Autor: TV News
Mbrojtësi anglez, Trent Alexander-Arnold mbrëmë pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Athletic Club. Sot, skuadra madrilene ia ka bërë testet mjekësore futbollistit anglez dhe është konfirmuar lëndimi i tij muskolar. Trent pritet të mungoj gjatë, por nuk dihet saktë. Tashmë është konfirmuar se mbrojtësi i “Tre Luanëve” do të mungoj në ndeshjet e mbetura të vitit 2025. /GazetaBlic Sport
Kryetari i PD Sali Berisha ka ashpërsuar tonet ndaj ish-deputetit Ervin Salianji, duke e cilësuar takimin e djeshëm në Durrës si axhendë personale të zotit Salianji. Berisha i kujtoi Salianjit se në asnjë forum të PD nuk ka folur për problematikat që ngriti në takimin e djeshëm. “Është një anëtar kryesie, i cili ka një axhendë personale, i uroj ta vazhdojë sa të ketë qejf. Është një anëtar kryesie, i cili është i kooptuar në kryesi, i cili në asnjë mbledhje kryesie nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme, i cili ka një zonë në Kombinat i ngarkuar për analizën…
Kanë përfunduar pesë nga gjashtë ndeshjet e Kupës së Kosovës në futboll. As ditën e sotme nuk pati befasi, teksa veç dueli Lira – Suhareka ka shkuar në vazhdime, shkruan GazetaBlic Sport. Më poshtë keni rezultatet e ballafaqimeve: Liria – Suhareka 23 (1-1) Istogu 03 – Feronikeli ‘74 (0-2) Flamurtari – Vushtrria (0-2) 2 Korriku – Dinamo (0-3) Kek-u – Vellaznimi (0-2) Top Football – Prishtina (0-1, min 65′)
Seanca parlamentare e kësaj të enjteje nisi me debate. Shkak u bë kërkesa e Partisë Demokratike për interpelancë me Kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e zëvëndëskryeministres Belinda Balluku. Në nisje të seancës kryeparlamentari Niko Peleshi, bëri me dije se interpelanca nuk mund të zhvillohet pasi çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata kushtetuese. “Objekti është aktualisht në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkesa për interpelancë urgjente sipas parashikimit kushtetues, nuk është pranuar se çështja është aktualisht në Gjykatën Kushtetuese. Është ky organ që do të japë një interpretim përfundimtar mbi kompetencat dhe ndarjen e pushteteve mes institucioneve. Çdo përpjekje për…
Vonohet Ambulanca | Shtyhet për 30 minuta ndeshja e Kupës së Kosovës mes Top Football dhe Prishtinës
Ndeshja mes FC Prishtinës dhe Top Footballit e vleshme për 1/16 e Kupës së Kosovës ka filluar me 30 minuta vonesë. Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, ndeshja filloi me vonesë, pasi Ambulanca nuk ishte e pranishme në stadium. Ky ballafaqim ishte paraparë të fillonte në orën 12:30, megjithatë u shtye për 30 minuta. Momentalisht po luhet minuta e 11’të dhe rezultati është 0-0. /GazetaBlic Sport
Selaudin Shkoza sipas arkivave (Dosja në AQSH) ka lindur më 1867 në katundin Shkozë, në një fshat afër Zhurit, në një familje të Lumës, me tradita të njohura në trevë e më gjerë për mbrojtjen e çështjes kombëtare. Sipas dokumenteve arkivore, Islam Aga, stërgjysh i Selahudinit, si zejtar i njohur, herët u vendos me familje në qytetin e Prizrenit duke u njohur me mbiemrin Shkoza, emër i fshatit të tyre të lindjes. Pikërisht, në qytetin e vjetër shqiptar të Prizrenit, Selahudinit iu dha mundësia të edukohet me traditat e brezave, si dhe të marrë shkollimin e parë. (ASH. Publikuar në…
Deputetja socialiste Olta Xhaçka, gjatë seancës së sotme plenare i është përgjigjur akuzave të opozitës, e cila ashtu si herët e tjera akuzoi mazhorancën për vjedhje dhe korrupsion. Deputetja Xhaçka tha se në fund të ditës janë qytetarët ata që vlerësojnë punët e bëra nga PS. Xhaçka: Nuk ka qeveri pa gabime, por mjafton të shohim realitetin. Shqipëria sot ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon, kemi rritje pagash dhe pensionesh jo premtime abstrakte, jemi vend lider në turizëm, kemi hapur negociatat me BE. Infrastruktura, energjia, politika e jashtme, siguria, energjia etj janë fusha që sot Evropa i konsideron…
Bayern Munich u kualifikua për në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë, pasi fitoi 3-2 kundër Union Berlin. Manuel Neuer, për herë të parë në karrierën e tij, për herë të parë në 906 ndeshje, pësoi dy gola nga penalltitë në të njëjtën ndeshje nga i njëjti lojtar. Leopold Querfeld shënoi nga një goditje penalltie në minutën e 40-të. Në pjesën e dytë, Querfeld shënoi përsëri nga pika e bardhë në minutën e 55-të, por kjo ishte e gjitha dhe rezultati përfundoi 2:3 për Bayern Munich, i cili kaloi tutje. /GazetaBlic Sport
Gripi po përhapet me shpejtësi alarmante në Zvicër, duke shkaktuar shqetësim tek autoritetet shëndetësore. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH), gjatë javës së kaluar janë regjistruar 459 raste të konfirmuara laboratorikisht, një rritje e dukshme krahasuar me javët e mëparshme. Ky numër është pothuajse dyfish më i lartë se ai i javës së kaluar dhe më shumë se dyfish krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo situatë ngre pyetje të rëndësishme mbi përhapjen e gripit dhe mundësinë e një epidemie të re. FOPH raportoi se janë regjistruar 5.05 raste gripi për 100,000 banorë, një rritje e…
Stadiumi ku luan skuadra e Superligës së Kosovës, Llapi FC pritet të renovohet dhe tashmë është nënshkruar një marrëveshje e tillë. Komuna e Podujevës ka nënshkruar kontratën për të renovuar stadiumin “Zahir Pajaziti” me kompaninë “Babaj”. Kjo kontratë ka vlerën e 1.8 milionë eurove. Kujtojmë që stadiumi “Zahir Pajaziti” ka një kapaictet prej 3 mijë e 500 ulsëve dhe pikërisht kjo gjë pritet të rritet më shumë. Llapi gjatë këtij sezoni në Superliga në 15 ndeshje, ka grumbulluar 20 pikë dhe gjendet në pozitën e 6-të.
