Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ekspertë të BE kanë inspektuar bizneset në Shqipëri, Rama: Thertoret problem!

21 Prill, 2026

Haradinaj: Kurti po tallet me Kosovën

21 Prill, 2026

BDI: Qeveri e paaftë, antishqiptare dhe antieuropiane! Proksi i fundit rus në Ballkan

21 Prill, 2026

Janevska: Ligji për arsimin e lartë nesër shkon në procedurë qeveritare

21 Prill, 2026

Kriza me karburantet, mblidhen ministrat e Transportit të BE-së

21 Prill, 2026

Gaza ka nevojë për më shumë se 70 miliardë dollarë në dekadën e ardhshme për rimëkëmbje

21 Prill, 2026

Përballja mes Veliajt e Dados, kryebashkiaku kërkon që gjyqi në administrative të transmetohet LIVE

21 Prill, 2026

Zbulohet “laboratori” i drogës në Shkup

21 Prill, 2026

LSDM: Qeveria e Mickoskit i lë qytetarët vetëm përballë krizës globale

21 Prill, 2026

Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpunimin me ju në vitet në vijim

21 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 21 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Bjellorusia: Pranuam armët bërthamore ruse për shkak të presionit perëndimor

TV NewsBy TV News28 Mars, 2023 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bjellorusia ka thënë të martën se është detyruar të pranojë armët bërthamore ruse, për shkak të presionit “të pashembullt” perëndimor.

 

Megjithatë, Minsku ka insistuar se pranimi i tyre nuk i ka shkelur marrëveshjet ndërkombëtare.

 

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka prezantuar në fundjavë planin për dërgimin e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi.

 

Ky vendim është dënuar ashpër nga Perëndimi.

 

“Bjellorusia është detyruar të përgjigjet për të forcuar kapacitetet e saj të sigurisë dhe mbrojtjes”, ka thënë Ministria e Jashtme në Minsk.

 

Ajo ka thënë se Minsku është përballur me presion “të pashembullt” politik dhe ekonomik nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

 

Bjellorusia ka thënë se nuk do të ketë kontroll mbi armët dhe dërgimi i tyre në territorin e saj “nuk është në kundërshtim” me Traktatin për Mospërhapje të Armëve Bërthamore.

 

Minsku e ka lejuar Rusinë që ta përdorë territorin e tij për nisje të luftës në Ukrainë, vitin e kaluar.

 

Të dyja shtetet kanë mbajtur edhe stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe e kanë rritur bashkëpunimin në vitin e fundit.

 

“Bashkëpunimi ushtarak në mes të Bjellorusisë dhe Rusisë është duke u kryer në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ka thënë ministrja bjelloruse.

 

Planet e Putinit për të dërguar armë bërthamore afër territorit të Bashkimit Evropian kanë nxitur thirrjet për sanksione të reja kundër Moskës.

 

Ndonëse shqetësimet sa shkojnë e rriten – prej kur Putin e ka nisur luftën në Ukrainë – shumë ekspertë besojnë se çfarëdo sulmi eventual rus, do të mund të bëhet me armë të vogla “taktike” dhe jo armë “strategjike”.

 

Perëndimi e ka goditur Minskun me disa valë sanksionesh, për shkak të qasjes bjelloruse në shtypje të disidentëve dhe rolit të saj në luftën e Rusisë në Ukrainë.

 

Presidenti rus, Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

 

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

 

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/

Lexuar: 88

Lajme te ngjashme

Kriza me karburantet, mblidhen ministrat e Transportit të BE-së

Gaza ka nevojë për më shumë se 70 miliardë dollarë në dekadën e ardhshme për rimëkëmbje

BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, anija e kompanisë franceze qëllohet me paralajmërim

Trump thotë se është kapur një anije iraniane që u përpoq të kalonte bllokadën amerikane

Trumpi: Iranianët luajtën një lojë të vogël, por bisedime shumë të mira janë duke u zhvilluar

Lajmet e fundit

Ekspertë të BE kanë inspektuar bizneset në Shqipëri, Rama: Thertoret problem!

21 Prill, 2026

Haradinaj: Kurti po tallet me Kosovën

21 Prill, 2026

BDI: Qeveri e paaftë, antishqiptare dhe antieuropiane! Proksi i fundit rus në Ballkan

21 Prill, 2026

Janevska: Ligji për arsimin e lartë nesër shkon në procedurë qeveritare

21 Prill, 2026

Kriza me karburantet, mblidhen ministrat e Transportit të BE-së

21 Prill, 2026

Gaza ka nevojë për më shumë se 70 miliardë dollarë në dekadën e ardhshme për rimëkëmbje

21 Prill, 2026

Përballja mes Veliajt e Dados, kryebashkiaku kërkon që gjyqi në administrative të transmetohet LIVE

21 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.