Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Cilët i quan “tuxharë politikë”, ish-deputeti Orhan Ibrahimi?

14 Janar, 2026

“Vjosa Osmani do ta marrë mandatin e dytë”, Ja kush e konfirmon skenarin presidencial

14 Janar, 2026

Ndërhyrja ushtarake amerikane në Iran mund të ndodhë brenda 24 orëve?

14 Janar, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Cilët i quan “tuxharë politikë”, ish-deputeti Orhan Ibrahimi?
  • “Vjosa Osmani do ta marrë mandatin e dytë”, Ja kush e konfirmon skenarin presidencial
  • Ndërhyrja ushtarake amerikane në Iran mund të ndodhë brenda 24 orëve?
  • Ahmeti: Po për një Njësi zgjedhore, por me prag prej 5% dhe me lista të hapura!
  • Irani nis sot varjen e protestuesve të arrestuar? Trump paralajmëron reagim të ashpër
  • Shfuqizim i qeverisë teknike, por me konsensus! Mickoski: Nëse LSDM s’pranon tani, atëherë pas zgjedhjeve të ardhshme
  • Suedia nis trupa për në Grenlandë
  • Takimi i liderëve/ Gashi: Më gëzon fakti që Kuvendi po kthehet në epiqendër të zgjidhjes së problemeve
  • Impressum
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 15 Janar
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Guardiola sonte mund ta vendosë të ardhmen e Alonsos

10 Dhjetor, 2025 Sport
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

E ardhmja e Xabi Alonsos si trajner i Real Madridit nuk është e sigurt. Në mediat spanjolle ka pasur raportime të shumta që Alonso do të shkarkohet nëse Real Madridi mposhtet nga Manchester City.

Kjo e bën edhe më të rëndësishme ndeshjen e së mërkurës mes Real Madridit dhe Manchester Cityt. Ndeshja zhvillohet në “Santiago Bernabeu” nga ora 21:00.

Alonso nisi mirë në krye të Realit, por skuadra mbretërore lëshoi shumë pikë në xhirot e fundit në La Liga. Dhe kjo ka rritur maksimalisht presionin te tekniku spanjoll .
Alonso megjithatë ka besim në skuadër.

“Ky është ekip dhe ne jemi të gjithë së bashku në këtë. Kur je trajner i Real Madridit duhet të jesh gati për të përballuar momentet e vështira me qetësi e unitet. Kështu ndihem. Po shikoj përpara për atë që vjen, duke nisur nga ndeshja me Cityn”, ka thënë Alonso në konferencë për shtyp, të martën.

Ai ka shtuar se te Madridi e dinë që mund të kthehen te rezultatet pozitive. Alonso ka theksuar se në futboll gjërat mund të ndryshojnë shpejt, për të mirë e për të keq.

“Fokusi im është tek ekipi, në fushë dhe te ndeshja e radhës. Këtë mund ta kontrolloj dhe në këtë jam i fokusuar”, ka vazhduar Alonso, transmeton koha.net.

Ai e sheh ndeshjen e radhës si mundësi. Pret që skuadra të ketë lidhje me tifozërinë në “Bernabeu”. Për këtë Madridit i duhet paraqitje e mirë, që i mungoi në ndeshjet e kaluara.

Real Madridi ka fituar katër prej pesë ndeshjeve në fazën e ligës në Champions. Ndeshja e së mërkurës i takon xhiros së gjashtë. City ka dy pikë më pak se Madridi. Ka tri fitore, një barazim e një humbje.

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, e di se sa e rëndësishme është paraqitja e mirë në “Bernabeu” dhe presionin që di të sjell ky stadium.

“Vitin e kaluar kemi luajtur me problem ndaj Real Madridit, por të gjitha ndeshjet tjera ishin të ngushta dhe të mira. Kemi lojtarë të rëndësishëm që do ta bëjnë paraqitjen e parë në Bernabeu.

Lojtarët më të mëdhenj, që bënë histori për një dekadë – Kevin De Bruyne, Kyle Walker, Ilkay Gundogan, John Stones – nuk janë këtu. Shumë janë të rinj dhe duan ta shijojnë këtë. Është vend i mirë për të dëshmuar veten dhe për të parë se sa je i mirë si ekip”, ka thënë Guardiola.

Të mërkurën mbrëma janë edhe disa ndeshje të rëndësishme të xhiros së gjashtë të Championsit.

Kampioni në fuqi, Paris Saint-Germaini, sfidohet në Spanjë nga Athletic Bilbao. Kampioni i Italisë, Napoli, luan në Portugali ndaj Benficas. Juventusi e pret Pafosin, me të cilën skuadër ka pikë të njëjta.

Ndeshjet e tjera që luhen prej orës 21:00 janë: Borussia Dortmund – Bodo/Glimt, Club Brugge – Arsenal, Bayer Leverkusen – Newcastle United. Nga ora 18:45 janë takimet Qarabag – Ajax dhe Villarreal – Copenhagen.

Xhiroja e shtatë e fazës së ligës në Champions zhvillohet më 20 e 21 janar.

Lexuar: 188

Lajme të ngjashme

Iu duk poshtërim- S’do ta besoni se çfarë veprimi ka bërë Mbappe pasi humbi nga Barcelona

Lamine Yamal: Xhamia i jep njeriut paqe, pavarësisht fesë

Dy vëllezërit, që po shkëlqejnë në sportin e notit dhe në aktivitete të ndryshme

Taulant Seferi: Trashëgimia e familjes Seferi është amanet për identitetin dhe dinjitetin kombëtar

Anisa Ajvazi nga Sllupçani ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Kosovës në hendboll

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite gati të blejë Barcelonën për 10 miliardë euro

showbiz

Publiku u befasua: Kaq vjet diferencë në moshë ka Blero me Eronitën

Showbiz 13 Janar, 2026

Dasma e këngëtarit Blero ka bërë bujë të madhe në mediat rozë. Ai kurorëzoi dashurinë…

Labi ia puth këmbën gruas: Kurrë s’të kam tradhtuar, me ty do të vdes

Showbiz 12 Janar, 2026

Labinot Rexha është takuar me bashkëshorten e tij, Lauretën, për të cilën ai tha se…

Albës i rrjedhin lot në PRIME, derisa Limi flet për raportin mes tyre

Showbiz 12 Janar, 2026

Sonte në Prime është diskutuar raporti mes Limit dhe Albës. Alba ka vendosur që të…

Pse është kaq i rrezikshëm “Big Brother”?

Opinion 12 Janar, 2026

Shkruan: Labinot Kunushevci Spektaklet “reality show”, të shndërruara në fenomen global, ku të vetëquajturit artistë…

Nëna e Brikenës reagon për herë të parë për raportin e saj me Mateon: Nuk kanë pasur plane…

Rajoni 11 Janar, 2026

Në Fan Club është diskutuar sërish raporti apo njohja e Mateos me Brikena Selmanin. Ka…

© 2026 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.