Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

VLEN “eliminon” ministrat Filkov dhe Stoilkoviç, rikonstruimi i Qeverisë drejt finalizimit

24 Qershor, 2026

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

24 Qershor, 2026

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

24 Qershor, 2026

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

24 Qershor, 2026

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

24 Qershor, 2026

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

24 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

24 Qershor, 2026

Dy studentë çojnë në këmbë Parlamentin Evropian për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoni!

23 Qershor, 2026

Gashi nga Sofja: Rajoni ka nevojë për dialog, ndërsa RMV kërkon eurointegrim të drejtë dhe të parashikueshëm

23 Qershor, 2026

Rikonstruimi: Cilat ministri do të këmbehen, ZNAM nuk po e jep Filkovin!

23 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 25 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Analistët/ “Fronti për Europë” hap rrugën drejt BE-së, përshpejton reformat dhe luftën kundër korrupsionit

TV NewsBy TV News28 Mars, 2023 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Koalicioni qeveritar ndodhet para dy sfidave, të pengojë zgjerimin e ndikimit rus në Maqedoninë e Veriut dhe të bindë opozitën për të votuar ndryshimet kushtetuese, kështu vlerëson analisti politik Besim Nebiu.

“Se a do të jetë koalicioni qeveritar mburojë ndaj tentimit rus, do të tregojnë dy ngjarje:

1.A do të arrijë të bind deputetë opozitar ta përkrahin ndryshimin e Kushtetutësdhe zhbllokimin e negociatave.

2.A do të arrijë ta fiton opozitën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ta vazhdojë qeverisjen e vendit. Sipas meje gjasat janë 50-50% për të dyja”, deklaroi Nebiu për Indeks.mk

Në anën tjetër Petrit Saraçini nga Instituti për Media dhe Analitikë thotë se nëse do të jetë “Fronti për Europë” barrikadë ndaj zgjerimit të ndikimit rus në RMV do të varet shumë prej suksesit të subjekteve politike të kyçura në këtë front për të avancuar agjendën e integrimeve në BE.

“Kjo agjendë, përveç ndryshimeve kushtetuese që janë kusht për të vazhduar negociatat e filluara për anëtarësim në BE, nënkupton sidomos reformat e thella sistemore dhe luftën kundër korrupsionit. Vetëm me veprime konkrete të cilat do të tregojnë rezultate të prekshme për qytetarët, mund të parandalohet ndikimi rus, i cili shfrytëzon ngecjet për të rritur ndikimin te një pjesë e qytetarëve ne vend”, deklaroi Saraçini për Indeks.mk

Ndryshe, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Ali Ahmeti javën që e lamë pas mblodhi Këshillin e përgjithshëm të partisë, pikërisht për të diskutuar për nismën “Fronti për Europë” e cila ka për qëllim që të përshpejtojë rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Nisma e zotit Ahmeti do të tuboi rreth vetes të gjitha forcat progresive pro-evropiane dhe pro-amerikane në vend me qëllim që të arrihet konsensus politik për ndryshimet kushtetuese si kusht për vazhdimin e rrugëtimit evropian të vendit.

Disa parti politike, përfshirë edhe partinë më të madhe politike maqedonase në vend LSDM-në tanimë veç kanë përqafuar këtë nismë.

“Tema ka qenë mjaftë atraktive, ‘Fronti për Europë’ dhe është moment i rëndësishëm jo vetëm për BDI por edhe për gjithë qytetarët e RMV që ky front të zmadhohet, ky front edhe të jetësohet sepse shërbim më të mirë qytetarëve të RMV-së asnjëherë nuk mund të ju bëjmë përveç se me anëtarësimin e vendit tone në BE”, ka deklaruar Ahmeti. (Indeks.mk)

Lexuar: 108

Lajme te ngjashme

VLEN “eliminon” ministrat Filkov dhe Stoilkoviç, rikonstruimi i Qeverisë drejt finalizimit

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Lajmet e fundit

VLEN “eliminon” ministrat Filkov dhe Stoilkoviç, rikonstruimi i Qeverisë drejt finalizimit

24 Qershor, 2026

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

24 Qershor, 2026

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

24 Qershor, 2026

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

24 Qershor, 2026

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

24 Qershor, 2026

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

24 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

24 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.