Autor: TV News
Borussia Dortmund do të përballet me vështirësi në mbajtjen e njërit prej lojtarëve të saj kryesorë – Nico Schlotterbeck, pasi interesi për mbrojtësin është mjaft serioz. Lojtari gjerman ka një kontratë me “verdhëzinjtë” deri në verën e vitit 2027, por deri më tani nuk ka dëshirë ta rinovojë atë dhe nëse kjo vazhdon të jetë kështu, nuk do të ishte çudi nëse Borussia përpiqet ta shesë atë në mënyrë që të mos largohet falas, transmeton GazetaBlic Sport. Për Schlotterbeck ka interes nga disa klube, njëra prej të cilave është Liverpooli, por sipas “Bild” Merseysiders kanë hequr dorë nga lufta për…
Tymi i duhanit përmban kimikate të cilat dobësojnë sistemin tonë imunitar, duke e bërë atë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve dhe duke dëmtuar aftësinë e tij për të shkatërruar qelizat kancerogjene. Në të njëjtën kohë, tymi i duhanit mund të dëmtojë ADN-në e qelizave, duke rritur mundësinë e formimit dhe lulëzimit të qelizave kancerogjene. Për të testuar fuqinë e ndërhyrjeve dietike në parandalimin e dëmtimit të ADN-së, shkencëtarët studiojnë zakonisht duhanpirësit kronikë. Studiuesit grumbulluan një grup duhanpirësish të rregullt dhe u kërkuan atyre të konsumonin 25 herë më shumë brokoli, sesa konsumi mesatar amerikan. Krahasuar me duhanpirësit që e shmangnin…
Avokati Edmond Petraj, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar situatën politike brenda Partisë Demokratike. Petraj tha se e shikon lëvizjen e nisur nga Alimehmeti dhe Salianji si oksigjen brenda Partisë Demokratike. Pjesë nga biseda: Petraj: Salianjin dhe Alimehmetin i shikoj si oksigjen të Partisë Demokratike. Nuk mendoj se do të ashpërsohet pjesa e spirales. Nuk mendoj se do të kenë ndonjë lloj agresiviteti në anën e Berishës. Pavarësisht se Berisha hodhi një ofendim ndaj tyre. Borakaj: Ku ishte pjesa e ofendimit? Petraj: Që nga momenti që tha s’bënin fushatë, nuk vinin, kjo…
Arne Slott është në 3 trajnerët kryesorë që mund të shkarkohen në Premier League. Liverpooli ka fituar vetëm katër nga 14 ndeshjet e fundit. Në ndeshjen e tyre të fundit, Merseysiders barazuan 1-1 me Sunderlandin, transmeton GazetaBlic Sport. Slott është bërë favoriti i dytë për t’u shkarkuar në Premier League. Vetëm në 24 orë, shanset që ai të shkarkohet janë përgjysmuar, nga 6.00 në 2.50. Daniel Farke i Leeds (1.73) konsiderohet kandidati kryesor për t’u bërë trajneri i ardhshëm i shkarkuar në Premier League. Trajneri i Tottenhamit, Thomas Frank (4.00), kompleton treshen më të mirë midis agjencive britanike të basteve.…
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji nisi pasditen e së mërkurës foltoren nga qyteti i Durrësit, ku zhvilloi takim me demokratët mbi situatën në PD dhe disfatën e zgjedhjeve të majit. Kjo ka sjellë përçarje në PD, pasi Sali Berisha e cilësoi takimin në Durrës si axhendë personale të zotit Salianji. Analisti politik Lavdrim Lita, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus e quajti si një fillim shumë të mirë lëvizjen “Salianji”, pasi do sjellë biseda politike. Por, sipas Litës është në kohën e gabuar. Pjesë nga biseda: Borakaj: Kur do të quhej e suksesshme lëvizja “Salianji”? Lita: E…
Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të ProCredit Superligës, duke fituar ndaj GO+ Peja me rezultat 67:82 (18:24, 21:22, 23:18, 5:18). Në super derbin e zhvilluar në Pejë, u zhvillua një super ndeshje, me mitrovicasit që ishin më të mirë në dhjetë minutat e fundit për të fituar me 15 pikë dallim. Cesare Edwards kishte 17 pikë e nëntë kërcime te vendasit, derisa Seketoure Henry debutoi me 23 pikë, katër kërcime e katër asistime. GO+ Peja ka gjashtë fitore e dy humbje, ndërsa Trepça pesë fitore e dy humbje.
Foltorja që mbajti ish-deputeti demokrat Ervin Salianji pasditen e së mërkurës në Durrës ka sjellë përçarje brenda Partisë Demokratike. Kjo pasi Sali Berisha e cilësoi takimin në Durrës si axhendë personale të zotit Salianji. Avokati Edmond Petraj tha në studion e QUO VADIS në Vizion Plus se kreu i PD-së Sali Berisha po ndjen rrezik nga lëvizja Salianji. Por, avokati deklaroi se e sheh si një lëvizje për të bashkuar demokratët, jo për të sjellë përçarje. Ndërkohë gazetarja Ambrozia Meta ka ngritur pikëpyetje se përse kjo lëvizje e Salianjit është bërë pas disa afrimesh të këtij të fundit me Berishën.…
Arne Slott është në 3 trajnerët kryesorë që mund të shkarkohen në Premier League. Liverpooli ka fituar vetëm katër nga 14 ndeshjet e fundit. Në ndeshjen e tyre të fundit, Merseysiders barazuan 1-1 me Sunderlandin, transmeton GazetaBlic Sport. Slott është bërë favoriti i dytë për t’u shkarkuar në Premier League. Vetëm në 24 orë, shanset që ai të shkarkohet janë përgjysmuar, nga 6.00 në 2.50. Daniel Farke i Leeds (1.73) konsiderohet kandidati kryesor për t’u bërë trajneri i ardhshëm i shkarkuar në Premier League. Trajneri i Tottenhamit, Thomas Frank (4.00), kompleton treshen më të mirë midis agjencive britanike të basteve.…
Avokati Edmond Petraj, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar lëvizjet që po ndodhin brenda PD. Ai tha se pas Salianjit dhe Alimehmetit mund të qëndrojnë ndërkombëtarët. Sipas tij nuk do të kishte një lëvizje brenda PD nëse nuk do të kishte mbështetje ndërkombëtare. Avokati theksoi se kjo dihet edhe nga Sali Berisha, i cili nuk e pranon dot, prandaj pati edhe shpërthimin e tij në media, duke hedhur akuza ndaj Salianjit dhe Alimehmetit. “E gjitha kjo që po ndodh me lëvizjen Salianji-Alimehmeti tregon se ata kanë një mbështetje ndërkombëtare. Për mendimin tim…
Në dhjetor të vitit 2012, Lionel Messi arriti një prej rekordeve më të jashtëzakonshme në historinë e futbollit: golin e tij të 91-të brenda një viti kalendarik me Barcelonën. Megjithatë, kur u pyet nëse viti 2012 ishte më i miri i karrierës së tij, Messi reagoi me buzëqeshje dhe një përgjigje të matur, larg çdo krahasimi të thatë me statistika. “Nuk e di, është e vështirë — varet si e sheh. Nuk më pëlqejnë statistikat; sot çdo gjë sillet rreth tyre. Mua më pëlqen të jem shumë i përfshirë në lojë. Ka pasur vite kur kemi fituar gjithçka: të arrish…
