përfundimit të ceremonisë drejtuesit…
Tensionet rreth Kupës së Botës 2026 janë përshkallëzuar pasi u bë e ditur se Irani do të bojkotojë shortin për turneun final. Ceremonia është planifikuar për 5 dhjetor, por një nga vendet kualifikuese nuk do të dërgojë përfaqësues për shkak të një mosmarrëveshjeje të ashpër diplomatike me vendin pritës, Shtetet e Bashkuara. Vendimi i Iranit vjen si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj refuzimit të autoriteteve amerikane për të lëshuar viza për disa anëtarë të lartë të delegacionit iranian, një veprim që Teherani e përshkroi si të motivuar politikisht dhe të palidhur me sportin. “Ne e kemi informuar FIFA-n se vendimet e…
Me kalimin e viteve, pajisjet elektroshtëpiake kanë ndryshuar shumë dhe janë bërë gjithmonë e më të sofistikuara. Nëse deri para 10 a 15 vitesh kishit në shtëpi soba të mëdha me vatra gazi e korenti që shpeshherë i ngjanin një rrjete merimange pasi mblidhnin shumë thërrime ushqimi apo shenja vaji, sot vendin e tyre e kanë zënë sobat me pianurë prej xhami dhe qeramike. Por sipërfaqja e tyre e sheshtë dhe e lëmuar shpeshherë i tremb amvisat, sidomos në rast se tregohen të pavëmendshme dhe derdhin gabimisht qumështin, gjellën apo kur skuqin perime me shumë vaj. Gaboheni nëse mendoni që…
