Autor: TV News
Gazetari Flogert Muça, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka analizuar përballjen mes SPAK-ut dhe politikës, si edhe atë që po shihet në publik. Sipas Muçës, deri më sot denigrimet publike të çdo lloj politikani nuk kanë asnjë interes publik. Muça tha se përgjimet që publikohen sot në media mund të shërbejnë vetëm si konsum politik, por nuk kanë asnjë interes publik, pasi interesi i vërtetë është të dihet se ku shkojnë milionat e vjedhura. “E rëndësishme është të bëhet drejtësi, jo të dalin përgjime. Tek ne bëhen denigrime publike, dalin gjëra të parëndësishme…
Avokati Kujtim Ibraj, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus tha se shqiptarët duan të dinë nëse janë marrë para nga fondet publike, jo bisedat private në celulare . Duke përmendur vendimin e gjykatës për çështjen “Balluku”, ai tha se askund nuk shkruhet vjedhje apo korrupsion, por vetëm pabarazi në tendera. Sipas tij, kërkesa e prokurorit për masat ndaj Ballukut është bërë mbi bazën e provave dhe është e arsyetuar. Ibraj: Qytetarëve u intereson a ka bërë korrupsion apo jo Balluku. A ka dalë provë që ka korrupsion? Ku janë këto para? Kur prokurori ka kërkuar ndalim…
Eksperti i sigurisë, Gert Metani, i ftuar këtë të enjte në Quo Vadis në Vizion Plus, të moderatores Pranvera Borakaj, ka analizuar punën e qeverisë, drejtësisë dhe akuzat politike. Metani, duke iu referuar një eksperimenti, tha se sot kushdo që shkon të punojë në ministri rrezikon të korruptohet, pasi mendohet se “kështu bëjnë të gjithë”. Pjesë nga biseda: Metani: Bindjen ndaj autoritetit e ka i gjithë komisioni i prokurimeve, drejtorët që kemi parë, madje edhe vetë ministrja. Të gjithë i binden një autoriteti të fuqishëm, sepse mendojnë se kështu është e drejtë. Pastaj i binden këtij autoriteti dhe dëmi vjen…
Forca e drejtësisë shqiptare ishte një nga pikat që u diskutua këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. I ftuari në studio, avokati Kujtim Ibraj, deklaroi se nëse do të kishte vullnet të plotë nga SPAK, do të mjaftonte vetëm një prokuror për të luftuar gjithë zyrtarët e korruptuar. Por për ekspertin e sigurisë, Gert Metani, forca e vërtetë e SPAK-ut do të dukej vetëm në rast se ai do të godiste krimin e organizuar, pasi atëherë do të kishte një kundërpërgjigje reale. Pjesë nga biseda: Ibraj: Një prokuror i SPAK pastron…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh për Mbrëmjen Tradicionale Kuqezi të Ditës së Pavarësisë, e cila u zhvillua sonte. Rama theksoi se aktiviteti u mbajt nën kujdesin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj, ndërsa kishte edhe praninë “kuptimplotë” të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.Lexo edhe :Related Posts “Mbrëmja Tradicionale Kuqezi e Ditës së Pavarësisë, organizuar sonte bukur si asnjëherë nën kujdesin e Presidentit të Republikës, me praninë kuptimplotë të Presidentes së Kosovës” , shkruan Rama.
Egi Duro nga Tirana mbrëmë shënoi zyrtarisht debutimin e tij në garat europiane si VOBM (Venue Operations and Broadcast Manager – Menaxher i Operimeve të Stadiumit dhe Transmetimeve), gjatë ndeshjes Drita–Shkëndija në UEFA Conference League. Një moment i rëndësishëm në karrierën e tij, pasi UEFA e caktoi në Prishtinë si External Venue Operations and Broadcast Manager Trainee. •Çfarë është VOBM? Është pozita që mbikqyr/siguron funksionimin perfekt të stadiumit në ditën e ndeshjes dhe mbarëvajtjen teknike të gjithë procesit të transmetimit televiziv dhe organizimit të gjithçkaje që ka të bëjë me mediat, marketingun dhe pamjen vizuele të stadiumit e hapsirave zyrtare.…
Gjermania po përgatitet për një skenar të frikshëm që mund të ndryshojë rrjedhën e historisë evropiane. Një plan sekret ushtarak që synon një konflikt të mundshëm me Rusinë është në proces, sipas raportimeve të fundit nga Wall Street Journal. Ky plan, i njohur si OPLAN DEU, është një dokument i klasifikuar prej rreth 1 mijë e 200 faqesh, i hartuar nga një grup oficerësh të lartë gjermanë që kanë punuar për të për më shumë se dy vjet në garnizonin Julius Leber në Berlin. Ky dokument përmban detaje të rëndësishme që mund të ndikojnë në stabilitetin e Evropës. Një aspekt…
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka paralajmëruar se trajneri Arne Slott ka vetëm një javë kohë për të shpëtuar punën e tij dhe nuk mund të përballojë një tjetër humbje në ditët në vijim. Kriza në Anfield po thellohet dhe pozicioni i holandezit duket gjithnjë e më i pasigurt, transmeton GazetaBlic Sport. Vetëm gjashtë muaj pasi ngriti me triumf titullin e Premier League, Liverpooli është në një krizë të paparë, duke humbur nëntë nga 12 ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Statistikat tronditëse e lënë Slottin të luftojë për të ardhmen e tij në klub. Përpara vizitës së së…
Dy aktorët e dashur për publikun, Özge Yağız dhe Halit Özgür Sarı, janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Dyshja, e njohur gjatë xhirimeve të serialit “Safir”, i cili transmetohet çdo ditë në Vizion Plus, së fundmi u përfolën se mund të jenë në një lidhje dashurore. Aktorja Yağız theu heshtjen me një reagim jo të drejtpërdrejtë, por plot humor në rrjetet e saj sociale. Ajo publikoi një foto të një filxhani, ku shkruhej fraza “Vidi Vidi Etma”, duke mos përmendur asnjë emër, por duke lënë hapësirë për interpretime. Ky postim u përhap shpejt në rrjetet sociale.…
Presidenti Bajram Begaj, me rastin e 113 vjetorit të Pavarësisë, organizoi një ceremoni pritjeje në Presidencë. Në fjalën e tij, Begaj tha se është krenar për miqësinë me SHBA dhe se vendi ynë është një partner i rëndësishëm për organizatën euro-atlantike. Begaj: Ne jemi krenar për miqësinë me SHBA dhe mirënjohës për mbështetjen që i kanë dhënë vendit. Jemi krenar për rolin tonë në stabilitetin rajonal. Fatet tona u ndanë kundër dëshirës sonë, por tashmë fati është në duart tonë. Çdo arritje e Kosovës është krenari për ne, mbështetja për Kosovën për konsolidimin e shtetit të saj është prioritet dhe…
