Autor: TV News

Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme, në komunat me shumicë serbe, në veri të Kosovës, që do të mbahen në muajin prill.   Lajmi është bërë i ditur, përmes një deklarate në rrjetet sociale, në përgjigje të komisionit qendror, i cili ka njoftuar afatet ligjore për regjistrimin e partive në këto zgjedhje.   Lista Serbe bën të ditur, se nuk do të marrë pjesë, për shkak se nuk janë plotësuar kërkesat, që kanë shkaktuar edhe largimin nga institucionet e Kosovës.

Read More

Subscribe Prokuroria e Posaçme ka ngritur tre akuza të rënda ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Mësohet se SPAK ka nisur hetimet ndaj ish-numrit dy të qeverisë për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. Organi i akuzës ka bashkuar dy procedime, një fraksion të dosjes së inceneratorit te Elbasanit ku Ahmetaj po hetohet për shpërdorim detyre si dhe çështjen që lidhet me vilën në Hamallaj dhe prona të tjera të dyshuara si të përfituara përmes skemave korruptive. Në këtë rast Ahmetaj besohet se është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash. SPAK ka marrë në pyetje disa persona mes të cilëve edhe ish-bashkëshorten…

Read More

Vizita e presidentit kinez, Xi Jinping në Rusi dhe deklaratat e përbashkëta me presidentin Putin kanë shkaktuar një sërë polemikash në arenën ndërkombëtare.   Perëndimi ka akuzar liderin kinez se po jep mesazhe pro luftës dhe se ka gjasa që Kina të furnizojë Rusinë me armë vdekjeprurëse. Sipas Perëndimit, retorika e mbajtuar gjatë kësaj vizite nga udhëheqësi kinez nuk është në shërbim të shuarjes së konfliktit në Ukrainë, por e kundërta.   Lidhur me akuzat që shigjetojnë dy homologët, Xi Jinping dhe Putin ka reaguar dhe Kremlini.   Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ai nuk është i befasuar…

Read More

Mes emocionesh dhe surprizash u mbyll edhe mbrëmja e shtatë e “Gjeniut të Madh”, në ekranin e Vizion Plus.   Tingujt shqiptarë, të alternuar me ato grekë e të përcjellë nga trupa e orkestrës, u sollën nga talentet e mbetur në konkurrim.    “Mua më pëlqejnë këngët shqipe, kam provuar në prezantim këngë moderne, kam ardhur me popullore, unë e ndjej veten më mirë te këto të fudnit. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të vij me këngë nga trevat e jugur apo të Shqipërisë së mesme dhe pse jo dhe me një këngë të huaj.”  …

Read More

Subscribe Vizitën zyrtare në Greqi, kryeministri Edi Rama e mbylli me dy takime: Atë me Kryetarin e Kuvendit dhe presidenten.   Gjatë bisedës me drejtuesin e parlamentit, u vlerësua roli i minoritetit grek si dhe i komunitetit shqiptar në vendin fqinj.   Kryetari i Kuvendit shprehu mbështetjen e Greqisë në rrugën anëtarësuese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.   Ndërsa në takimin me presidenten, dy udhëheqësit janë angazhuar për të zgjidhur të gjitha çështjet e mbetura pezull.   Pas mbylljes së vizitës në Athinë, kryeministri do të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe.   Ai do të ketë një takim me homologun…

Read More

Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë pretendimin e Kinës për të mbajtur një pozicion të paanshëm në luftën në Ukrainë pas një samiti midis presidentit rus Vladimir Putin dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping në Moskë.   “Unë nuk mendoj se ju mund ta shikoni në mënyrë të arsyeshme Kinën si të paanshme në asnjë mënyrë,” tha John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.   Më herët, Xi tha se Pekini mbajti një qëndrim të paanshëm në luftë pas bisedimeve të gjata me Putinin në Moskë.   Shtetet e Bashkuara mbajtën një pikëpamje skeptike për samitin, veçanërisht qëllimin e deklaruar të…

Read More

Vunoi, një prej fshatrave më të bukur, më kaltërsinë e Jonit dhe gjelbërimin e pyjeve, ka nxjerrë artistë dhe figura që kanë lënë gjurmë në historinë dhe kulturën e Shqipërisë. Ndaj, në nder të kontributit që këta njerëz kanë lënë, Shoqata “Vunoi” në bashkëpunim me Bashkinë Himarë, vlerësoi me titullin e lartë “Krenaria e Vunoit” regjisorin e mirënjohur shqiptar, Dhimitër Anagnosti, “Nderi i Kombit”.   Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, komuniteti i fshatit Vuno në Tiranë, regjisorë, skenaristë dhe artistë, përcollën emocione për ikonën e filmit shqiptar, Dhimitër Anagnosti. Këtë ceremoni e nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe…

Read More

Arbër Hajdari i cili edhe këtë Big Brother VIP 2 është në pozicionin e opinionistit ka treguar në “Wake Up” se cilët nga konkurrentët mund të shkojnë në finale. Sipas tij, 3 nga banorët që mund të jenë pretendentë për të fituar është Luizi, Olta dhe Qetsori. Neada Muçaj: Loja është në një pikë të nxehtë dhe ne pak a shumë e dimë se cilët janë lojtarët e fortë. Nëse ke parashikime, kush mendon se mund të jenë finalistët e këtij edicioni? Arbër Hajdari: Do të them dy ose 3. Neada Muçaj: 3 më mirë. Arbër Hajdari: Atëherë po them…

Read More

 (Editorial i portalit politiko.mk) Rastësisht ose jo, një emër i ekzekutivit është tejet frymëzues për sulme nga dy blloqe, të cilat kanë logjikisht motive të kundërta. Emri i Zëvendëskryeministrit të Parë të Qeverisë. Në shikim të pare, ose të dytë,nëse doni, pengon edhe emri i tij I përveçëm, për motive të supozuara. Nëse do të merremi me “shikime”, në shikim të tretë, mund të del se pengon BDI-ja dhe ndikimi i saj. Ky shkrim me shkas vjen pas një varg paraqitjesh të Zëvendëskryeministrit në disa media dhe pas një varg sulmesh në adresë të tij. Shumëkush që do të gjendej…

Read More

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu iu është drejtuar muslimanëve me një mesazh një ditë para nisjes së muajit të Ramazanit.   Spahiu ka ftuar qytetarët që gjatë këtij muaji të begatë të tregojnë solidaritet dhe mirëkuptim ndaj njëri-tjetrit.   “Të dashur qytetarë, motra dhe vëllezër, nesër është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit. Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ju përcjell urimet më të sinqerta që ky Ramazan të jetë muaji i faljes, muaji i begatisë, muaji mirëkuptimit të ndërsjelltë me njëri-tjetrin, muaji i ngritjes morale dhe shpirtërore, për përballimin me sukses të çdo…

Read More