Autor: TV News

Ish-kandidati i PD, Aulon Kalaja, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në Quo Vadis. Ai tha se në Gjykatën Kushtetuese ka njerëz pa integritet, të cilët janë shumë lehtë të shantazhueshëm. Sipas Kalasë, një anëtari të Gjykatës Kushtetuese i janë bërë shantazhe me anë të një videoje. “Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë pa integritet. E dini ju kush janë këta anëtarë të Gjykatës Kushtetuese? Një anëtari të Gjykatës Kushtetuese i është bërë presion dhe shantazh me anë të një videoje. Ne presim që këta nesër të gjykojnë çështjen e detit me Greqinë”, tha Kalaja.

Read More

Partia Demokratike mbajti portestën e katërt kombëtare më 20 shkurt, ndërsa ka parlajmëruar të radhës më 28 shkurt. Gazetari Ardit Hoxha, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus nën moderimin e pranvera Borakajt, tha se pjesëmarrja nga protesta në protestë ka ardhur duke u tkurrur. Kjo, sipas tij, për faktin se PD nuk ka arritur ende që të shkrihet me opozitarizmin që ka në hsoqëri, por vijon t;i qëndrojë “besnike” agjendës së vet. Ardit Hoxha: Pjesëmarrja në protestat e PD-së ka ardhur duke u tkurrur. Në protestën e fundit (20 shkurt), pjesëmarrja ka qenë më e ulët në krahasim…

Read More

Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, ka komentuar situatën politike brenda mazhorancës pas kërkesës së SPAK për arrestimin e numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku. Sipas Hitajt, Rama mbetet një politikan i pashantazhueshëm dhe ka treguar se nuk është ndikuar nga çështje të tjera që kanë përfshirë emra si Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj apo Erion Veliaj. Ai theksoi se mazhoranca, me numrat që ka në Kuvend, i ka mundësitë për t’u vetëkorrigjuar dhe për të ndërhyrë në sektorët që nuk po performojnë si duhet. Në debat ndërhyri edhe Aulon Kalaja, i cili bëri dallime mes…

Read More

Partia Socialiste mbledh të enjten paradite grupin e saj të deputetëve nën moton “Sfidat parlamentare për Shqipërinë 2030”. Takimi i cili zhvillohet në Pallatin e Brigadave, do të nisë  fjalën me Kryeministrit Edi Rama. Burime nga PS zbuluan se Rama do të bëjë të ditur edhe qëndrimin që do të mbahet në parlament lidhur me kërkesën e SPAK, për heqjen e imunitetit të numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku. Pas mbledhjes së këshillit të mandateve, kreu i grupit socialist Taulant Balla deklaroi se çështja “Balluku” do të shqyrtohej në takimin më të parë të deputetëve, ndërsa raporti po hartohet nga…

Read More

Nga angazhimi në Bordin e Paqes, te Konferenca e Sigurisë në Mynih dhe rekrutimet e reja në Forcat e Armatosura. Ministri i Mbrojtjes, Pirrro Vengu, në një konferencë për shtyp u shpreh se gjatë këtij viti Shqipëria do të vijojë angazhimet për garantimin e sigurisë në vend dhe në rajon, si edhe do të rrisë kapacitetet mbrojtëse. “Katër javët e fundit kanë qenë shumë dinamike për ministrinë tonë. Një tematikë tjetër ka të bëjë me politikën e rekrutimeve dhe zhvillimet pozitive në industrinë ushtarake. Takimi i ministrave të NATO-s dhe Korridori VIII, mobiliteti ushtarak, ndërlidhja infrastrukturore – të gjitha këto…

Read More

Ismet Azizi: Historia politike e shqiptarëve dhe myslimanëve në Sanxhak dhe Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore zakonisht është trajtuar në mënyrë të copëzuar: dhuna masive më vete, organizimet politike më vete, ndërsa roli i lëvizjes komuniste shpesh paraqitet si faktor neutral. Një qasje e tillë nuk e shpjegon plotësisht dinamikën reale të asaj periudhe. Ngjarjet e janarit 1943 në Bihor të Sanxhakut përbëjnë një pikë kthese. Masakrat ndaj popullsisë myslimane (shqiptarë e boshnjak), djegiet e fshatrave dhe dëbimet masive, të kryera nga formacione çetnike, krijuan një ndjenjë frike ekzistenciale dhe shkatërruan çdo shpresë edhe pse nuk ekzistonte kurfar…

Read More

Partia Popullore Evropiane, grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian, ka mbërritur në Shqipëri për një mision faktmbledhës në lidhje me standardet e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit të vitit të kaluar. Delegacioni drejtohet nga sekretarja e përgjithshme e Partisë Popullore Evropiane, Dolors Montserrat, dhe për më shumë se dy orë ata qëndruan në selinë e Partisë Demokratike, ku diskutuan me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, deputetët dhe të zgjedhurit e PD-së në pushtetin vendor për problematikën e zgjedhjeve në Shqipëri. Në përfundim të takimit, Sali Berisha preferoi të mos japë detaje për bisedimet, por sqaroi se standardet e…

Read More

Ndërsa kane mbetur pak dite nga afati për hedhjen e kandidaturave per presidentin e Kosovës, Ministri i Punëve të Jashtme  Glauk Konjufca ka deklaruar  se nëse do të vinte një emër për president nga familja e heroit të Kosovës, Adem Jashari, do të kishte një “konsensus automatik” në shoqëri. “Konsensus të partive politike, deri tash të vetmit emra që kanë shkaktuar automatikisht një pritje pozitive, një konsensus automatik në shoqërinë tonë është një president nga radhët e familjes së nderuar Jashari”, tha Glauk Konjufca.  Këtë deklaratë Konjufca e bëri pas takimit me kryediplomaten e  Shqipërisë  Elisa Spiropali e cila vizitoi…

Read More

Vitamina C është një ushqyes i dobishëm dhe i domosdoshëm për organizmin, veçanërisht në këtë periudhë kur nisin virozat. Vitamina C, forcon sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira. Prania e saj është e rëndësishme në të mirë të sistemit imunitar, kundër sëmundjeve të zemrës, problemeve me shtatzaninë, sëmundjeve të syve dhe rrudhave të parakohshme. Meshkujt: 90 miligramë në ditë. Femrat 75 miligramë në ditë, (përveç femrave shtatzënë dhe nënave që ushqejnë me gji). Femrat shtatzënë: 85 miligramë në ditë Sasia maksimale që njeriu mund të marrë nga kjo vitaminë është 2000 miligramë në ditë. Ushqimet më…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesit”. Ky ligj vendos kufizime për ish-zyrtarët e lartë, pasi u ndalohet të punësohen si drejtues në kompani private. Gjitahshtu në ligj ligj vendosen kufizime jo vetëm për zyrtarët, por edhe për familjarët e tyre. Zyrtarët në funksione të larta kushtetuese, anëtarët e qeverisë, deputetët dhe kryebashkiakët, duke përfshirë familjarët e tyre, e kanë të ndaluar të zotërojnë aksione apo të kryejnë aktivitete biznesi që përfitojnë nga pasuria e shtetit. Atyre u ndalohet pranimi i dhuratave ku vlera maksimale e lejuar kufizohet në 10,000 lekë. Ish-zyrtarët ndalohen…

Read More