Autor: TV News

Në Tiranë po festohet Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, e ku pjesë po merr edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Presidenti shqiptar, Bajram Begaj ka shpërnda fotografi ku veç Osmanit është edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. “28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Begaj.

Read More

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, i shoqëruar nga Presidenti i vendit Bajram Begaj, Presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit Niko Peleshi morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit me rastin e 113 vjetorit të Pavarësisë në Vlorë. Sot Shqipëria feston 113-vjetorin e Pavarësisë. Shqiptarët e të gjitha trevave e nderojnë këtë ditë si një nga momentet më të rëndësishme të historisë së vendit. Në të gjitha qytetet zhvillohen aktivitete festive, me në qendër në Vlorë, aty ku Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi më 28 nëntor të vitit 1912. Lajmi në përditësim…

Read More

Tifozat Kuq e Zi kanë publikuar një postim emocionues në nder të 28 Nëntorit. Tifogrupi shqiptar ka nënvizuar rëndësinë e kësaj date, për shkak të zhvillimeve të mëdha historike, shkruan GazetaBlic Sport. Ja postimi i plotë: Sot shënojmë Ditën e Flamurit, përvjetorin e daljes publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e Adem Jasharit, një prej figurave më domethënëse të historisë sonë moderne. Kjo ditë na kujton rrugën e gjatë të lirisë, sakrificat e shumë gjeneratave dhe përgjegjësinë që kemi për të ruajtur vlerat dhe të ardhmen tonë të përbashkët. Urime 28 Nëntori, dita që bashkon historinë, kujtesën dhe krenarinë tonë kombëtare.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin, në 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Rama ka zgjedhur që këtë urim ta bëjë nëpërmjet një foto-postimi të monumentit të Pavarësisë në Vlorë. “MIRËMËNGJES dhe Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, shkruan kryeministri Rama shkurtimisht në rrjetet sociale. /vizionplus.tv

Read More

Sot është 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë. 113 vjet më parë, më 1912, u shpall Pavarësia e Shqipërisë, në Vlorë me një Deklaratë ku tregohej se Shqipëria shpallte mëvetësinë nga Perandoria Osmane. Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në këtë ditë të veçantë ka shumë urime nga personazhe të njohur, mes tyre edhe nga sporti. Armand Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku nëpërmjet një video mjaft të veçantë dhe të bukur uron gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë. “Gëzuar Pavarësinë Shqipëri! 113 vite shtet i lirë e…

Read More

Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Kjo ka qenë një tjetër pikë diskutimi këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Avokati Kujtim Ibraj tha se të gjithë emrat janë shumë të mirë dhe profesionalë, por Klodian Braho dhe Adnan Xholi bëjnë diferencën për shkak të eksperiencës më të madhe. Sipas tij, më i favorizuar është Adnan Xholi, për shkak se drejton departamentin më të rëndësishëm aktualisht në SPAK. Pjesë nga biseda: Borakaj: Sa pritet të jetë roli i ndërkombëtarëve në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK? Kujtojmë që…

Read More

Ndeshja Poloni-Shqipëri e vlefshme për gjysmëfinalet e “Play-of”-it të Botërorit 2026 do të luhet në stadiumin “Narodovi” të Varshavës. Federata Polake e Futbollit zyrtarizoi këtë të enjte impiantin për takimin e rëndësishëm, i cili ka një kapacitet prej afro 59 mijë vendesh dhe pritet të jetë plotësisht i ezauruar. Referuar rregullores së UEFA-s, për tifozërinë shqiptare është rezervuar 5% e kapacitetit dhe priten afro 3 mijë tifozë. Gjysmëfinalja mes dy kombëtareve, ku fituesi përcaktohet vetëm me një ndeshje, do të zhvillohet më datën 26 mars.

Read More

Deputeti demokarat Besart Xhaferri i ftuar në sudion e QUO VADIS në Vizion Plus tha se opozita nuk ka as akses dhe as ndikim te Gjykata Kushtetuese. Por, siç shtoi ai, shpreson që Gjykata të mbajë në fuqi pezullimin nga detyra për të mos lejuar manipulimin apo zhdukjen e provave. Sipas tij, objektivi i opozitës nuk është vetëm të merret me individë të veçantë, por të adresojë kreun e asaj që e cilëson si një sistem tërësisht korruptiv. “Qytetarët shqiptarë kanë parë dhe një transparencë se si bëhen garat në Shqipëri, të cilat bëhen komplet të ndërhyra dhe të dirigjuara.…

Read More

“Nuk do të votoja pro zgjatjes së mandatit për prokurorët”. Kështu është shprehur në studion e QUO VADIS  deputeti demokrat Besart Xhaferri. Ai shtoi se edhe emra të rinj prokurorësh mund të jenë po aq të aftë. Nga ana tjetër, gazetari Flogert Muça vuri në dukje kontrastin me politikën, ku përmendi kryetarin e PD-së Sali Berishën, i cili ka 30 vite në krye të forcës politike. Pjesë nga biseda: Ibraj: Prokurorët që bëjnë 9 vite punë, pse mos të bëjnë edhe 9 të tjera? Borakaj: Do votoje pro zgjatjes së mandatit të prokurorit? Xhaferri: Jo. Borakaj: Pse? Xhaferri: Se edhe…

Read More