Politologu Ermal Hasimja tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se Avokati i Popullit duhet të jetë një person opozitar, jo domosdoshmërisht nga Partia Demokratike.
Ndërsa analisti Lavdrim Lita u shpreh se duhet të jetë një figurë me karrierë juridike dhe të njohë mjaft mirë terrenin.
Pjesë nga biseda:
Meta: PD mbështeti të njëjtin kandidat që PS e refuzoi. Partia Socialiste nuk e ka pranuar formulën që çohen tre emra në Parlament.
Hasimja: Duhet të jetë opozitar. Ky parim është i rëndësishëm dhe duhet respektuar. Avokati i Popullit deri më sot nuk ia ka dalë të bëjë ndonjë kundërvënie të fortë përballë qeverisë. Nuk është pjesë e sistemit të drejtësisë.
Petraj: Fuqi ka Avokati i Popullit, s’është se s’ka. Figura që duhet të jetë Avokati i Popullit, sipas meje, duhet të jetë një person me karrierë juridike, që njeh terrenin. Autoritet ka si pushtet. Duhet të jetë një personazh që mos të jetë marrë me politikë dhe të jetë me iniciativë.
/vizionplus.tv

