Autor: TV News
Së shpejti ikën edhe kryeministri Edi Rama. Kështu është shprehur Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar në PD në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus me Pranvera Borakajn, e cila ka zbardhur prapaskenat nga mbledhja e Bordit të Paqes. Sipas saj, presioni ndërkombëtar është shumë i lartë, ndërsa shtoi se Elisa Spiropalin e shkakroi vetë Rama. “Lexohej qartë gjuha e trupit, humbja e kontrollit dhe gjuha e ashpër ndaj gazetarit dhe mediave. Emrat nuk kanë rëndësi, ikin disa emra anonim dhe vijnë disa emra anonim. Pastrimi i PS Elisa Spiropali, si njeriu që po krijonte marrëdhënie të forta ndërkombëtare si…
Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar. Në postin e zv.kryeminsitres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun. Ferit Hoxha, ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, ka zënë vendin e Elisa Spiropalit, duke u emëruar Ministër i Punëve të Jashtme. Besfort Lamallari largohet si ministër Drejtësisë dhe merr postin e Minsitrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu emërohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrdhëniet me Parlamentin. Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i…
Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, gjatë fjalës së saj në mbledhjen e grupit Parlamentar të PS, dha detaje mbi projektin e “Smart City”. Ajo theksoi se do të vendosen rreth 5000 kamera në rrugët kryesore të vendit. Kjo masë theksoi ministrja do të kontribuojë në rritjen e sigurisë për komunitetin. “Nuk mund të lë pa përmendur këtu pa përmendur në fakt dhe një arritje, që ishte projekti “Smart City”. Janë 5000 kamera, që do instalohen në rrugët kryesore, janë mbi 20 shkolla që do monitorohen. Të gjitha këto për të rritur dhe për të garantuar standardin dhe sigurinë e komuniteteve…
Ka përfunduar seanca paraprake në ngarkit të ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhit dhe të pandehurve të tjerë në këtë proces. Pas Ilir Metës, në seancën e kësaj të enjte ishte radha e Monika Kryemadhit, e cila kërkoi pushimin e çështjes ose në alternativë kthimin e akteve për hetim. Të njëjtën kërkesë ka bërë në një seancë më parë edhe Ilir Meta. Ndërsa Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Piro Xhixho, përmes avokatëve, kërkuan pushimin e çështjes në ngarkim të tyre. Seancën e radhës, e cila do të mbahet më 5 mars, gjyqtarja Irena Gjoka do të shpallë vendimin në lidhje me…
Veronika është një bimë barishtore shumëvjeçare e njohur për lulet e saj të vogla blu-vjollcë dhe për përdorimet e shumta në mjekësinë popullore. Ajo rritet kryesisht në livadhe, kodra dhe zona malore, duke preferuar klimë të butë dhe tokë të kulluar mirë. Vlerat dhe përfitimet Prej shekujsh, veronika është përdorur si bimë medicinale falë përbërësve të saj natyralë me veti anti-inflamatore dhe qetësuese. Çaji i përgatitur nga gjethet dhe lulet e saj përdoret tradicionalisht për: Lehtësimin e kollës dhe problemeve të rrugëve të frymëmarrjes Qetësimin e dhimbjeve të fytit Përmirësimin e tretjes Pastrimin e organizmit nga toksinat Gjithashtu, në disa…
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot 1,500 kuota të reja për të mbështetur me kredi të buta familjet në kryeqytet. Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Kryetarja e Deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani deklaroi se pas trendit në rritje të qytetarëve që kërkojnë të bëhen pjesë e programit social është parashikuar mbulimi I kuotave të reja me fondet e bashkisë. “Gjatë thirrjes për aplikime të realizuar për vitin 2025, u shpallën fitues 1,231 individë apo familje, me fondet e buxhetit të shtetit. Bashkia Tiranë duke konsideruar trendin në rritje të kërkesave për programin social të…
Në seancën për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian u prezantua draft-raporti për progresin e vendit në procesin e integrimit. Kryetari i Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian, David McAllister u ndal te zhvillimet në Shqipëri, ecuria e reformave, integrimi europian si edhe opozita shqiptare. “Shqipëria i ka hapur të gjitha kapituj dhe është në pritje të raportit. Shqipëria duhet të vazhdojë edhe më tej të punojë për të shkuar më tej drejt procesit të anvancimit. Çdo vend ecën në mënyrë individuale në këtë proces. Duhet parë ndryshimi i madh për qytetarët, vlerësojmë se të gjitha forcat politike…
Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), ka reaguar pas propozimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave që synojnë zerimin e tarifave shtesë të roaming mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bregu e cilëson këtë zhvillim si një lajm të shumëpritur dhe një hap të rëndësishëm drejt thellimit të integrimit digjital të rajonit me BE-në, duke rikujtuar procesin e gjatë dhe sfidat që kanë shoqëruar heqjen e tarifave roaming brenda Ballkanit Perëndimor. Majlinda Bregu: Lajmi i mirë nga Europa! Komisioni Evropian ka propozuar hapjen e negociatave për të zeruar tarifat shtesë të roaming…
Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku pritet të vendoset edhe fati i Belinda Ballukut, nisi me kritika të forta ndaj sistemit të drejtësisë. Kryeministri Edi Rama e konsideroi pezullimin e një ministri si një ndërhyrje brutale në pushtetin ekzekutiv dhe kritikoi drejtpërdrejt prokurorët e SPAK, duke thënë se lëshojnë fletëthirrje “si bileta teatri”, në garë për mandatin e ardhshëm të institucionit. Ai pohoi gjithashtu se Belinda Balluku i ka dorëzuar dorëheqjen tre herë, por ai e ka refuzuar kategorikisht. Kryeministri theksoi se akuza ndaj Ballukut nuk është për korrupsion, por për pabarazinë në tender. Rama: Nuk do t’i…
Kryeministri Edi Rama komentoi para Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste procesin e Reformës në Drejtësi, duke theksuar se koha e të ashtuquajturave “dorëheqje morale” do të vijë, por vetëm pasi të përfundojë faza e pavarësisë së sistemit gjyqësor. Ai u shpreh se mbetet i përkushtuar ndaj bindjeve të tij dhe është i gatshëm të pranojë gabimet personale, por nuk sheh asnjë arsye strategjike për të kundërshtuar Reformën në Drejtësi. “100 herë të kthehesha, 100 herë do të zgjidhja Reformën në Drejtësi me të gjitha të mirat dhe të këqijat e saj”, tha Rama, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të procesit…
