Autor: TV News

“Personi që do të trashëgonte Partinë Demokratike me bekimin e Sali Berishës është Belind Këlliçi”. Kështu u shpreh gazetarja Ambrozia Meta në studion e QUO VADIS në Vizion Plus. Ajo tha se sheh Këlliçin si kryetar të ri të PD-së, ndërsa, sipas saj, Salianji nuk është një figurë shumë e pëlqyeshme tek demokratët. “Nëse shoh dikë që mund të merrte partinë me bekimin e Sali Berishës, shoh Belind Këlliçin. Një shembull si ajo që ndodhi me Lulzim Bashën, nëse do të kishim një lloj trashëgimie të partisë. Salianji nuk është një figurë shumë e pëlqyer tek demokratët. Nuk më rezulton…

Read More

Max Allegri tha se skuadra e tij nuk i shfrytëzoi rastet kundër Lazios në Kupën e Italisë. “Lazio fitoi një ndeshje ku patëm më shumë vështirësi krahasuar me të shtunën, pasi humbëm raste disa herë në pjesën e parë për të shënuar golin”, tha Allegri për Sport Mediaset. “Ishte një ndeshje statike, kushdo që do të thyente barazimin do ta fitonte, dhe ne nuk i shfrytëzuam shanset tona, ndërsa pësuam gol në një goditje nga këndi ku sigurisht mund të kishim mbrojtur më mirë. Ishte një moment kur e kishim nën kontroll ndeshjen, bëmë tre ose katër gabime të lira,…

Read More

Politologu Ermal Hasimja tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se Avokati i Popullit duhet të jetë një person opozitar, jo domosdoshmërisht nga Partia Demokratike. Ndërsa analisti Lavdrim Lita u shpreh se duhet të jetë një figurë me karrierë juridike dhe të njohë mjaft mirë terrenin. Pjesë nga biseda: Meta: PD mbështeti të njëjtin kandidat që PS e refuzoi. Partia Socialiste nuk e ka pranuar formulën që çohen tre emra në Parlament. Hasimja: Duhet të jetë opozitar. Ky parim është i rëndësishëm dhe duhet respektuar. Avokati i Popullit deri më sot nuk ia ka dalë të bëjë ndonjë…

Read More

Borussia Dortmund do të përballet me vështirësi në mbajtjen e njërit prej lojtarëve të saj kryesorë – Nico Schlotterbeck, pasi interesi për mbrojtësin është mjaft serioz. Lojtari gjerman ka një kontratë me “verdhëzinjtë” deri në verën e vitit 2027, por deri më tani nuk ka dëshirë ta rinovojë atë dhe nëse kjo vazhdon të jetë kështu, nuk do të ishte çudi nëse Borussia përpiqet ta shesë atë në mënyrë që të mos largohet falas, transmeton GazetaBlic Sport. Për Schlotterbeck ka interes nga disa klube, njëra prej të cilave është Liverpooli, por sipas “Bild” Merseysiders kanë hequr dorë nga lufta për…

Read More

Lëvizjet dhe përplasjet brenda Partisë Demokratike kanë qenë pjesë e diskutimit në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus këtë të enjte. I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se a mund të përfitojë dikush tjetër brenda PD nga përplasja Berisha-Salianji, politologu Ermal Hasimja tha se në këtë moment jo, pasi është situata ku duhet të pozicionohesh në një krah ose në tjetrin. Pjesë nga biseda: Borakaj: Mund të jetë Salianji shënjestër e gjuetisë së shtrigave, dhe a mund të përfitojnë grupime të tjera brenda PD? Hasimja: Për momentin nuk ka çfarë të bëjë dikush tjetër. Por…

Read More

Vëllaznimi ia ka shkaktuar humbjen e parë Bashkimit në këtë edicion të ProCredit Superligës. Në takimin e zhvilluar në Gjakovë, kuqezinjtë fituan 70:74 (15:15, 16:26, 23:17, 16:16) në javën e tetë të elitës. Valon Bunjaku kishte 16 pikë e gjashtë kërcime te Portokallezinjtë, derisa te kuqezinjtë më i dalluari ishte Jericole Hellems me 22 pikë e dhjetë kërcime. Bashkimi ka shtatë fitore e një humbje, kurse Vëllaznimi dy fitore e gjashtë humbje.

Read More

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka ngritur alarmin se konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në një fazë të re, me pasoja të drejtpërdrejta për sigurinë e Turqisë dhe të gjithë rajonit të Detit të Zi. Deklarata e tij e fortë erdhi pas shpërthimit të dy cisternave ruse të ashtuquajturës “flotë e hijeve” – Kairos dhe Virat, të cilat ndodheshin vetëm disa kilometra nga ujërat territoriale turke. Kjo ngjarje ka shkaktuar shqetësim të madh në Ankara, duke e bërë situatën më të tensionuar se kurrë. Sipas burimeve të sigurisë, sulmi është realizuar me dronë të rinj nëndetarë ukrainas, një…

Read More

Juan Arizala do të jetë futbollisti më i ri i Milan. Anësori 20-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij në Kolumbi me Independiente Medellín, për të nisur një të re në Serie A. Igli Tare ka mbyllur akordin me klubin dhe lojtarin, duke kryer kështu transferimin e parë të merkatos së dimrit. Kosto e transferimit të Arizala do të jetë vetëm 3 milionë euro. Kjo është shitja më e madhe që klubi i Independiente Medellín ka bërë në histori. Përsa i përket futbollistit, vlera e tij aktuale në “Transfermarkt”, është vetëm 250 mijë euro.

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Anu Prattipatin, të ngarkuarën me punë të SHBA-ve. Ky takim vjen në një moment kritik për vendin, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit politike dhe procesin e zgjedhjeve të parakohshme që pritet të mbahen më 28 dhjetor. Diskutimet në këtë takim u përqendruan në rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, ku Osmani theksoi nevojën për respektimin e standardeve më të larta demokratike. Ajo e cilësoi Kosovën si një shembull për të tjerët në rajon, duke nënvizuar angazhimin e saj për një proces të drejtë dhe transparent. Një nga…

Read More

Federeata e Futbollit të Kosovës e ka konifmruar orarin e ndeshjeve të Superligës për xhiron e 16-të. Tri ndeshje do të zhvillohen të shtunën, kurse dy të tjera të dielën, shkruan GazetaBlic Sport. Ballkani – Prishtina e Re, Malisheva – Drenica dhe Dukagjini – Drita, janë ndeshjet e së shtunës. Ndërsa, Prishtina – Ferizaj dhe Gjilani – Llapi, janë dy ndeshjet e së dielës. /GazetaBlic Sport/

Read More