Autor: TV News

Kryeministri Edi Rama komentoi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste situatën në aksin Librazhd-Prrenjash, ku një rrëshqitje e tokës ka izoluar juglindjen prej disa ditësh. Rama theksoi se në atë aks po bëhet një nga veprat më të mëdha të infrastrukturës e cila do të jetë një tjetër krenari e kësaj qeverie. Ai krahasoi situatën me aksin Korçë-Ersekë, ku riparimet u kryen brenda afateve, duke argumentuar se fenomenet e rrëshqitjes së tokës janë çështje gjeologjike dhe ndodhin edhe në vende si Portugalia, Suedia, Italia apo Greqia, jo për shkak të korrupsionit. Rama: Ka disa ditë që po bëhet…

Read More

Në periudhën e Krizës Lindore, në kohën kur Rusia zhvillonte luftë kundër Perandorisë Osmane, aleatët sllavë të Ballkanit: Bullgaria, Serbia dhe Mali Zi, e panë rastin   e volitshëm për të pushtuar territore e zgjeruar principatat e tyre, dhe kjo ndodhi kryesisht në territoret me popullsi shqiptare. Serbia pushtoi sanxhakun e Nishit, Pirotit, Toplicës dhe Vranjës, me ç’rast bëri gjenocid mbi popullsinë shqiptare, vrau dhe përzuri nga vatrat e tyre dhe kështu e rriti territorin e principatës së Serbisë me 11000 km.katrore territore të pushtuara. Nga ana tjetër, principata e Malit të Zi, me pushtimet që bëri të…

Read More

Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme Grupin Parlamentar. Kreu i kësaj force politike, Edi Rama e mori i pari fjalën. Rama u shpreh se Shqipëria ndodhet në një “udhëkryq të ri”, pavarësisht arritjeve të rëndësishme si fitorja e fundit zgjedhore, hapja e kapitujve të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe ecuria e reformave. Ai theksoi nevojën për disiplinë, përgjegjësi dhe adresim të vendosur të sfidave, duke paralajmëruar për rreziqe që, sipas tij, mund të pengojnë ritmin e zhvillimit të vendit. Rama: Këtë radhë do të jetë qeveria që do të raportojë përpara grupit dhe duke qenë se temat…

Read More

Këtë të enjte, 26 shkurt do të mbahet në Pallatin e Brigadave mbledhja e përbashkët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar. Mbledhja do të nisë në orën 11:00. Ministrat do të bëjnë raportimet për fushat përkatëse të cilat drejtojnë. Në fokus të diskutimeve pritet të jenë edhe dy çështje kryesore, qëndrimi që do të mbajë mazhoranca në seancën plenare të javës së ardhshme lidhur me kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e zv.kryeministres, Belinda Balluku, si dhe vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi ndryshimet e miratuara me procedurë të përshpejtuar në fillim…

Read More

Çfarë ndodh me kandidaturën e Vjosa Osmanit për president të Kosovës? Kjo është një pyetje që po shqetëson shumë qytetarë dhe analistë politikë. Enver Hoxhaj, një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka dhënë një përgjigje të qartë në lidhje me këtë çështje, duke theksuar se emri i Osmanit nuk është diskutuar brenda partisë. Hoxhaj, në një intervistë për RTV21, theksoi se kandidatura e Vjosa Osmanit nuk është temë e diskutimit në PDK. Ai shprehu qartë se deri tani nuk ka pasur asnjë bisedë rreth kësaj çështjeje dhe se partia nuk ka një qëndrim të formuluar ndaj…

Read More

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në pikëkalimin kufitar në Merdar, ku oficerët doganorë kapën një shumë rekord prej 1 milion eurosh. Ky rast shënon një arritje të jashtëzakonshme në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve ilegale në Kosovë. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka theksuar se kjo është shuma më e madhe e kapur ndonjëherë në një rast të vetëm. Në emisionin “60 Minuta” në KTV, ai shpjegoi se në të kaluarën janë zënë shuma më të mëdha, por ato janë regjistruar në raste të ndara. Stavileci ka përshkruar procesin e kapjes, duke shpjeguar se oficerët doganorë ndaluan…

Read More

Sidomos në verë, dhe sidomos nëse ushtrohemi, rreziku i dehidratimit është më i madh nga sa mund të mendojmë. Dhe shpesh trupi ynë na tregon në mënyra jo aq të dukshme se ka nevojë për më shumë konsum lëngjesh. Cilat janë shenjat paralajmëruese? Ndiheni të lodhur Nëse filloni të ndiheni të lodhur në momentin që zgjoheni edhe pse mendoni se keni fjetur mirë, shkaku mund të jetë dehidratimi. Shtoni një gotë ujë në rutinën tuaj të mëngjesit përveç kafesë dhe mund të filloni të shihni një ndryshim. Keni probleme me përqendrimin Kur mendja juaj ndihet e turbullt, ka të ngjarë…

Read More

Përplasjet mes politikës dhe drejtësisë kanë qenë tema e diskutimit këtë të martë në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj, tha se sot pala që ka më shumë akuza për korrupsion është mazhoranca. Për gazetarin Ardit Hoxhaj, testi që ndërkombëtarët i kanë vendosur Shqipërisë për integrimin në BE lidhet me luftën kundër korrupsionit. Ndërsa avokati Edmond Petraj deklaroi se mazhoranca është goditur më fort nga të gjithë nga drejtësia. Pjesë nga biseda: Malaj: Nëse ka hajdutëri kaq të madhe, vetëm te mazhoranca ka. Petraj: Mazhoranca është goditur më shumë nga…

Read More

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, deklaroi se protestat e opozitës nuk e dëmtojnë mazhorancën. Sipas avokatit Petraj, kryeministri Edi Rama është 10 hapa para opozitës, duke atakuar këta të fundit se nuk po bëjnë politikë, por dhunë në protestë. Pjesë nga biseda: Petraj: Rama është mjeshtër. Është 10 hapa para. Këta i ka çoroditur. Borakaj: Kë ka çoroditur? Petraj: Ne jemi i vetmi vend në botë që bëjmë protesta politike me molotov. Ky do të jetë i fortë deri në momentin që do të jetë kështu. Grupet e interesit bëjnë…

Read More

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, ka bërë deklarata të forta lidhur me funksionimin e sistemit të drejtësisë. Malaj ngriti shqetësimin për integritetin e procesit gjyqësor, duke folur për gjyqtarë që firmosin vendime me dokumente të falsifikuara, si dhe për ndikimin e politikës në sistem. Sipas tij, presioni ndaj gjyqtarëve nuk vjen përmes kërcënimit të drejtpërdrejtë, por përmes joshjes dhe përfshirjes së tyre si bashkëpunëtorë, ndërsa problematikë mbetet edhe zanafilla e procedimeve penale. Alaudin Malaj: Gjykatësit që firmosin me letra të falsifikuara vendimet. Politikanët nuk i…

Read More