Autor: TV News
E premte, 31 Mars 2023 – 13:00 albinfo.ch screenshot Raportohet se më shumë se 20 deputetë austriakë të ekstremit të djathtë e kanë lëshuar një seancë, në të cilën ka mbajtur fjalim presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përcjell albinfo.ch. Politikanët e Partisë Liria (FPO) kanë thënë se fjalimi i Zelenskyt e ka shkelur neutralitetin e Austrisë. Ata kanë paralajmëruar në nisje të fjalimit se do të bëjnë një lloj proteste kundër adresimit të Zelenskyt. Austria ka thënë më parë se nuk mund t’i ndihmojë ushtrisë ukrainase, mirëpo e mbështet Kievin në aspektin politik. Përmes një videoadresimi, Zelensky e ka falënderuar Austrinë…
Kryeministri Edi Rama kërkon hetimin e Monika Kryemadhit, pas publikimit nga “EU-Reporter” se ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është financuar me para ruse, nga oligarkë të afërm me presidentin Vladimir Putin. Në twitter, kreu i qeverisë i është rikthyer akuzave të tij se drejtësia nuk duhet të punojë me dy standarde, duke hetuar vetëm për akuzat që opozita hedh ndaj socialistëve, duke iu referuar kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Ai akuzohet se ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit, duke fshehur dënimin e marrë nga gjykata e Janinës në vitin 1999 për kalim të paligjshëm të kufirit. Vetë…
E premte, 31 Mars 2023 – 15:00 albinfo.ch Keystone (AP Photo/Francois Mori) Raportohet përsëri për protesta në Francë, Parisi nën flakë deri në orët e para të mëngjesit. Me mijëra vetë dolën në mbrëmjen e të enjtes, në rrugë, për të protestuar kundër reformës së pensioneve, përcjell albinfo.ch. Thuhet se demonstruesit i vunë flakën koshave të plehrave dhe 2 makinave të policisë në rrugë, si një mënyrë për të nxitur tensionet, por u përballën me një polici më të fortë e të egër se ditët e tjera. Gjithsesi, forcat zjarrfikëse, bashkë me forcat e policisë, kanë qëndruar gjithë natën në…
Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e Enkelejd Alibeajt për të garuar me kandidatë në disa bashki në 14 maj, duke e akuzuar atë se po i shërben kryeministrit Edi Rama. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha pranoi se situata nuk e favorizon opozitën, por sipas tij nuk kemi të bëjmë me çarje të PD, por pengmarrje të një grupi demokratësh nga qeveria. SALI BERISHA “Enkelejd Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel, që është arrestuar për rrëmbimin me armë në vendet e BE dhe sot nuk dihet se ku është. Ndan të fshehtat…
Bjellorusia kërkon nisjen e negociatave sa më parë mes Ukrainës dhe Rusisë, për t’i dhënë fund luftës. Presidenti Aleksandër Lukashenko në një fjalim drejtuar popullit, paralajmëroi se një luftë e tretë botërore, këtë herë bërthamore, po ‘shfaqet në horizont’ për shkak të mbështetjes së NATO-s për Ukrainën. Sipas tij, nëse Moska konstaton se po humb betejën, ajo është e gatshme të përdorë armë të fuqishme. ALEKSANDER LUKASHENKO PRESIDENT I BJELLORUSISË “Do të përpiqem të sugjeroj ndalimin e konfliktit në Ukrainë përpara përshkallëzimit të mëtejshëm. Të nisin negociatat. Nëse qeveria ruse sheh rrezikun e një kolapsi, ajo do…
E premte, 31 Mars 2023 – 14:40 albinfo.ch Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka njoftuar se është arritur një numër rekord i fjetjeve në akomodime kolektive për dy muajt e parë. Edhe 45% rezultate më të mira se vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch. Ai ka shkruar në Facebook se Mali i Zi është në rrugën e duhur. “Është arritur një numër rekord i fjetjeve në akomodime kolektive për dy muajt e parë. Edhe 45% rezultate më të mira se vitin e kaluar. Të gjithë parametrat tregojnë se ky do të jetë një sezon rekord turistik. Jemi krenarë për…
E premte, 31 Mars 2023 – 14:20 albinfo.ch FB: Edi Rama Edhe një herë ka ripërsëritur kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, qëndrimin e tij ndaj nismës ‘Ballkani i Hapur’, përcjell albinfo.ch. Ai ka thënë se nuk mund ta mbështesë një iniciativë të tillë, e cila, sipas tij, nuk ka as platformë, as kontratë themelore, as strategji, as plan veprimi. “Nuk kam qëndrim tjetër. Ballkani i Hapur, me sa e di unë, as website nuk ka. Pra, është një iniciativë që nuk ka as platformë, as kontratë themelore, nuk ka as strategji, as plan veprimi”, ka thënë ai. Shefi…
Nëse jeni të ekspozuar rregullisht ndaj zhurmës së trafikut, ka të ngjarë të zhvilloni presion të lartë të gjakut ose hipertension. Një studim ka zbuluar se zhurma e trafikut rrugor lidhet me rrezikun e rritur të hipertensionit. Studimi i studiuesve në Universitetin e Pekinit Kinë, u botua së fundmi në JACC: Advances. Pas analizimit të të dhënave të më shumë se 240,000 njerëzve dhe ndjekjes së tyre për më shumë se 8 vjet, u zbulua se ata që jetonin pranë zhurmës së trafikut rrugor kishin më shumë gjasa të zhvillonin hipertension. Sa më e lartë të jetë doza e zhurmës,…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (30.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 237 gjoba, nga të cilat 79 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, tetë për drejtim të automjetit pa patentë shofer, shtatë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara. “Janë vendosur nëntë gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë për kalim në sinjal të mbyllur (drita e kuqe), katër gjoba për folie të pacertifikuara (xhama të lyer), 3 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletës”.…
“Pema e Miqësisë” është kopshti më i ri i përuruar në Tiranë, i cili ndodhet pranë sheshit “Shqiponja”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo zonë e ka pasur të nevojshme pasjen e një shkolle dhe të një kopshti. “Sot shkolla e re ‘Andrea Stefani’, e cila është ngjitur me kopshtin ‘Pema e Miqësisë’ krijon mundësinë që fëmijët, sapo të mbarojnë kopshtin, të shkojnë direkt në klasë të parë. Kur mendohet se fëmijëve u duhej të shkonin në çerdhe, kopësht dhe shkolla jashtë njësisë, sot kjo duket si përrallë nga e kaluara. Fakti që fëmijët i…
