Autor: TV News
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach iu ka bërë thirrje politikanëve të mbajnë larg politikën nga sporti. Në këtë mënyrë ai ka kërkuar që atletët rusë dhe bjellorusë të përfshihen në Lojërat e Parisit 2024. “Nëse politika vendos se kush mund të marrë pjesë në një garë, atëherë sporti dhe atletët bëhen mjete të politikës”, tha Bach gjatë një fjalimi në gjermanisht, i cili zgjati më shumë se një orë. “Atëherë është e pamundur që sporti të transferojë fuqitë e tij bashkuese. Ne duhet të jemi politikisht neutralë, por jo apolitikë. Ne e dimë mirë se politika…
Një konkurrente e “American Idol” ka akuzuar Katy Perry, gjyqtare e programit, për një shaka ku është kritikuar si paragjykuese ndaj saj si nënë. Në një episod të transmetuar në fillim të këtij muaji , 25-vjeçarja Sara Beth Liebe u paraqit në konkursin e këngës përpara Perry dhe kolegëve të saj gjyqtarë, Lionel Richie dhe Luke Bryan. Grupi u shpreh i habitur për moshën e Liebe, duke këmbëngulur se ishte 16 vjeç. Kur zbuloi se ishte nënë e tre fëmijëve, Perry u ngrit me shaka nga karrigia e saj dhe u aktroi sikur do të binte përsëri në tavolinë. “Nëse…
Lista Serbe, partia udhëheqëse e serbëve të Kosovës, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme lokale në komunat në veri të Kosovës, për shkak të “pasojave të dhunës së vazhdueshme institucionale”, të cilat “i zbaton regjimi i Albin Kurtit”. “Para së gjithash, për shkak të mos përmbushjes së kërkesave tona të qarta, të cilat ishin arsye pse u larguam nga institucionet e Kosovës, përkatësisht formimi i Asociacionit të komunave serbe dhe tërheqja e të gjitha forcave speciale nga veriu i Kosovës”, thuhet në njoftim. Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 15 deri në 21 gradë. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 21 gradë Celsiusë.
Subscribe Kryeministri Albin Kurti raportoi sot përpara deputetëve përmbajtjen e marrëveshjes dhe pikat e aneksit të cilat do të çojnë në normalizim të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai bëri të ditur se Serbia ka pranuar ta trajtojë Kosovën si anëtare të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare , të mos kërcënojë me përdorimin e forcës dhe t’u japë fund mosmarrëveshjeve me mjete paqësore. Megjithatë ai shtoi se nuk i beson plotësisht Beogradit. “Aleatët tanë na kujtojnë që marrëveshjet janë arritur në mes qeverive të shteteve tona, me detyrime të qëndrueshme edhe kur qeveritë ndryshojnë. Nëse duam të trajtohemi si shtet…
Kreu i “Foltores”, Sali Berisha edhe këtë të enjte ka vijuar prezantimin e kandidatëve të tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë herë Berisha u ndal në Burrel, ku kërkoi votat e qytetarëve për kandidatin, Bedri Hoxha. Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se PD do futet gjithmonë në çdo palë zgjedhje dhe kjo si pasojë e ndryshimeve në statutin e partisë. Ai theksoi se PD nuk duhet të përsëris sërish gabimin e bojkotit të zgjedhjeve, njësoj si në vitin 2019. “Gabuam kur nuk morëm pjesë në zgjedhjet lokale, por nuk gabojmë më kurrë. Kemi vendosur një…
Ministria e Jashtme ruse ka përsëritur qëndrimin e saj kundrejt ofertës së Finladës për anëtarësim në NATO. Në një reagim zyrtar, Rusia e konsideron rrugën e anëtarësimit të Finladës në NATO si të pabalancuar dhe kundërproduktive. “Sa i përket vendimit të Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, ai vështirë se mund të konsiderohet i balancuar,” tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova gjatë një konference në Moskë. Ajo pretendoi se vendimi ishte marrë nën ndikimin e një fushate të paprecedentë mediatike anti-ruse dhe pa debatin e duhur publik. “Ne e kuptojmë se Shtetet e Bashkuara të…
Duke pasur parasysh mungesën e vazhdueshme, Task Forca për Mungesa e Barnave rekomandon që, duke filluar nga sot, praktikat mjekësore të përshkruajnë dhe farmacitë të shpërndajnë medikamente në sasi të kufizuar, përcjell albinfo.ch. Kjo do të thotë që në vend që të merrni një furnizim 30-ditor të një medikamenti të caktuar, ju mund të merrni mjaftueshëm pilula të nevojshme për të trajtuar gjendjen tuaj. Kjo masë bën të mundur shpërndarjen e barnave në listën e ngushtë për më shumë pacientë dhe shmangien e hedhjes së paketave të hapura, por të papërdorura, tha qeveria. The post Zvicër: Medikamentet t’u shpërndahen pacientëve…
Meshkuj e kolonive të fokave elefant raportohet se po vdesin më herët se zakonisht pasi duhet të mbajnë të kënaqura tufat e mëdha që nganjëherë arrijnë deri në 100 femra. Një studim i rreth 14,000 fokave jugore elefant në ishujt Macquarie në jugperëndim të Paqësorit, zbuloi se përqindja e mbijetesës së fokave meshkuj dhe femra është e njëjtë në moshën e hershme, por ajo e meshkujve binte ndjeshëm për rreth tetë vitesh jetese. Përqindja e mbijetesës së meshkujve binte me rreth 50%, ndërsa ajo e femrave mbetej konstante në 80%. Meshkujt e rritur peshojnë rreth pesë herë më shumë se…
Banka Botërore në një vlerësim të përditësuar ka shprehur se rindërtimi i Ukrainës arrin koston 411 miliardë dollarë. Kjo është 2.6 herë më e lartë se PBB-ja e vlerësuar e vendit në vitin 2022. Sipas Bankës Botërore shifra totale e rindërtimit të vendit pas luftës përfshin rreth 135 miliardë dollarë dëme të drejtpërdrejta, kryesisht në sektorët e strehimit, transportit, energjisë, tregtisë dhe industrisë. Pjesa më e madhe e dëmeve është përqendruar në rajonet lindore të vijës së parë, duke përfshirë Donetsk, Kharkiv dhe Luhansk. Vlerësimi i përditësuar i kostos mbulon dëmet e shkaktuara në periudhën njëvjeçare pas pushtimit rus…
