Autor: TV News

“Vëllai i Alibeaj është dënuar në një nga vendet e BE për vjedhje me armë, dhe me këtë Rama po e mban peng”. Kjo ka qenë deklarata e Sali Berishës, që solli reagimin e ashpër të kreut të grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj.   Në një posti, në rrjetin social Facebook, ai tha akuzat dhe shpifjet e Berishës janë të njohura në politikën shqiptare, teksa thekson se akuzat ndaj familjarëve janë rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit dhe biografive.   Ligjin e lustracionit, Alibeaj e cilësoi si të rëndësishëm, për të ecur drejt të ardhmes dhe për të nxjerrë…

Read More

Shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ka deklaruar se dëmtimi i pronës private që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit, ka synim frikësimin e popullatës lokale E premte, 31 Mars 2023 – 17:40 albinfo.ch Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se pas dy veturave të djegura të mërkurën, nga persona të panjohur janë djegur edhe tri vetura të tjera të cilat ishin të regjistruara me targa RKS, skruan rtklive.com. Dy vetura janë djegur në Mitrovicë  të Veriut dhe një në Zveçan. “Me 31 mars 2023 pas mesnatës, në veri…

Read More

Këngëtarja e njohur Valbona Mema ka qenë së fundmi e ftuar në “Pardon my french”, në Top Albania Radio ku ka folur për vdekjen e motrës së saj e cila vuante nga një sëmundje e rëndë. Këngëtarja ka rrëfyer se ka qenë e pandarë me të motrën dhe e kishe si një nënë dhe i vetmi moment që nuk ka folur me të ishte pasi u fut në shtëpinë e BBV.  “Mendoj që po forcohem. Unë mendoj që jeta më ka vënë në shumë prova dhe unë kam arritur të mbijetoj dhe t’i bëj ballë. Duket si ëndërr sepse je…

Read More

Shkup, 31 mars – Gjatë ditës së djeshme (30.03.2023) në periudhën prej orës 12.00 deri në ora 16.00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll aksionar i automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve. Gjatë kontrollit janë konstatuar 66 kundërvajtje, nga të cilat 10 për hyrje të paligjshme në komunikacion, nëntë për vozitje pa leje, gjashtë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit. Tetë automjete janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik. “Kontrollet e qarkullimit për të rritur sigurinë e nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi vazhdojnë edhe në ditët në…

Read More

Një juri e madhe e Nju Jorkut votoi të enjten pro ngritjes së një padie penale ndaj ish-Presidentit Donald Trump. Akuzat nuk janë bërë publike, por hetimet janë përqëndruar në pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, për të blerë heshtjen e ish-aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, për një marrëdhënie seksuale që ajo pretendon se ka patur me zotin Trump. Kjo shënon herën e parë në historinë e vendit që një ish-president akuzohet për kryejen e një vepre penale. Ish-Presidenti Trump e cilësoi vendimin një gjueti shtrigash, dhe persekutim politik. Padia penale ndaj ish-presidentit u ngrit nga…

Read More

Stacionet radiofonike siriane po transmetojnë një lloj të ri ninulle çdo mbrëmje për të ndihmuar fëmijët e traumatizuar në të gjithë vendin të bien në gjumë. Projekti “Frekuencat e Paqes” është punë e neuroshkencëtarëve dhe aplikacionit të terapisë muzikore Spiritune që synon fëmijët sirianë. Ghaliaa Chaker , një këngëtare siriane me bazë në Dubai, shkroi dhe regjistroi ninullën në arabisht. 24-vjeçarja ishte mësuar të shkruante këngë, por asnjëherë një ninullë. Ajo thotë se tema e tërhoqi. “Të shkruaja një ninullë nuk më ka shkuar kurrë në mendje. Por gjëja që ndikoi tek unë ishte tema. Për të qenë në gjendje të ndihmojmë fëmijët dhe refugjatët…

Read More

Prokuroria Themelore Publike e Tetovës deri te gjykata përkatëse ka dorëzuar propozim për lëshimin e urdhërpagesës për një 40-vjeçar nga Tetova, i cili ngarkohet për veprën penale “Cenim të reputacionit të një shtetit të huaj” sipas nenit 181 të Kodit Penal. I akuzuari, nëpërmjet një komenti me përmbajtje vullgare dhe ofenduese në rrjetin social Facebook më 12 prill të vitit të kaluar e ka ekspozuar ambasadoren e atëhershme të SHBA-së në vend dhe në atë mënyrë e ka kryer veprën. Ambasadorja amerikane, në atë moment ka qenë Kejt Meri Bërns. Nga Prokuroria informojnë se prokurori përkatës deri te Gjykata Themelore…

Read More

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.   Ai shtoi se “këto ditë priten takimet lidhur me këtë çështje”.   Ambasadori Guerot theksoi se nga lideri i Serbisë pret që ai t’i respektojë obligimet që ka marrë dhe se në të kundërtën do të ketë pasoja për të dyja palët.   “Është shumë herët të thuhet se cilat do të jenë pasojat dhe tani duhet të fokusohemi në përfitimet”, tha Guerot në debatin për zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe…

Read More

Stuhia ka shkaktuar kaos në rrugë: disa trupa pemësh janë rrëzuar dhe kanë rënë në autostrada, duke bllokuar korsi të tëra E premte, 31 Mars 2023 – 16:41 albinfo.ch Boris Roessler/dpa +++ dpa-Bildfunk +++ Stuhia “Mathis” aktualisht ka përfshirë anën veriore të Alpeve, transmeton albinfo.ch. Shpërthime prej 107 kilometrash në orë janë matur edhe në Cyrih. Erërat kanë rrëzuar pemë në rrugë, mes tjerash ehde në autostradën A1 dhe kanë shkaktuar vonesa në trafik, shkruan srf.ch. Në male, shpërthimi më i fortë i stuhisë “Mathis” është matur në Säntis me 143 kilometra në orë ndërsa në Pilatus erërat kanë zhvilluar…

Read More

Banorë të një zone rurale kanë marrë disa pamje të asaj që ata pretendojnë se është një jashtëtokësor i vdekur i gjetur në një kanal në qytezën e Huarina në Bolivi, para se të zhdukej në mënyrë misterioze, siç supozohet i rikuperuar nga kolegët e tij alienë. Lajmi i përhapur në shumë media vendase e botërore, në fakt nuk dihet nëse është një loje oportuniste apo aty ka pasur vërtet një kufomë alieni. Ngjarja e pazakontë u regjistrua në zonën rurale të Huarina, pranë kryeqytetit bolivian të La Paz. Dy net para raportimit të alienit të vdekur rezidentët kishin filmuar…

Read More