Autor: TV News
Bjellorusia ka thënë të martën se është detyruar të pranojë armët bërthamore ruse, për shkak të presionit “të pashembullt” perëndimor. Megjithatë, Minsku ka insistuar se pranimi i tyre nuk i ka shkelur marrëveshjet ndërkombëtare. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka prezantuar në fundjavë planin për dërgimin e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi. Ky vendim është dënuar ashpër nga Perëndimi. “Bjellorusia është detyruar të përgjigjet për të forcuar kapacitetet e saj të sigurisë dhe mbrojtjes”, ka thënë Ministria e Jashtme në Minsk. Ajo ka thënë se Minsku është përballur me presion “të pashembullt” politik dhe ekonomik…
U gjetën sasi prej 83 kilogramë kokainë E martë, 28 Mars 2023 – 13:20 albinfo.ch pixabay Raportohet se një ngarkesë me kokainë e fshehur brenda një konteineri me banane u sekuestrua në portin e Vado Ligure në Savona të Italisë. Tre shqiptarë u arrestuan nga policia italiane gjatë aksioni anti-drogë, përcjell albinfo.ch. Thuhet se konteineri me banane ishte nisur nga Ekuadori. Pasi u shkarkua nga anija, konteineri iu nënshtrua në kontrolli të plotë ku dhe u konstatua sasia prej 83 kilogramë kokainë. Konteineri u mbajt nën monitorim deri kur aty u paraqitën 3 shqiptarë, të cilët u futën fshehurazi në…
Një në gjashtë fëmijë në Gjermani peshon më shumë se duhet. Ministri i ushqimit, Cem Özdemir, kërkon të ndalojë reklamat e ushqimeve të pashëndetshme. Por industria e prodhimeve të ëmbëlsirave kundërshton. Një bonbon çokollate me krahë, këmbë dhe syze super të mëdha lëshohet me vrull nga treni i lodrave dhe bie poshtë. Oh ç’kënaqësi thotë një zë që tregon më pas për një lojë ku mund të fitosh hyrje falas në një park argëtimi për fëmijë. Kjo reklamë për prodhime sheqeri transmetohet në programin e pasdites të televizionit gjerman. Sikur të kishte qenë për Cem Özdemirin e të Gjelbërve, kjo…
Prokuroria e Elbasanit ka thirrur deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për të dëshmuar në seancën e kësaj të hëne ndaj Arbër Paplekajt. Ky i fundit është nën hetim lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të viti2021. Trupa gjykuese ka thirrur si dëshmitarë edhe familjarët e Pjerin Xhuvanit, por këta të fundit nuk janë paraqitur. Gjithashtu, në seancë nuk ishin prezentë përfaqësuesja ligjore e familjarëve të Pjerin Xhuvanit. Lidhur me këtë ngjarje prokuroria ka kërkuar dëshmitë e 59 personave. Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë pas një përplasjeje të…
Kombet e Bashkuara kanë thënë të martën se një aktivist për edukimin e vajzave është arrestuar këtë javë në Kabul, si dhe u kanë bërë thirrje talibanëve që të sqarojnë arsyen e ndalimit të tij. As zëdhënësit e Ministrisë së talibanëve për Informacion dhe as ata të agjencisë së inteligjencës, nuk u janë përgjigjur kërkesave për të komentuar apo konfirmuar ndalimin. “Matiullah Wesa, udhëheqës i (Pen Path) dhe mbrojtës i të drejtës së grave për edukim, është arrestuar të hënën në Kabul”, ka thënë Misioni i OKB-së në Afganistan (UNAMA) përmes një deklarate. “UNAMA u bën thirrje…
E martë, 28 Mars 2023 – 11:40 albinfo.ch Sërish, raportuesja për Kosovën në Bashkimin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk e ka pritur mirë deklaratën dhe arsyetimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, për mosnënshkrimin e aneksit të zbatimit të planit evropian për dialogun, përcjell albinfo.ch. Ajo ka thënë se është për të ardhur keq ta dëgjosh dikë duke folur si Vuçiqi në atë formë. “Ne i ndoqëm me vëmendje deklaratat e tij para marrëveshjes, të cilat ishin shumë të lavdërueshme, sepse hapën rrugën për arritjen e marrëveshjes. Megjithatë, retorika në fund të fundit dhe tallja me…
Askush nuk dëshiron të imagjinojë të gjendet në një situatë ku fundoseni me makinë, vetë ideja ta mendoni është tmerruese. Megjithatë, aksidentet ndodhin dhe në rast se gjendeni në po këtë situatë, do të duhet të dini se si të shpëtoni. Mundësia më e mirë për të mbijetuar në një makinë që fundoset është të dilni përpara se të zhytet plotësisht në ujë. Kjo do të thotë se keni maksimum një minutë kohë të dilni në mënyrë të sigurt nga automjeti. Ja çfarë duhet të bëni. Hiqni rripin e sigurimit dhe ulni xhamat e dritareve brenda disa sekondave pasi të…
Koalicioni qeveritar ndodhet para dy sfidave, të pengojë zgjerimin e ndikimit rus në Maqedoninë e Veriut dhe të bindë opozitën për të votuar ndryshimet kushtetuese, kështu vlerëson analisti politik Besim Nebiu. “Se a do të jetë koalicioni qeveritar mburojë ndaj tentimit rus, do të tregojnë dy ngjarje: 1.A do të arrijë të bind deputetë opozitar ta përkrahin ndryshimin e Kushtetutësdhe zhbllokimin e negociatave. 2.A do të arrijë ta fiton opozitën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ta vazhdojë qeverisjen e vendit. Sipas meje gjasat janë 50-50% për të dyja”, deklaroi Nebiu për Indeks.mk Në anën tjetër Petrit Saraçini nga Instituti…
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ligji për bastet sportive do të kalojë për miratim shumë shpejt. Ai deklaroi se ky vendim vjen pas konsultimit publik dhe është zgjidhja e duhur për të shmangur tregun informal. Lidhur me këtë fenomen ai shtoi se Shqipëria njësoj si shumë vënde të tjera nuk mundi të ndalonte këtë aktivitet të paligjshëm. Me këtë argument, kryeministri theksoi se pas miratimit të ligjit të ardhurat nga ky aktivitet do të investohen në sport. “Tjetra është që së shpejti do kalojmë në miratim, këto ditë do fusim në agjendë miratimin e basteve…
Policia ka bastisur shtëpinë e 28-vjeçares, autore të sulmi vdekjeprurës me armë zjarri në shkollën 9-vjeçare në Nashville të SHBA. Gjatë kontrollit të banesës së saj autoritetet gjetën të tjera armë zjarri, përveç atyre të përdorura në sulm. Autoritetet konfirmuan se u gjetën dy pushka gjahu, fotot e të cilave u bënë publike. Pas ngjarjes së të hënës, presidenti amerikan Joe Biden ka përsëritur thirrjet e tij për ndërhyrje në legjislacionin me synim kontrollin e armëve. Tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në…
