Autor: TV News

Ish-mesfushori i Milanit, Samuele Dalla Bona, zbulon se Filippo Inzaghi dhe Andriy Shevchenko patën një debat të madh para finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2003 kundër Juventusit: “Paolo Maldini erdhi dhe u tha të ndalonin”. Dalla Bona foli për karrierën e tij në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” të premten. Ish-mesfushori italian debutoi si profesionist te Chelsea, pasi u bashkua me “Blutë” nga Atalanta në vitin 1998. Ai madje zbuloi se atë verë “u arratis” nga konvikti i Atalantës për të firmosur me Chelsean. Si ish-lojtar i Milanit, Dalla Bona luajti vetëm 16 ndeshje me “Rossonerët”, por…

Read More

Ballkani Perëndimor ka një rëndësi për Evropën. Këtë linjë mbajti kryeministri Edi Rama në një intervistë për podcastin austriak “East Side Stories” ku theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë brenda vitit 2030 në Bashkimin Europian nuk është thjesht një ambicie. “Nuk e bëjmë këtë “detyrë shtëpie” për t’i kënaqur ata. E bëjmë këtë detyrë për të ndryshuar Shqipërinë dhe për ta bërë Shqipërinë më evropiane, më demokratike, më të bazuar në institucionet e veta dhe jo tek personalitetet e veta”, tha Rama. Kreu i qeverisë u ndal dhe te drejtësia e re teksa theksoi se qeveria e tij po bën gjithçka…

Read More

Javen e kalaur skuadra e Barcelonës u rikthye të luaj në stadiumin ”Cam Nou”. Blaugranët edhe këtë të shtune luajnë para tifozëve vendas, ku do të përballen me Alaves. Kjo përballje është e veçantë, pasi data e nesërme përkujton 126-vjetorin. Barcelona ka njoftuar se për këtë ka përgatitur një mozaik gjigant përpara ndeshjes me Alavesin. ”Për të shënuar këtë rast, Klubi ka organizuar një mozaik gjigant që do të zbulohet kur të tingëllojë Himni i Barçës ndërsa lojtarët dalin në fushë. Mozaiku do të mbulojë të gjitha tribunat që janë aktualisht në funksion (tribunën kryesore, tribunën anësore dhe Gol Sud).…

Read More

Presidenti i SHBA Donald Trump ka uruar festën e 28 nëntorit, atë të Pavarësisë, në një mesazh dërguar presidentit Bajram Begaj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti Begaj, i cili në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Shqipëria gjithmonë ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara. “Ndihem i nderuar t’u përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump shqiptarëve për Ditën e Pavarësisë. Faleminderit SHBA, dhe faleminderit. Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara mbi prioritetet tona…

Read More

Armando Broja nuk po kalon ditët më të mira të tijat në fushën e lojës. Kjo për shkak të mungesës së golit me Shqipërinë dhe minutave të pakta me ekipin e Burnley në Premier League. Megjithatë, jashtë fushës së blertë, sulmuesi 24-vjeçar nuk kursehet për t’i bërë qejfin vetes. Së fundmi, ai është parë në një foto të publikuar në rrjetet sociale me një makinë luksoze “Lamborghini Urus S”. Vlera e këtij mjeti është përafërsisht 250 mijë euro. Dhe siç duket qartë, ngushëllimin për performancën jo të mirë që po zhvillon në fushë, Broja e ka gjetur tek makina e…

Read More

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, me anë të një postimi në platformën X, i është përgjigjur urimit të Misionit të BE, për festat e Nëntorit. Ministrja shpreh mirënjohje për urimet dhe mbështetjen që Shqipëria ka marrë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Spiropali thekson se integrimi evropian mbetet prioritet kombëtar dhe se viti 2025 ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me institucionet e BE-së, duke nënvizuar ritmin e lartë dhe koherencën e këtij procesi. Ministrja shpreh falënderime për Komisionin Evropian dhe Delegacionin e BE-së në Shqipëri për mbështetjen dhe përpjekjet e…

Read More

Naser Aliji i është nënshtruar një operacioni ditën e sotme. Fatmirësisht gjithçka për futbollistin e Dinamos ka shkuar siç duhet. Mbrojtësi i Kombëtares ka vendosur të operohet në Gjermani. Futbollisti nëpërmjet një postimi ka treguar se gjithçka ka shkuar me sukses. Madje nga shtrati i spitalit ka bërë me duar edhe simbolin e shqiponjës, duke iu bashkuar kështu edhe 31-vjeçari festimeve për 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka marrë një telegram urimi për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit nga presidenti i SHBA Donald Trump. Presidenti Trump veç urimeve për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, riafirmon vullnetin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara për forcim të bashkëpunimit me Shqipërinë. “Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë mbi prioritetet…

Read More

Faza e grupeve të Ligës së re të Kampionëve hyn në fazën e saj vendimtare pas një xhiro ndeshjesh që ka tronditur ndjeshëm renditjen. Me vetëm tre ndeshje të mbetura, ekipet po përsosin strategjitë e tyre, po përshtatin objektivat e tyre dhe po i mbajnë sytë hapur parashikimeve nga superkompjuteri i Optas, i cili ka përditësuar renditjen e probabilitetit për të përcaktuar se kush do të zërë tetë vendet e kualifikimit direkt për fazën e 1/8-tës. Gjetjet e modelit statistikor janë mbresëlënëse. Reali i Madridit është ngritur, Barcelona ka rënë dhe disa gjigantë evropianë janë gjetur në një pozicion të…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e gjithë bota për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit. Udhëheqës të shteteve rajonale, evropiane dhe botërore kanë përcjellë përmes Presidentit Begaj urimet e tyre për këtë ditë të madhe të shqiptarëve. Presidenti Trump i dërgoi Presidentit Begaj një telegram të posaçëm, ku, veç urimeve për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, riafirmon vullnetin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara për forcim të bashkëpunimit me Shqipërinë. Menjëherë pas këtij mesazhi, Kreu i Shtetit mori urime edhe nga Perandori i Japonisë dhe nga Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev,…

Read More