Autor: TV News

Takimi i fundit mes kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryeministrit Albin Kurti, ka nxjerrë në pah tensionet e vazhdueshme rreth zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës. Çfarë do të ndodhë në katër ditët e mbetura deri në përfundimin e afatit kushtetues? Hamza theksoi se përgjegjësia për procesin e zgjedhjes së Presidentit është e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar këtë detyrë si të padiskutueshme për partinë më të madhe në parlament. Ai nënvizoi se ata që kanë mandatin për të qeverisur, duhet të sigurojnë zgjedhjen e një figure të re në krye të shtetit. Pas mbledhjes së Kryesisë së…

Read More

Ministrja në detyrë e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillon Partia Demokratike dhe forcat e tjera opozitare mbrëmjen e sotme. Koçiu e quan provokim të hapur faktin që protestuesit shkuan drejt godinës së Policisë së Shtetit me molotovë në duar. Duke e quajtur Berishën “Don Kishot që lufton me koshat e mbeturinave”, thotë se e ka kthyer partinë e parë pluraliste në një repart zjarrvënësish. Ministrja Koçiu: Të shkosh me molotovë në duar drejt godinës së Policisë së Shtetit nuk është një akt proteste, por një provokim i hapur dhe një dëshirë e…

Read More

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen financiare të Kosovës, duke dekretuar Ligjin për Buxhetin e vitit 2026. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Presidentes, Bekim Kupina, duke theksuar rëndësinë e këtij buxheti për zhvillimin e vendit. Miratimi i Buxhetit për vitin 2026 u realizua në Kuvendin e Kosovës më 20 shkurt, një datë që do të mbetet e rëndësishme për politikën financiare të vendit. Ky buxhet, me një vlerë prej rreth 4 miliardë eurosh, synon të mbështesë projekte të ndryshme zhvillimore dhe shërbime publike. Votimi për buxhetin ishte një proces i ngarkuar politikisht, ku…

Read More

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve para kryeminsitrisë për t’ju bashkuar thirrjes së Partisë Demorkatike në protestë. Siç shihet edhe nga pamjet para kryemisitrisë janë rreshtuar forcat e policisë, ndërsa qytetarët vijojnë të grumbulljhen. Ajo që dihet deri tani është se protesta e sotme nuk do të ketë folës, zyrtarët e PD ua kanë lënë në dorë qytetarëve. Ndërkohë Policia e Shtetit njoftoi më herët se nuk e ka marrë përsipër mbarëvajtjen e protestës për shkak të dhunës dhe sulmeve me molotov nga persona të maskuar në protestat e kaluar.

Read More

Kryeministri Edri Rama ka reaguar pas operacionit amerikano-izraelit ndaj Teheranit. Kryeministri theksoi se Garda revolucionare e Iranit është një organizatë kriminale dhe duhet të trajtohet si e tillë. Rama shton se Shqipëria është përballur drejtpërdrejt me fytyrën barbare të regjimit të Teheranit. Postimi i Edi Ramës: Është koha e duhur për të prerë litarin dhe për të shkuar direkt në temë. Trupa e Gardës Revolucionare Islamike është një organizatë terroriste dhe duhet të trajtohet si e tillë. Jo vetëm përmes sanksioneve kundër Republikës Khomeiniste, por duke e quajtur zyrtarisht me emrin e saj të vërtetë dhe duke e listuar atë…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka treguar skenarët e protestës së sotme të opozitës, e cila do të nisë në orën 18:00 para Kryeministrisë. Ai tha se kryengritja paqësore do të njohë dimensione të reja. “Do të ketë revoltë! Kryengritja jonë paqësore do të njohë dimensione të reja. Është e pandalshme deri në largimin e Ramës. E patë se si në fjalën e tij ai tejkaloi dhe kohëzgjatjen e fjalimeve të Gadafit dhe Fidel Kastros. Në fakt nëse e rikthen pas, kishin shqiptarët para një kufomë politike të pakallur. Ne do ta kallim atë. Do t’i japim vendin që meriton.”,…

Read More

Pas sulmeve të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në Iran, ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë u bën thirrje shtetasve shqiptarë që jetojnë në Iran që të tregojnë kujdes të shtuar. Njoftimi i plotë: Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje situatën e fundit në Lindjen e Mesme dhe është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike në rajon. MEPJ këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Republikën Islamike të Iranit të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar. Për çdo emergjencë apo nevojë, qytetarët shqiptarë që gjenden në Iran mund të kontaktojnë me…

Read More

Partia Demokratike do të mbajë këtë të shtunë protestën e radhës përpara Kryeministrisë në orën 18:00. Për këtë tubim, PD ka njoftuar policinë, e cila i ka kthyer përgjigje se nuk e merr përsipër mbarëvajtjen e protestës, referuar akteve të dhunës që janë ushtruar në protestat e mëparëshme. “Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi, më datë 28.02.2026, në orën 18:00, para Kryeministrisë. Nisur nga incidentet e ndodhura gjatë tubimit të mëparshëm, ku u evidentuan akte dhune dhe përdorim i mjeteve të rrezikshme ndaj punonjësve të Policisë, pjesëmarrja e…

Read More

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka ngritur alarmin mbi situatën politike në Kosovë, duke theksuar se opozita aktualisht nuk ka një agjendë të qartë dhe se është e detyruar të ndjekë agjendën e Albin Kurtit. “Situata është e ndërlikuar, pasi përgjegjësia bie mbi të dyja palët. Opozita nuk ka një plan të qartë dhe është e detyruar të veprojë sipas udhëzimeve të Kurtit,” tha ai në një intervistë për Gazetën Blic. Tahiri theksoi se strategjia e Kurtit është e menduar mirë, me qëllim që ta vendosë opozitën në një pozicion defanziv dhe të pengojë Vjosa Osmanin nga…

Read More

Qëndrimi final i Kryeministrit Edi Rama lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, do të jepet pasi të njihet me raportin e mazhorancës. Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, për më shumë se një orë, kreu i qeverisë kritikoi ashpër drejtësine e re, me akuza se po ndërhyn në punën e ekzekutivit. “Nuk do merrem me procesin që ka nisur në Kuvend se do pres raportin e Këshillit të Mandateve. Drejtësia ka nisur të bëjë një shërbim të pamohueshëm për vendin dhe po bën dëm serioz kolateral për administratën, duke e përmbysur parimin e…

Read More