Autor: TV News

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, bashkë me kandidatin e PS Andis Salla zhvilluan takime me banorë të disa njësive administrative në Bashkinë e Cërrikut. Gjiknuri që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, nënvizoi se nën drejtimin e PS-së, i është kushtuar një vëmendje e madhe zhvillimit të zonave rurale. “Andi ka hapur një sërë kantieresh gjithë këto kohë. Nuk është rastësi përse ne e rizgjodhëm kandidat për të drejtuar Bashkinë e Cërrikut. Sistemimet, punët e tjera të mëdha do t’i bëjë qeveria. Prandaj ne lidhim mirë dhe qeverinë dhe bashkinë. Ne do të sjellim projektet e…

Read More

E premte, 31 Mars 2023 – 20:20 albinfo.ch Twitter: Janick Klossner – qytetar Liechti ishte pasagjer në trenin që doli nga shinat pasditen e së premtes në Bernë. Për 20minuten ai tregon se ende është duke pritur, bashkë me pasagjerët e tjerë për një autobusë që do t’i largojë nga vendi i ngjarjes, përcjell albinfo.ch. “Isha ulur në pjesën e pasme të trenit, përballë drejtimit të udhëtimit. Në fillim treni u ndal vetëm pak, pastaj u ndje si një ndalesë e fortë emergjente. Papritur pashë që po rrëzohet”, thotë Liechti për 20minuten. Ai pastaj kuptoi se treni ishte shtrirë anash,…

Read More

Dior u prezantua me një shfaqje historike në Mumbai të enjten, një lëvizje që tregon rolin e rëndësishëm të Indisë në prodhimin e modës së lartë evropiane dhe fuqinë në rritje të konsumatorëve të saj luksoz. Me monumentin historik “Gateway of India”, labeli francez prezantoi koleksionin e tij Pre-Fall 2023 para një turme të mbushur me yje, duke përfshirë ikonat e Bollywood-it Rekha, Sonam Kapoor dhe Anushka Sharma, si dhe modelen Cara Delevingne dhe aktoren Maisie Williams. Pista ishte e stolisur me simbole dhe punime të kulturës indiane. Ndërsa disa marka të mëdha perëndimore kanë organizuar shfaqje të njëhershme në…

Read More

Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Vaut të Dejës, Zef Hilën.   Gjatë fjalës së tij, ish kryeministri ka komentuar situatën aktuale në vendin tonë, ku sipas tij, krimi është i shtrirë në çdo qytet.   Sipas ish-kryeministrit, në proceset gjyqësore mes qytetarëve dhe narkoshtetit, i fiton kjo e fundit me padrejtësi.   Berisha tha se qytetarët sot paguajnë shuma të mëdha në procese gjyqësore dhe për të afruar datat e vendimeve të tyre.   Sot, siç e shihni krimi godet ku të dojë, kur të dojë, në çdo fshat, në çdo qytet, në…

Read More

E premte, 31 Mars 2023 – 19:40 albinfo.ch Twitter: Janick Klossner – qytetar Një tren mobil Aare Seeland ka dalë nga shinat pranë stacionit Lüscherz Bernë. Si pasojë janë tre pasagjerë dhe shoferi i trenit që ndodheshin në vagonin e fundit dhe u plagosën. Ende është e paqartë nëse stuhia shkaktoi daljen nga shinat, shkruan 20minuten, përcjellë albinfo.ch. Rreth orës 19:00, zyra për media e policisë kantonale në Bernë njoftoi se puna e evakuimit kishte përfunduar. Zyra për media e Regionalverkehr Bern-Solothurn (RBS) konfirmon se ngjarja ka ndodhur pak para orës 17:00 dhe duket se kjo ka ndodhur për shkak…

Read More

Një modele e njohur e platformës sociale TikTok është ndarë nga jeta në moshën 18 vjeçare, njoftonte sot familja e saj. Kara Santorelli – e cila kishte mijëra ndjekës në platformës e njohur të videove, ka vdekur në një aksident automobilistik në qytetin e saj Florida, SHBA. Nxënësja e shkollës së mesme njihej në TikTok për videot e saj, shumë prej të cilave mbi jetën e përditshme, si dhe me imitime të këngëve të njohura. Ajo u vra në aksidentin e 17 marsit kur u përplas kokë më kokë me një automjet tjetër. Partullat rrugore të Florida thanë se Santorelli…

Read More

Rikthimi i basteve online është një ka temat që ka ngjallur mjaft debat në vendin tonë. Të shumtë janë ata që e kanë kritikuar këtë vendim të qeverisë, për rikthimin e basteve, disa vite pas mbylljes së tyre në pikat fizike.   Në një intervistë për Vizion Plus me Frida Mavriqin, kryetari i KOKSH Fidel Ylli tha se qëllimi është kontrolli i individëve që vendosin skedina, dhe qarkullimi i parave në vendin tonë.   Bastet sipas tij janë një ves që nuk mund të hiqet dorë lehtë, ndaj është parë e arsyeshme rikthimi i tyre.   Kryetari i KOKSH shton…

Read More

E premte, 31 Mars 2023 – 19:20 albinfo.ch (KEYSTONE/Michael Buholzer). Disa degë bankash janë vendosur të mbyllen pas marrjes së Credit Suisse nga UBS. Ka 300 degë të të dyja bankave në të gjithë vendin – dhe shumica e tyre janë disa qindra metra larg njëra-tjetrës. UBS tashmë ka rrjetin më të dendur të degëve në vend me 191, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch. Analistët sugjerojnë mbylljet e degëve dhe kështu humbjet e vendeve të punës janë të pashmangshme. Por kjo nuk do të thotë thjesht se degët e Credit Suisse do të mbyllen, thonë komentuesit. Në varësi të rrethanave…

Read More

Vogue Philippines ka zbuluar Apo Whang-Od si yllin e kopertinës të muajit prill, një lëvizje që e bën artisten 106-vjeçare, me tatuazhe nga Filipinet, personin më të vjetër që është shfaqur ndonjëherë në faqen e parë të Vogue.  Whang-Od – e njohur gjithashtu si Maria Oggay – ka përsosur artin e tatuazheve me dorë që kur ishte adoleshente, duke mësuar nën udhëzimet e babait të saj. Me banim në fshatin malor të Buscalan, rreth 15 orë në veri të Manilës, ajo konsiderohet mambabatok-ja më e vjetër në vend. Tani, vizitorët ndërkombëtarë që kërkojnë dizajnet e saj gjeometrike të nënshkrimit përbëjnë…

Read More

Monika Kryemadhi ka hedhur poshtë akuzat për financimin me paratë ruse.   Ajo ka deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë llogari bankare jashtë vendit dhe as marrëdhënie biznesi.   Kryemadhi ka akuzuar Edi Ramën se qëndron pas sulmeve ndaj saj.     MONIKA KRYEMADHI DEPUTETE, PARTIA E LIRISË   Unë dua të sqaroj përpara opinionit publik, se Monika Kryemadhi nuk ka patur dhe nuk ka asnjë llogari bankare jashte territorit të Shqipërisë.   Dua t’ju konfirmoj, se nuk kam asnjë marrëdhënie biznesi jashtë territorit të Shqipërisë.   Si dhe nuk kam qenë kurrë aksionere në asnjë kompani private, as brenda,…

Read More