Autor: TV News
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është emëruar Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit Skerdi Tushi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit dhe Insidor Rexhepi, lirohet nga kjo detyrë. Ky ndryshim që u miratua këtë të premte, vjen menjëherë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, ku u emëruan disa ministra të rinj dhe zv.kryeministrja. Ndryshimet në qeveri: Zv.kryeministër Ikën Belinda Balluku, vjen Albana Koçiu Ministria e Jashtme Ikën Elisa Spiropali, vjen Ferit Hoxha Ministri e Drejtësisë Ikën Besfort Lamallari, vjen Toni Gogu Ministria e Brendshme Ikën Albana Koçiu, vjen Besfort Lamallari Ministër për Marrëdhëniet…
Shqipëria mbetet e vendosur të forcojë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut si dy fqinje mike, partnere të besueshme dhe aleate në NATO, me synim integrimin në Bashkimin Evropian dhe me kontribut thelbësor të faktorit shtetformues shqiptar që jeton atje. Këtë qëndrim e rikonfirmoi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku u prit me ceremoni solemne nga Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. Krerët e dy shteteve zhvilluan fillimisht një takim kokë më kokë dhe më pas bisedime në praninë e delegacioneve përkatëse. Në konferencën e përbashkët për mediat, Presidenti Begaj bëri të ditura konkluzionet e…
Një jetë e gjatë dhe e shëndetshme nuk është vetëm çështje gjenetike, por shumë varet nga stil i jetës që zgjedhim çdo ditë. Artikulli nënvizon se ushqyerja e duhur, aktiviteti fizik i rregullt dhe gjumi i mirë janë tre shtyllat kryesore për të përmirësuar shëndetin dhe për të shtuar vitet me cilësi. Përveç kësaj, përdorimi i teknologjisë në mënyrë të mençur për të monitoruar shëndetin, aktivitetin dhe parametrat fiziologjikë mund të ndihmojë në kapjen e hershme të problemeve dhe në ndërhyrjen e duhur me kohë. Ushqimi i balancuar me perime, fruta, drithëra integrale dhe yndyrna të shëndetshme ndihmon në mbajtjen…
Këtë të premte, më 27 shkurt, po zhvillohet ceremonia e dorëzimit të sistemeve raketore Javelin në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr. Në ceremoni merr pjesë ministri i Mbrojtjes në largim Pirro Vengu. “Nuk është thjesht një simbol force dhe kapaciteti, është dhe një mesazh qartësie strategjike. Shpesh herë më bëjnë pyetje pse vendet, sapo t’i jepet mundësia shpenzojnë kaq pak në mbrojtje. Kur përpiqem ta llogjikoj përgjigjen, e vetmja gjë që më vjen ndërmend është të them që siguria është e padukshme kur funksionon. Paqja krijon iluzionin se është një gjendje natyrore dhe investimi në mbrojtje shpeshherë nuk prodhon duartrokitje…
Së shpejti ikën edhe kryeministri Edi Rama. Kështu është shprehur Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar në PD në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus me Pranvera Borakajn, e cila ka zbardhur prapaskenat nga mbledhja e Bordit të Paqes. Sipas saj, presioni ndërkombëtar është shumë i lartë, ndërsa shtoi se Elisa Spiropalin e shkakroi vetë Rama. “Lexohej qartë gjuha e trupit, humbja e kontrollit dhe gjuha e ashpër ndaj gazetarit dhe mediave. Emrat nuk kanë rëndësi, ikin disa emra anonim dhe vijnë disa emra anonim. Pastrimi i PS Elisa Spiropali, si njeriu që po krijonte marrëdhënie të forta ndërkombëtare si…
Pas rreth një ore debatesh pozitë-opozitë për Rendin e ditës,ndërpritet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Vlorës,një mbledhje e cila nisi dhe përfundoi me debate.Mosmbledhja e votave të mjaftueshme për të miratuar Rendin e ditës,shkak i anulimit të mbledhjes. Sipas këshilltarëve të opozitës, rendi i ditës kishte më s humë seç duhej pika për diskutim, 21 pika të përcaktuara. Kjo gjë, bëri që të nisnin diskutimet në sallë sa i përket fluksit të lartë të çështjeve të rëndësishme për diskutim në mbledhjen e sotme Elpiniqi Merkuri, kryetare e Këshillit Bashkiak të Vlorës, pas diskutimeve mes këshilltarëve e kaloi rendin…
Pak orë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e së premtes ministrat e qeverisë. Ish-ministrat Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje, e cila zgjati vetëm 30 minuta. Kujtojmë se mbledhja e djeshme, më 26 shkurt, që zgjati 9 orë, përfundoi me ndryshime në përbërjen e Këshilli i Ministrave. Belinda Balluku la detyrat e saj në dy funksione, si zv/kryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, post që e mbante që nga janari i vitit 2019, për tre mandate radhazi. Ndryshimet në Qeveri:Albana Koçiu zv.kryeministre – zëvendëson Belinda BallukunBesfort Lamallari…
Është hedhur shorti për përzgjedhjen e trupës gjykuese që do të shqyrtojë dosjen ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.Trupa do të përbëhet nga tre gjyqtare, kryesuese do të jetë Engjëllushe Tahiri, ndërsa dy anëtaret do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj. Kujtojmë që më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje. Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan…
Pas një mbledhjeje maratonë të grupit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime të rëndësishme në kabinetin e tij. Kjo riformatim vjen në një kohë kur Shqipëria përballet me sfida të shumta, duke ngritur pyetje mbi stabilitetin dhe drejtimin e qeverisë. Riformatimi i qeverisë përfshin disa nga ministritë më të rëndësishme, si ajo e Jashtme, e Drejtësisë, e Brendshme, dhe disa të tjera. Këto ndryshime janë të rëndësishme për të kuptuar se si do të vazhdojë qeverisja në Shqipëri dhe çfarë strategjish do të ndjekë Rama në të ardhmen. Megjithatë, në këtë proces, disa ministra kanë arritur të…
Emërimi i Eriona Ismailit në postin e ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin ishte surpriza e ndryshimeve të kabinetit qeveritar. Kështu u shpreh gazetarja e Vizion Plus Mola Luku, e cila deklaroi se Isamili nuk ka qenë asnjë herë pjesë e strukturave të PS. “Flitej që do kishte ndryshime në qeveri. Këto ndryshime do bëheshin, por fakti që i bëri sot solli një habi mes socialistëve, duke marrë parasysh që mblodhi edhe kabinetin qeveritar. Eriona Ismaili është emër i ri, deputete e re që nuk ka qenë pjesë e strukturave të PS. Ishte një figurë e re”, tha gazetarja. Luku shtoi…
