Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Hapet thirrja publike: Studentët do fitojnë vauçer për pajisje elektronike, ja mënyra se si duhet të aplikohet

17 Nëntor, 2025

Bizneset e instagramit me NIPT, qeveria vendos rregulla për subjektet që operojnë online

17 Nëntor, 2025

Studimi: Yamal, lojtari më i urryer në Spanjë!

17 Nëntor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Hapet thirrja publike: Studentët do fitojnë vauçer për pajisje elektronike, ja mënyra se si duhet të aplikohet
  • Bizneset e instagramit me NIPT, qeveria vendos rregulla për subjektet që operojnë online
  • Studimi: Yamal, lojtari më i urryer në Spanjë!
  • “Më ftuan sot”, Berisha në SPAK pë “Partizanin”, Prokuroria i jep fletëthirrjen pë 21 janarin: Do vij të dëshmoj
  • Kupa e Botës: Këto janë 32 kombëtaret që tashmë janë kualifikuar!
  • Haxhi Jusufi erdhi nga Zvicra, për 2 ditë e pastroi shetitoren mbi Sllupçan – Shembull që duhet të ndiqet!
  • Kostadinovski: Të jemi besnikë ndaj Kushtetutës, është detyra jonë
  • Grabitje me dhunë në Shkup, Prokuroria kërkon paraburgim për 43-vjeçarin
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 17 Nëntor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Nuk futen në zgjedhje/ Lista serbe: Shkak dhuna e vazhdueshme institucionale

23 Mars, 2023 Opinion
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Lista Serbe, partia udhëheqëse e serbëve të Kosovës, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme lokale në komunat në veri të Kosovës, për shkak të “pasojave të dhunës së vazhdueshme institucionale”, të cilat “i zbaton regjimi i Albin Kurtit”.

 

“Para së gjithash, për shkak të mos përmbushjes së kërkesave tona të qarta, të cilat ishin arsye pse u larguam nga institucionet e Kosovës, përkatësisht formimi i Asociacionit të komunave serbe dhe tërheqja e të gjitha forcave speciale nga veriu i Kosovës”, thuhet në njoftim.

 

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, janë shpallur për 23 prill, pasi kryetarët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës.

 

Zgjedhjet e paralajmëruara më parë, për 18 dhjetor të vitit të kaluar, u shtynë me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare.

 

Afati për paraqitjen e kandidaturave ka skaduar më 22 mars. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka aplikime të reja, por vetëm u janë konfirmuar kandidaturat atyre që kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 dhjetorit. Kjo do të thotë se janë gjithsej 11 kandidatë nga katër subjekte politike, prej të cilëve vetëm dy janë të komunitetit serb.

 

Lista Serbe thekson se vendimi për të mos marrë pjesë në këto zgjedhje është marrë në përputhje me “pikëpamjet e qytetarëve që ajo i përfaqëson me vite”.

 

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, më 23 mars, se refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale është “shenjë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe e ndërhyrjes së vazhdueshme në punët e brendshme të Kosovës”.

 

Prej vitit 2013, kur është formuar kjo parti, ajo ka marrë mbi 90 për qind të votave nga komuniteti serb në pothuajse të gjitha zgjedhjet e Kosovës.

 

Mirëpo, misioni vëzhgues i BE-së rregullisht përmend nëpër raporte se, Lista Serbe e ka “monopolizuar jetën politike në mesin e serbëve të Kosovës”./REL/

Lexuar: 76

Lajme të ngjashme

Parisi nderon shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare, me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”

Turshitë zgjedhore po mbarojnë!

Profili i ambasadorit/diplomatit duhet të nxirret nga kornizat e ngushta partiake

Kleptomania politike, sëmundje për pushtet

Maqedonia mes ëndrrave të djegura dhe shpresës për shpëtim

Britania dhe çështja shqiptare gjatë rënies së Perandorisë Osmane

showbiz

Horoskopi

Showbiz 17 Nëntor, 2025

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka befasuar fansat me dhuratën e fundit që ka marrë…

Afrim Muçiqi: Politikë e poshtër, kemi mbet në dorën e analfabetëve

Showbiz 16 Nëntor, 2025

Këngëtari i muzikës popullore, Afrim Muçiqi në “Sol” në Klan Kosova ka folur për shtatën…

Dhurata superluksoze që Dafina Zeqiri mori nga bashkëshorti, “Rollc Roys” që kushton afro gjysmë milioni

Showbiz 14 Nëntor, 2025

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka befasuar fansat me dhuratën e fundit që ka marrë…

Rita Ora në kujtimet e fëmijërisë në Pejë, bashkë me motren dhe vëllain

Showbiz 14 Nëntor, 2025

Këngëtarja e mirënjohur me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, është një nga emrat më të…

Dhurata superluksoze që Dafina Zeqiri mori nga bashkëshorti, “Rollc Roys” që kushton afro gjysmë milioni

Showbiz 14 Nëntor, 2025

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka befasuar fansat me dhuratën e fundit që ka marrë…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.